web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident në Rrugën e Kombit/ Kamioni bie në humnerë, plagoset shoferi

2 Shkurt 2017, 18:58, Aktualitet CNA

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit, në afërsi të fshatit Skuraj.

Burime nga policia bëjnë me dije se një kamion ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë. Për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë shoferi i mjetit, i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./CityNews





Lajmet e fundit nga