Nga Altin Goxhaj/ Një nga dhjetra arsyet pse Basha duhet te jape doreheqje!!!
Sikur te me gjenit vetem nje rresht ne Reformen Sorosiane ne...
Deputetja Mimoza Hafizi shprehet se LIBRA eshte nje organizate politike e ngritur mbi parimin e vetëfinancimit. Përmes një positmi ne rrjetet sociale, ajo shkruan se në dy muajt e parë të saj, LIBRA ka mbuluar mbi 70% të aktivitetit nga kuotat e anëtarësisë, kurse pjesa tjetër është mbuluar nga sponsorizime po nga anëtarët e saj.
Ajo nënvizon se së bashku me deputetin Ben Blushi do nisin së shpejti kërkesën për ndryshime ligjore që kufizojnë financimet e partive politike gjatë fushatave dhe që bëjnë të detyrueshëm një audit serioz ndërkombëtar të të gjitha financimeve që përdorin aktualisht partitë politike.
Në fund, Hafizi ka sqaruar edhe aktivitetin e LIBRA në fund të vitit në një nga hotelet në Tiranë, për të cilin u akuzua nga mediat se kishin shpenzuar një shumë kolosale.
Postimi i Mimoza Hafizit
Ka një kuriozitet të arsyeshëm, që e mirëkuptojmë, rreth financimit të LIBRAs.
LIBRA është organizatë politike e ngritur mbi parimin e vetëfinancimit përmes kuotave të anëtarësisë si dhe nga burime të tjera të ligjshme. Në fund të dhjetorit kemi miratuar një skemë kuote progresive, sipas të ardhurave të gjithësecilit. Kjo kuotë është 1% e pagës. Studentët, pensionistët e sigurisht të papunët, nuk do të kuotizojnë tek LIBRA.
Në dy muajt e parë të saj, LIBRA ka mbuluar mbi 70% të aktivitetit nga kuotat e anëtarësisë, kurse pjesa tjetër është mbuluar nga sponsorizime po nga anëtarët e saj, të cilat çdoherë kanë qenë shumë më poshtë se vlera tavan e përcaktuar nga ligji. Shpenzimet e LIBRAs janë qiraja, dritat, uji, interneti e sallat e takimeve.
Së shpejti LIBRA do të ketë numrin e saj të llogarisë bankare, ku çdokush është i mirëpritur të dhurojë shuma edhe minimale, përkundrejt transparencës maksimale të çdo leku të shpenzuar. Aktivistët LIBRA po kërkojnë të ngrejnë zyra kudo në Shqipëri, të cilat do të jenë vendet e takimit të anëtarëve dhe miqve LIBRA.
Ne jemi organizatë e krijuar si e mirë publike, në shërbim të demokracisë dhe politikës në Shqipëri, dhe e konsiderojmë të arsyeshme dhe të pranueshme kontributin e çdo qytetari për funksionimin tonë normal.
LIBRA i qëndron parimit të modestisë dhe modernitetit, dy parime që do na bëjnë organizatën më të pakushtueshme politike në vend.
Ne, dy deputetët LIBRA, do nisim së shpejti kërkesën për ndryshime ligjore që kufizojnë financimet e partive politike gjatë fushatave dhe që bëjnë të detyrueshëm një audit serioz ndërkombëtar të të gjitha financimeve që përdorin aktualisht partitë politike.
Sa për sqarim, me datën 29 Dhjetor, LIBRA organizoi në Tiranë një takim të 400 anëtarëve të saj më aktivë në të gjithë vendin. Kemi kërkuar disa salla, salla e parë, në periferi të Tiranës, na u dha me çmimin surprizë të 90 mijë lekëve (të reja) dhe e anuluam thuajse në çastin e fundit. Një sallë në qendër të Tiranës, me kapacitet 600 vende, mund të merrej vetëm me 80 mijë lekë, kurse një tjetër po në qendër, në një hotel të njohur, me 200 vende të pamjaftueshme për ne, na u ofrua me 360 euro. Salla ku zhvilluam aktivitetin, për fat kishte numrin e duhur të vendeve dhe na u dha me çmimin 50 euro. Kjo është e vërteta e qirasë së sallës së aktivitetit të datës 29 Dhjetor, në të cilën patëm kënaqësinë të ofrojmë dhe një kokteil modest për të gjithë aktivistët tanë nga e gjithë Shqipëria, dhe që u vetëfinancua.
Sikur te me gjenit vetem nje rresht ne Reformen Sorosiane ne...
Partnerja e pronarit të makinës me vlerë 100 mijë euro vendo...
Në konferencën e tij për shtyp në CES 2017, Samsung Electron...
Nga Erik BarkerÇfarë zakone, taktika dhe rutina përdorin nje...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar situatën për ditën e...
Ueb sajti për të rritur, ‘xHamster’, duke përdorur të dhënat...
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për të refuzuar kërkesën e...
I kudo ndodhur, heroi i kryeqytetit, i paarritshmi i ekranev...
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë konfirmuar dy r...
Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, ka uruar ga...
Gezuar 26 vjetorin e fjales së lirë, daljen e numrit te pare...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar penalisht një zyrta...
Hetimet kundër këtyre të dyshuarve janë duke i kryer prokuro...
Autoriteti Rrugor Shqiptar i bën thirrje drejtuesve të autom...
Sivjet, periudha e gripit ka qenë e parakohshme, pasi zakoni...
Një makinë-bombë ka shpërthyer në orën 16:00 lokale në Izmir...
Shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit në 18 Qershor ...
Një aksident tragjik i ndodhur gjate natës ne Laprake i mori...
Flamur Çelaj dhe Edmond Zinjo pritet të jenë dpeutetët më të...
Gjykata e Colmarit në Francë ka nisur shqyrtimin gjyqësor nd...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...