Pasuritë e zyrtarëve të akuzuar për korrupsion/ Braho: Ja kur duhet të sekuestrohen
Kreu i SPAK, Klodjan Braho, deklaroi se institucioni ka nj...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho, deklaroi se institucioni ka nj...
Në fjalimin e lamtumirës, presidenti Barack Obama theksoi besimin e tij se ndryshimi ndodh vetëm kur “njerëzit e zakonshëm angazhohen dhe bashkohen për ta kërkuar atë”. Ai e mbajti fjalimin në Çikago, në qendrën e konventave McCormick Place.
“Ju kërkoj të besoni jo në aftësinë time për të sjellë ndryshim, por në tuajën?, tha zoti Obama.
Presidenti në largim u tha mbështetësve në Çikago, qytetin ku ai nisi karrierën politike, se ndryshimi është “zemra e idesë sonë amerikane ? e eksperimentit tonë të guximshëm për vetëqeverisjen?.
Zoti Obama tha se etërit themelues u dhanë amerikanëve lirinë për “t’i përmbushur ëndrrat tona me djersë, punë dhe imagjinatë?.
Dyqan në Çikago ku janë shkruar fjalët “Faleminderit President Obama”.
Zoti Obama iu rikthye mesazhit të fushatës së tij të parë për president në vitin 2008, parrulla e së cilës ishte “Yes, we can – Po, ne mundemi”.
Në një moment, ai u ndërpre nga njerëz që brohorisnin “Edhe katër vjet!”
Obama u përgjigj, duke qeshur: “Këtë nuk mund ta bëj”.
Tani që republikani Donald Trump është zgjedhur president, zoti Obama pranoi se përparimi i vendit ka qenë “jo i njëtrajtshëm”. Ai tha se për “çdo dy hapa përpara, duket sikur kemi bërë një hap prapa”.
Por presidenti tha se vendi përpiqet të “lëvizë përpara; që të zgjerohet në mënyrë të vazhdueshme besimi ynë themelues për përfshirjen e të gjithëve, dhe jo vetëm të disave”.
Zoti Obama tha se pas 10 ditësh bota do të jetë dëshmitare e një transferimi paqësor të pushtetit për një president të ri.
Presidenti Barack Obama duke mbajtur fjalimin e lamtumirës në Çikago, 10 janar, 2017.
Presidenti në largim tha se shpresat se ardhja e tij në pushtet do të shënonte fillimin e një Amerike pa probleme racore “nuk ishin realiste”.
Obama, i cili është 55 vjeç, tha gjatë fjalimit se ai ka jetuar mjaftueshëm për të mësuar se marrëdhëniet racore janë më mirë se sa ishin 30 vjet më parë. Por ai shtoi se e kupton gjithashtu që “nuk jemi aty ku duhej të ishim”.
Ai tha se çështjet ekonomike nuk mund të karakterizohen si luftë mes të bardhëve punëtorë të shtresës së mesme dhe pakicave që nuk meritojnë përfitime.
Nga e majta, NënPresidenti Joe Biden, Jill Biden, zonja e parë Michelle Obama dhe Malia Obama dëgjojnë fjalimin e lamtumirës të Presidentit Barack Obama.
Obama tha në fjalimin e tij të fundit si president se shumë familje në zonat urbane dhe rurale janë lënë pas dore. Ai pranoi se pabarazia e madhe dëmton parimet demokratike të vendit. Presidenti tha se shumë njerëz janë të bindur se qeveria u shërben vetëm interesave të të fuqishmëve.
Ai e quajti këtë një “recetë për më shumë cinizëm dhe polarizim të politikës.”
Ai tha se i kishte premtuar presidentit të zgjedhur Trump se administrata e tij do të “sigurojë një kalim pushteti sa më të qetë”, ashtu siç bëri për të paraardhësi i tij, presidenti George W. Bush.
Presidenti në largim tha: “Është detyra e të gjithëve të sigurohemi se qeveria jonë mund të na ndihmojë në sfidat e shumta me të cilat përballemi”.
President Barack Obama arrin në Qendrën McCormick të Çikagos.
Në fund të fjalimit, që ishte një lamtumirë por edhe një thirrje për t’u angazhuar, Presidenti Obama tha se Shtetet e Bashkuara përballen me një provë të ashpër të demokracisë së tyre.
“Demokracia ka nevojë të bazohet mbi njëfarë solidariteti,” tha ai. “Pavarësisht dallimeve tona të jashtme, na bashkon një fat, sepse ne ngrihemi ose rrëzohemi të gjithë bashkë.”
Presidenti shoqërohej nga Zonja e parë Michelle Obama dhe vajza e tyre e madhe, Malia si dhe nga Auma Obama, motra e tij nga Kenia.
Të pranishëm ishin edhe NënPresidenti Joe Biden, gruaja e tij, Jill Biden, shumë anëtarë dhe ish-anëtarë të stafit të Shtëpisë së Bardhë dhe ata që punuan për fushatat e tij./VOA
Specialistët e Seksionit për Narkotikët në bashkëpunim me Po...
Investiguesi privat Leon Hart, duke folur për britaniken “Th...
Specialistët e Seksionit për Narkotikët në bashkëpunim me Po...
Prej pak kohesh ajo eshte ne krah te yllit te futbollit Kris...
Keni menduar që ngjyra e flokëve nuk ka kurrfarë lidhje me s...
Je takuar me një burrë në moshë dhe ndihesh e detyruar për t...
Sadije Berisha, ish-bashkeshortja e Shkelzen Berishes, ne n...
Ed, a po E-DIN se qesh me mire kush qesh i fundit…?!/Foto Ha...
Aktori Genci Fuga ka reaguar ashpër ndaj qeverisë. Në disa p...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho paralajmëron...
Faqet e para te gazetave...
Dite e kënaqshme dhe e mbushur me emocione ka për te qene kj...
Ermal Mamaqi dhe reperi Noizy janë shoqëruar të dy në komisa...
Moderatorja seksi e emisionit “Jo vetëm modë”, të cilën e ke...
Hungaria po planifikon që të mbyllë organizatat joqeveritare...
Klasa politike në Shqipëri dhe në Kosovë nuk duhet të bëjë a...
Emergjencat Civile: Ja 10 rrugët e bllokuara që nuk u ndërhy...
Nje gomone e braktisur dhe 700 kg droge jane kapur nga polic...
500 mijë euro gjobë për çdo artikull të rremë në Facebook. K...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...