Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Sot në mesditë ka ndodhur një përplasje e fortë midis ambasadorit të SHBA në Tiranë, Donald Lu, dhe Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Lu akuzoi ashpër Prokurorinë, duke theksuar se: ?Prokurori dhunoi Kushtetutën. KED duhet t?i nënshtrohet menjëherë vettingut. Prokurori i Përgjithshëm dërgoi vetëm 3 emra. Ai foli kundër reformës në drejtësi për 18 muaj?.
I menjëhershëm ishte reagimi i Prokurorisë, ku nëpërmjet një deklarate po aq të ashpër, Llalla u përgjigj duke akuzuar ambasadorin si shantazhues. Ai theksoi se ambasadori ushtronte presion për vizat, por edhe duke ndikuar në çështje të caktuara nën hetim nga Prokuroria.
Akuza të forta dhe të ndërsjellta, të cilat prej shumë kohësh nuk ndodhnin publikisht ndërmjet ambasadorit dhe institucioneve në Shqipëri. Lu u quajt sorosian, shantazhues, njeri që ushtronte presion, nga Llalla. Ky i fundit u akuzua si i korruptuar, i lidhur me krimin, nga ambasadori. Një debat i fortë publik, që duket se nuk do të mbyllet me vetëm këto dy qëndrime. Akuzat janë të ashpra dhe shumë të rënda. Në një vend demokratik, evropian, vështirë se një ambasador i huaj do të akuzonte prokurorin, ashtu si Lu bëri në Tiranë. Por, në një vend demokratik, në rast se prokurorit i refuzohej viza nga ambasada e SHBA, dorëheqja do të ishte minimale. Këtu nuk flasim vetëm për vizën e Adriatik Llallës, për vizën e Rovena Gashit, për vizën e Besim Hajdarmataj, apo për vizën Dritan Pekës.
Akuzat e ambasadorit nuk janë fjalë të një njeriu të thjeshtë, por janë akuza që vijnë nga njeriu i Departamentit të Shtetit të SHBA në Tiranë. Dhe askush nuk mund të mos besojë ato që ai thotë.
Ambasadori kurrsesi nuk mund të sulmojë publikisht pa verifikuar më parë çështje dhe problematika të ndryshme dhe verifikimi i tyre nuk ka asnjë dyshim që bëhet nga struktura të besuara të SHBA-ve. Kjo na çon të besojmë se ato janë të vërteta të padiskutueshme dhe që vijnë pasi Llalla e ka ?mbushur kupën? dhe ndoshta është momenti që ai dhe trupa e tij të largohen. Jo sepse thjesht iu refuzuan vizat nga ambasada, por sepse ai është nën akuzë, jo nga politika, jo nga një qytetar i thjeshtë, por nga zëri zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit në Tiranë.
Sipas nenit 149 të Kushtetutës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës është ai që emëron dhe shkarkon prokurorin. Dhe ndoshta ky është momenti që Nishani të tregohet Presidenti i gjithë shqiptarëve, të tregojë se institucioni që drejton i dëgjon dhe i beson akuzat e vendeve partnere, strategjike dhe aleate siç është veçanërisht SHBA.
Fjala e ambasadorit amerikan askush nuk mund të thotë se është e paverifikuar. Dhe ndoshta do të ishte detyrë e presidentit të merrte nga ambasadori i SHBA të gjitha të vërtetat e tij për prokurorin e përgjithshëm dhe ta shkarkonte atë nga detyra. Ky do të ishte minimumi për të treguar se institucioni ekziston, se institucioni i Presidencës ekziston, jo për të mbajtur Llallën në detyrë, por për të çuar përpara përgjegjësisë çdo individ, i cili është bërë ?pisë? në rrugën e tij në drejtimin e institucionit. Dhe në rast se presidenti nuk i di, skandalet e Llallës nuk janë të pakta, kjo jo vetëm për lëvizjet në Prokurori, por edhe për përdorimin e tij politikisht nga Ilir Meta, apo dhe skandale të tjera morale, të cilat donte t?i merrte me vete në SHBA./CityNews
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka argumentuar fjalën e...
Ka dështuar për të katërtën herë radhazi seanca e ballafaqim...
Policia e Divjakës ka vënë në pranga një shtetas, ku pas një...
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka deklaruar sot...
Ajo që ndodh në këtë sallë, është shembulli i Shqipërisë së ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të ashpra ndaj...
Ish-kryeministri Berisha e ka cilësuar Ramën si një bandit q...
Presidenti Bujar Nishani ka thirrur në mbledhjen e Këshillit...
Ka degraduar situata në Kuvend, teksa po mbante fjalën e tij...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka folur në seancën ple...
Pas akuzave të ndërsjellta mes ambasadorit Donald Lu dhe kre...
Kreu i LIBRA, Ben BLushi, po flet me tone të ashpra nga folt...
Menjëherë pas deklaratës bombastike të Prokurorisë së Përgji...
Themeluesi i LIBRA-s, Ben Blushi, ka shënjestruar kryeminis...
Deputetja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj, ka ndër...
Ka nisur me debate të ashpra seanca e sotme plenare. Deputet...
Gjatë seancës plenare, deputeti socialist Taulant Balla i ës...
Prokuroria e Përgjithshme është gjendur ditën e sotme në një...
Prokuroria e Përgjithshme ka hedhur akuza të ashpra ndaj amb...
Prokuroria e Përgjithshme i është përgjigjur me të njëjtën g...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...