Dita e 26 e protestës/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Protestuesit dhe në ditën e 26 të protestët kundër qeveris...
Protestuesit dhe në ditën e 26 të protestët kundër qeveris...
Akti që qeveria ka ndërmarë si iniciative për statusin e naftëtarit është akt dhe pjesë e paketës së solidaritetit me ato shtresa që kanë nevojë të drejtëpërdrejtë për vëmendjen e qeverisë. Ky nuk është thjesht statusi i naftëtarit, ky është një akt tjetër në vazhdimësinë e akteve të kësaj qeverie për të prekur drejtpërsëdrejti hallet e njerëzve të zakonshëm.
Statusi i naftëtarit është pjesë e drejtpërdrejtë e ofertës tonë qëkur kemi qënë në opozitë, dhe jo për të marrë votat, sepse votat e naftëtarëve ne i kemi; sepse jemi parti që i përkasim asaj shtrese dhe ajo shtresë gjen të reflektuar drejtpërsëdrejti në programin tonë dhe tek ne, veten e vet.
Është paketa e minatorëve. Paketa e minatorit, që është pjesë e solidaritetit që ka kjo qeveri, përfundoi me statusin e minatorit dhe për herë të parë pas shumë e shumë vitesh, këtë duhet ta pranojnë të gjitha palët, minatoret kanë një status që i garanton përfitimet e standardizuara, të reflektuara në atë mundim dhe në atë punë të vështirë që ata kanë pasur dhe kanë. Sot statusi i naftëtarit, një iniciativë e maturuar me kujdes nga ministra, nga deputetë që kanë parë drejtpërsëdrejti hallet e naftëtarëve aty ku punojnë, në Kuçovë po deshët me ministren e shtetit Felaj që ka mëse një vit që mundohet, me ministrin Klosi si ministrin përgjegjës, me ministrin Gjiknuri që është ministri përgjegjës, me Kryeministrin mbi të gjitha, me deputetë të zonës së Fierit, me deputetë të zonës së Beratit, me deputetë të zonës së Vlorës, që kanë një vit që lobojnë për këtë status. Do të duhet që rekordet e së vërtetës t?i vendosim drejt.
Nuk është një iniciativë elektorale, siç u tha këtu. Kjo është një iniciativë mbi të gjitha njerëzore, për të reflektuar ndaj atyre shtresave që ne besojmë se nuk kanë arritur dot të përfitojnë aq sa duhet drejtpërsëdrejti nga zhvillimi ekonomik. Është një paketë në formën e statusit për gati 5 mijë e më shumë naftëtarë të cilët kanë një punë të vështirë, kanë patur një punë të vështirë në puset e naftës dhe nuk kanë arritur dot që në përfitimet e tyre, qoftë kur janë të papunë, qoftë në pension, qoftë gjatë punës së tyre, të gëzojnë atë që meritojnë.
Naftëtarët nuk kanë nevojë për statusin, për të votuar për Partinë Socialiste, apo për Aleancën apo për maxhorancën. Ata kanë nevojë që t?i njihet ky status, sepse është raporti midis punës, mundit dhe dinjitetit. Ju që e trajtoni si çështje elektorale, pikë së pari nëpërkëmbni dinjitetin e këtyre njerëzve që i barazoni me vota. Mundi i këtyre njerëzve, në 40 vite e kusur, nuk mund të barazohet me 5 mijë vota, as me 20 mijë vota nëse i shumëzojmë me numrin e anëtarëve të familjeve. Jo, ky është raport me ndjesinë, me filozofinë e një force politike, e një mazhorance, e cila ndërton raporte të drejta qoftë në vështirësi ekonomike, qoftë në zhvillim ekonomik, me një grup njerëzish që kanë nevojë t?iu njihet e drejta.
Cfarë bën statusi? Statusi garanton që më në fund, ata të përfitojnë pagesë papunësie. 80% tre vitet e menjëhershme pas humbjes së punës, 80 % të pagës bruto minimale. E pra kjo është kujdesje, kjo s?është votë elektorale. E pastaj 1% për çdo vit për ata që kanë 20 vite e kusur në sektorin e naftës.
Por mbi të gjitha, iu standardizon të drejtën që iu është mohuar ndër vite. Nuk ka të bëjë me votat, ka të bëjë me një reflektim të drejtëpërdrejtë nga realiteti aty në fushat e naftës, dhe nga eksperienca e shume viteve se si janë trajtuar këta njerëz.
Dhe përfundimisht, unë dua ta ftoj opozitën ta votojë, pavarësisht se këtë iniciativë e morëm ne. Ta votojë që të tregojë, në bolorinë e llafeve dhe të shthurjes së gojës, një moment përgjegjshmërie, një moment përgjegjshmërie për naftëtarët dhe për familjet e tyre.
Unë jam shumë i lumtur sot për naftëtaret megjithëse ajo që kanë marrë nuk është shpëtimi i jetës së tyre, është një copëz dinjiteti e kthyer mbrapsht nga një forcë politike, dhe i falënderoj të gjithë kolegët dhe të gjithë deputetët që këmbëngulën në më shumë se në 1 vit e gjysëm për këtë status.
E bëmë të mundur. Pse? A ka kosto buxhetore? Ka kosto buxhetore patjetër, unë si Ministër Financash përtej shqetësimit të kolegëve, kam pasur dhe shqetësimin e buxhetit të shtetit.
Nga se u bë e mundur? Shkoi 633 milion mbështetja buxhetore, është 450 milionë statusi i drejtëpërdrejtë dhe resto është 80%-shi i pagës bruto. U bë i mundur vetëm për një arsye, se një qeveri ka vemëndje të plotë dhe në kulmin e bërjes së reformave dhe të atyre sukseve që kanë reformat dhe në mbledhjen e të ardhurave, bëmë të mundur që ai status i naftëtarit të jetë i financueshëm.
Përsëri i falënderoj kolegët, deputetë dhe ministra për vëmendjen e vazhdueshme dhe i ftoj patjetër edhe opozitën të votojë për statusin e naftëtarit.
*Fjala në Kuvend e Ministrit të Financave Arben Ahmetaj në lidhje me statusin e naftëtarëve
I ftuar në emisionin “Opinion”, kryeprokurori Adriatik Llall...
Në një intervistë në emisionin Opinion të gazetarit Blendi F...
Në një zhvillim tjetër që tregon përshkallëzimin e situatës ...
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot shkarkimin e Ministrit ...
Emisioni “STOP”, që transmetohet në Televizioni Klan solli k...
Mediat ne SHBA raportojnë se Bilal Shehu, njeriu i akuzuar s...
Tre anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe tre gjyqtarëve të ...
Historia e të riut nga Puka, avokati i parë i kërkoi 15 mili...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në R...
Ne kuadrin e 1- vjetorit te shkrirjes se Urgjences se Tirane...
Emisioni investigativ Fiks Fare do të denoncojë sot një tjet...
Ambasadori Amerikan Donald Lu ka takuar mbrëmjen e sotme Pre...
Nga Mitro Çela Kohë më parë. Ftesë nga Saranda. “Me rastin e...
Deputeti Eduart Ndocaj tha në fjalën e tij se parlamenti mer...
Përplasja mes Prokurorit të Republikës dhe ambasadorit të SH...
Momentalisht të gjithë drejtuesit e lartë të shtetit në Shqi...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehet se politika...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka refuzuar disa ditë më pa...
Blutë e Vlorës kanë prangosur një shtetas, pasi dyshohet se ...
Drejtori i Rakuten, Hiroshi Mikitani ka njoftuar se aplikaci...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...