“Vrasja e efektivit duhet të hetohet”/ Berisha akuza Hitës: Në vend të dorëheqjes kërkon të mbrojë karrigen e tij
Kreu i PD-së Sali Berisha ka kërkuar hetim të thelluar në ...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka kërkuar hetim të thelluar në ...
Nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Valentina Leskaj, njëherazi dhe kryetare e Grupit të Miqësisë Shqipëri-Izrael, mori pjesë në Ditën e Shqipërisë në Parlamentin e Izraelit, Knesset. Delegacioni parlamentar i pranishëm në këtë veprimtari përbëhej dhe nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, z. Anastas Angjeli dhe znj. Silva Caka.
Dita e Shqipërisë është një eveniment që zhvillohet për herë të parë në Parlamentin e Izraelit, nën kujdesin e veçantë të Kryetarit të Knesset, Yuli-Yoel Edelstein. Në kuadër të kësaj dite, z. Edelstein mbajti një fjalë përshëndetëse në seancën plenare të Knesset, në të cilën nënvizoi se, kjo vizitë është një dëshmi e bashkëpunimit në rritje ndërmjet dy vendeve tona dhe i shërben forcimit të lidhjeve mes të dy parlamenteve.
Edelstein vuri në dukje rëndësinë e diskutimeve mbi projektet e përbashkëta në fusha me interes reciprok si ajo e energjisë, inovacionit, bujqësisë, turizmit, etj. Gjatë fjalës së tij ai vlerësoi përfshirjen në një kapitull të veçantë të lëndës së historisë në shkollat izraelite, i cili evidenton kontributin e shqiptarëve për shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit. ?Ne përherë me mirënjohje vlerësojmë faktin se Shqipëria, gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte i vetmi vend në Europë, në të cilin numri i komunitetit hebre u dhjetëfishua në mbarim të saj. Mjafton ky fakt për të thënë gjithçka?, ? tha z. Edelstein.
Të njëjtën mirënjohje dhe vlerësim Kryetari i Knesset shprehu dhe në një takim të veçantë kokë me kokë me znj. Leskaj. Ndërkaq, gjatë bashkëbisedimit, në takimin me delegacionin parlamentar, z. Edelstein shprehu vullnetin e plotë për mbështetjen e gjithanshme ndaj Kuvendit të Shqipërisë.
Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, znj. Leskaj, vlerësoi lart marrëdhëniet e ngushta të miqësisë mes dy vendeve dhe popujve tanë, me rrënjë të thella në realitetet historike, duke nënvizuar aktin historik dhe unik të shqiptarë për mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nënkryetarja e Kuvendit vuri theksin në vlerat e përbashkëta që ndajnë popujt tanë, të tolerancës fetare, demokracisë, respektit për të drejtat e tjetrit, vlera që në këto kohë të vështira të terrorizmit,të kërcënimeve, të antisemitizmit, marrin një rëndësi të veçantë.
Znj. Leskaj vuri në dukje qëndrueshmërinë e marrëdhënieve mes dy parlamenteve dhe vendeve që kanë krijuar një bazë të mirë për të avancuar veçanërisht në aspektet e ekonomisë, përmes projekteve të rëndësishme zhvillimore në fushën e energjetikës, të teknologjisë së informacionit, të infrastrukturës, bujqësisë, etj. ?Në këtë kontekst, investimet izraelite në Shqipëri janë të mirëpritura në të gjitha ato fusha që paraqesin interes reciprok?, ? u shpreh ajo.
Në kuadër të Ditës së Shqipërisë, takime të rëndësishme u zhvilluan dhe ndërmjet Grupeve Parlamentare të Miqësisë mes Shqipërisë dhe Izraelit, ku morën pjesë dhe Nënkryetarët e Knesset, Yoel Hasson dhe Yehiel (Hilik) Bar. Një takim i veçantë u zhvillua dhe me Kryetarin e Nënkomisionit për Politikën e Jashtme, z. Robert Ilatov. Në bashkëbisedimet me palëve u diskutua për situatën në rajonet respektive, si dhe për bashkëpunimin jo vetëm dypalësh, por edhe në kuadër të organizatave shumëpalëshe.
Dita e Shqipërisë në Parlamentin e Izraelit vijoi me çeljen e ekspozitës ?Shqipëria përmes syrit fotografik?, në të cilën u paraqitën fotografi historike dhe artistike nga Shqipëria e viteve 1991-të dhe e vitit 2016-të, në fokusin e fotografit izraelit, Doron Bacher, i cili gjatë këtyre 25 viteve realizoi një set fotografish që nga emigrimi i komunitetit shqiptaro-hebre në Izrael e deri në ditët e sotme, duke vënë në dukje ndryshimet pozitive të Shqipërisë në këto vite. Ky eveniment i veçantë u nderua me praninë e Kryetarit të Knesset, z. Yuli-Yoel Edelstein, i cili, së bashku me Nënkryetaren e Kuvendit, znj. Valentina Leskaj, inauguruan hapjen e ekspozitës, që u prezantua nga Presidentja e Shoqatës së Miqësisë Izrael-Shqipëri, Felicita Yakoel.
Në kuadër të vizitës në Jerusalem, delegacionit parlamentar të kryesuar nga Nënkryetarja e Kuvendit, znj. Leskaj, iu rezervua një pritje e veçantë në muzeumin ?Yad Vashem?, një memorial i kujtesës së martirëve dhe heronjve të Holokaustit, ku në nderim dhe në respekt të jetëve të humbura të popullit hebre, znj. Leskaj vendosi një kurorë me lule në emër të shtetit dhe të qytetarëve shqiptarë.
Pjesë e axhendës, ishte dhe një vizitë në qytetin e vjetër historik, Shfaram, ku znj. Leskaj u mirëprit nga Nënkryetari i Parlamentit të Izraelit, njëherazi dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Miqësisë Izrael-Shqipëri, z. Hamad Amar. Me interes të veçantë u paraqitën dhe vizitat në institucione të rëndësishme të edukimit të lidershipit në Jerusalem.
Tronditjet politike të 2016-s i kanë dhënë fund të menduarit...
Reagime të ashpra kanë ardhur kundër deputetit të “Rilindjes...
Pas skandalit të publikuar nga Citynews për pasurinë 1 milia...
Policia e Shtetit po zhvillon mesditën e sotme operacionin e...
Ish-kryeministri Sali Berisha vijon me denoncimet e tij të f...
Një ditë pas kontrolleve intensive në qytetin e Durrësit, po...
Disa media raportuan pak ditë më parë se një grup deputetësh...
Menjëherë pas kryedemokratit Lulzim Basha, një mesazh urimi ...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, uroi Presidentin e...
Italia sërish nën ankthin e tërmeteve. Lëkundjet e fuqishme ...
Zjarri ka shkrumbuar sot një makinë në autostradën Lezhë-Laç...
Gjykata Kushtetuese zbardhi sot vendimin e 22 dhjetorit për ...
“Arratia e mendimit” do të hapë dyert e Universitetit të Art...
Në një kohë kur liderët shqiptarë, Ilir Meta i LSI dhe Luzim...
Një ngjarje skandaloze është raportuar sot nga qyteti i Durr...
Një i ri shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në...
Gjashtë persona janë arrestuar sot nga Policia e Fierit, 5 p...
Reshjet e dendura të borës dhe ngricat janë rikthyer sërish ...
Ka ndodhur. A duhet t’ia pranosh dhe të rrezikosh të ndahesh...
Një studim i ri i publikuar në “The British Journal of Psych...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...