FOTOT- Zhdukja misterioze e princeshës uzbeke/ Fakti që shton dyshimet e eleminimit
Gulnara Karimova, 44-vjeçarja e njohur si femra më e pasur e...
Shtypi amerikan njofton se administrata e presidentit Obama po përgatitet të njoftoj një seri masash kundër Rusisë për të ndëshkuar këtë vend për ndërhyrjen në zgjedhjet e 8 nëntorit. Sipas gazetës ?Washington Post? zyrtarë amerikanë janë shprehur se këto masa mund të jenë sanksione ekonomike dhe diplomatike.
Rusia i ka mohuar akuzat se presidenti Putin është përfshirë personalisht në hakerimin që i kushtoi kundërshtares së zotit Trump, demokrates Hillary Clinton, zgjedhjet.
Presidenti i zgjedhur Donald Trump në mënyrë të vazhduar ka mbrojtur qëndrimin se Rusia nuk u përzje në zgjedhjet e muajit të kaluar.
Ka ende pyetje sesi hakerat rusë arritën të sigurojnë emailet e zyrtarëve të fushatës së zonjës Clinton dhe t?i publikonin në Uikiliks në përfundim të fushatës, me sa duket në një përpjekje për të ndikuar zgjedhjet, në favor të zotit Trump.
Ndërkohë, senatori i njohur republikan Lindsey Graham tha se Rusia ndërhyri në zgjedhjet e fundit presidenciale amerikane dhe duhet të presë për këtë sanksione të ashpra.
Ai tha të mërkurën se në 2017, kongresi amerikan do të hetojë përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet e 8 nëntorit, të cilat sollën në pushtet biznesmenin Donald Trump.
?Shpresoj që sanksionet do të kenë miratimin e të dyja palëve në Kongres. Ato do të godasin Rusinë fort, veçanërisht presidentin Putin?, tha sentori Graham.
Ai shtoi se ?është koha që Rusia të kuptojë, se mjaft do të thotë mjaft?.
Senatorja demokrate Dianne Feinstein, nën kryetare e komisionit të zbulimit në senat, i tha ?Zërit të Amerikës? se, ?është shumë e qartë që Rusia u përfshi në zgjedhjet e fundit duke mbledhur të dhëna nga të dyja palët, por nxori vetëm ato të një pale, në një përpjekje për të dëmtuar zgjedhjet.
Presidenti Obama ka urdhëruar shërbimet e zbulimit për një rishikim të plotë të akuzave të ngritura.
Senatori Graham i bëri komentet e tij në Riga të Letonisë ku ndodhet në një tur në vendet Baltike, fqinje me Rusinë. Së bashku me të janë dhe senatori tjetër republikan John McCain si dhe ajo demokrate Amy Klobuchar. Udhëtimi bëhet në një kohë kur janë ngritur pyetje se çfarë kursi do të mbajë presidenti i zgjedhur Trump kur të marrë zyrtarisht detyrën.
Senatori McCain, që është kryetar i komisionit të forcave të armatosura në senat, u tha gazetarëve se pavarësisht kohëve të pazakonta përpara, ?do të vazhdojmë të mbështesin fort NATO-n në kongres dhe senat. Ne të tre dhe shumë kolegë në senatin amerikan besojmë se sjellja e Vladimir Putinit është e papranueshme.shembulli i fundit është përpjekja e tyre për të ndikuar mesa duket rezultatin e zgjedhjeve në SHBA?./VOA
Gulnara Karimova, 44-vjeçarja e njohur si femra më e pasur e...
India filloi sot të ndërtojë atë që do të jetë statuja më e ...
Sulme terroriste, një përpjekje për puç ushtarak, arrestime ...
Në Aleppo rifilluan sot luftime të ashpëra, ndërsa palët e p...
Luftëtarët rebelë dhe qeveria siriane, kanë arritur një marr...
Fajkojtë e Çlirimit të Kurdistanit (TAK), një grup radikal p...
Presidenti italian Sergio Mattarela ka “ngrirë” dorëheqjen e...
Gjykata e Apelit e Kosovës ka ulur me dy vite dënimin ndaj S...
Policia e qytetit Kolumbus thotë se të paktën tetë persona j...
Një person i paidentifikuar ka hapur zjarr ndaj studentëve n...
Të shtëna me armë janë dëgjuar sot në Universitetin e Ohaios...
Kuba paraqitet gjithmonë si një vend ekzotik, misterioz dhe ...
Mbrëmjen e së enjtes CNN ka transmetuar aksidentalisht 30 mi...
Institucionet qendrore po e rrezikojnë procesin e liberalizi...
Mbrëmjet e sotme, Komisioni Europian ka qenë viktimë e një s...
“Moskalimi i Demarkacionit është skenar i Isa Mustafës për t...
Pasuria e Donald Trump ka qene dhe mbetet nje nga gjerat qe ...
Xhaminë e improvizuar te ‘Termokosi’, jashtë juridiksionit t...
Ekonomisti venezuelian Moses Naim analizon faktorët që kanë ...
Presidenti i zgjedhur Donald Trump u takua të shtunën me Mit...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi dënimin me 28 ...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Të paktën 14 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...