Rriten temperaturat/ Moti për ditën e sotme
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Nga Spartak Ngjela l. Një kryeministër grek, komunist- trockist qesharak, dhe një kryeministër serb që e do Serbinë në Bashkimin Europian, por që, të dy bashkë, i çmend një Shqipëri e fortë në aleancë me Amerikën – dolën këto ditë hapur kundër Kosovës.
Kjo pritej, ashtu siç pritej që të dilnin pro tyre edhe hallexhinjtë e korrupsionit shqiptar: Meta dhe Berisha. Kanë dalë prej disa muajsh këta të dy kundër çështjes çame dhe Himarës, se në të vërtetë janë katundarë politikë shqiptarë të sëkëlldisur, që mendojnë se historia e re e alencës shqiptaro-amerikane dhe përkrahja gjermane dhe europiano-perëndimore për Reformën në Drejtësi, është një çështje thjesht morale e të drejtave të njeriut dhe e demokracisë në Shqipëri, që nuk zgjat. Kurse në fakt kjo është një çështje shumë e mprehtë e cila, para së gjithash, ka lidhje me historinë. Ngjashmërisht, edhe të dy kryeministrat, ai i Athinës dhe ai i Beogradit, kanë lidhje me historinë, se janë emisarët e fundit të antishqiptarisë ballkanike; por, edhe Meta e Berisha kanë lidhje me historinë, si shitësit e fundit të interesit kombëtar shqiptar.
ll.
Sot ketu, në këto 28000 kilometra katrorë të Shqipërisë, janë përplasur intetesa të mëdha të Perëndimit në dy drejtime: në ekonomi dhe në gjeopolitikë. Në ekonomi luajnë miliarda, kurse në gjeopolitikë, shqiptarët mbetën të vetmit miq realë të Perëndimit në Ballkanin Perëndimor, ashtu sikurse ka thënë që para mëse një shekulli politika austrohungareze.
Në fakt, politika shqiptare prej 10 vjetësh, ka qënë kundër reformave institucionale dhe reformës në drejtësi që ka kërkuar Uashingtoni, pa të cilat nuk mund të kishte dot as aleancë reale politike me Uashingtonin dhe as investime europiano-perëndimore për të sjellë parametrat e tregut shqiptar me ato të tregut të përbashkët të Bashkimit Europian. Por ndërkohë gjithçka ka hyrë në hullinë e progresit real shqiptar, sepse gjatë vitit 2016, me forcë politike të drejtpërdrejtë, Uashingtoni ia arriti t’ia marre klasës politike të korruptuar shqiptare reformën kushtetuese ku implementohet Reforma në Drejtësi. Pikërisht këtu qëndron frika Meta – Berisha, sikurse edhe frika e Beogradit dhe Athinës, që i paskan varur shpresat te Meta dhe te Berisha kundër kësaj Reforme.
Por edhe kryeministri shqiptar duhet të ketë kujdes se marrëveshja që ka me Uashingtonin është e vetmja politikë për të. Një politikë mendjelehtë dhe kundër interesit amerikano-shqiptar në Ballkan, e çon edhe këtë në sëkëlldinë Meta – Berisha.
lll.
Reforma në Drejtësi tani është e pandalëshme. Gjyqtarët filluan dje të japin dorëhrqjen, dhe Parlamenti Europian po dje u kthye i tëri nga Tirana, kur vijoi me impenjim të fortë politik nxitjen me kusht të procesit të Reformës në Shqipëri. Dhe kjo muk mumd të jetë e rastit – dorëheqja e gjyqtarëve përcaktoi fillimin konkret të Reformës në Drejtësi.
Administrata e re amerikane shkoi edhe më tej kur kërkoi ngritjen e ushtrisë shqiptare në Kosovë. Sigurisht që këtë do t’ia kërkojë edhe Tiranës, se është normalitet politik: kur në një vend pleksen interesa të mëdha ndërkombëtare ekonomike dhe gjeopolitike, forca ushtarake e atij vendi është domosdoshmëri.
Kjo po ndodh në të dy shtetet shqiptarë në Ballkan: “ata duhet të armatosen”. Dhe këtë po e kërkon Uashingtoni me politikën e re. Normal: duhej të ishte bërë. Vetëm NATO nuk mjafton. Kjo riarmatosje e dy shteteve shqiptarë në Ballkan do të jetë risia që pritet të ndodhë shpejt. Prandaj kjo është arsyeja që, të shqetësuar nga fenomeni i ri shqiptar në Gadishullin Ilirik, dy kryeministra shtetesh në krize, kryeministri grek dhe ai serb, u takuan në Beograd. Dhe folën nonsense politike edhe kundër Kosovës, kur Kosova është sot influencë tërësore amerikane. Në fakt ata i tremb fermentimi real i idesë kombëtare reale shqiptare, dhe avancimi i botës shqiptare në Ballkan. “Po sikur të forcohet kjo botë tani që duket se Maqedonia do të dominohet nga shqiptarët? Po shqiptarët e Çamërisë, po genocidi grek kundër shqiptarëve të Çamërisë? Po ortodoksët maqedonas që po deklarohen shqiptarë? Çfarë mund të ndodhe me shqiptarët e malit të Zi?” – këto janë pyetjet që duket se bënë së toku bashkë në Beograd dy kryeministra shtetesh të drobitur, që ende duan të jetojnë kundrejt shtypjes së shqiptarëve në vendet e tyre. Por e kanë fare kot: Kjo është koha e shqiptarëve… keni për ta parë!
Shikojeni me përbuzje! – te këta të dy kryeministra që s’kanë kohë, kërkon të mbështetet për të mbijetuar korrupsioni shqiptar, përkatësisht Meta dhe Berisha. Në fakt kjo ka qënë një sëmundje e vjetër shqiptare, sepse shqiptarët gjithmonë janë shitur te fqinjët nga pseudokrerët e tyre. Por kjo sot është krejt e krejt një kotësi. Kot së koti dhe fare kot. Procesi i riformimit real të shtetit shqiptar dhe i të gjithë botës shqiptarë në Ballkan ka filluar. Për të gjitha ato që u përmendën më lart: Ai nuk mund të ndalet!
Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në zyrën e kreut të LSI,...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministri i Serbi...
Rastet e dhunës në familje janë të pranishme çdo ditë. Shifr...
Kryetari i LSI, Ilir Meta, në një dalje të tij publike dje r...
Teknologjia po ecën para dhe me hapa të mëdha e paralelisht ...
Projekti 1 miliardësh i bërë publik nga Rama shënon një thel...
Krijimi më i fundit i Lego Life është një rrjet social i cil...
Nga Arian Galdini Ata jane bashke. Edhe kur grinden, edhe k...
Sapo ka zbritur nga kati i 9 i pallatit gruaja që kërcënoi p...
Një 36-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit...
Shqiperia ka dy parti te medha, PD e PS te cilat edhe pse nu...
Një ngjarje horror po ndodh këtë mëngjes në kryeqytet. Një g...
Policia ka arrestuar autorin e aksidentit të rëndë, që ndodh...
Ish-Kreu i Shërbimit Informativ Shqiptar, Fatos Klosi, ka de...
Policia italiane ka zhvilluar një operacion të madh kundër t...
Një i ri shqiptar mbeti tragjikisht viktimë në një aksident ...
Presidenti Donald Trump emëroi të martën mbrëma gjyqtarin e ...
Tre persona janë arrestuar nga policia në Gjermani, pasi dys...
Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Fierit, pasi a...
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pritet të dalë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...