web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

India fillon ndërtimi e statujës më të madhe në botë

24 Dhjetor 2016, 21:40, Kosova & Bota CNA

India filloi sot të ndërtojë atë që do të jetë statuja më e madhe në botë, që do të përfaqësojë një kryetar hindu të shekullit të 17-të, vlera e të cilës arrin në disa milionë dollarë dhe ka ngjallur shumë kritika dhe një peticion.

Kryeministri indian, Narendra Modi vendosi gurin e parë të statujës së Chhatrapati Shivaji, që do të ndërtohet në një zonë pranë brigjeve perëndimorë të Bombeit.

Ajo do të jetë 192 metra e lartë, rreth du herë sa Statuja e Lirisë në Nju Jork, pesë herë sa ajo e Krishtit në Rio dhe do tejkalojë Budhën gjigant të Tempullit të Pranverës në Kinë që, me 128 metrat lartësi, mban aktualisht rekordin botëror.





Lajmet e fundit nga