web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Citynews i përgjigjet Veliajt/ A e ke punësuar ti gruan e prokurorit të Tiranës?

28 Dhjetor 2016, 21:22, Aktualitet CNA

Kryebashkiaku Erjon Veliaj kërkoi të justifikojë drekën e tij me kryeprokurorin e Tiranës. Petrit Fusha. Veliaj, foton dhe takimin e quan normal por nuk sqaron se Fusha ka nën hetim disa dosje dhe çështje penale të kryebashkiakut.

Në emisionin Tonight me gazetaren Ilva Tare, ne Ora NEWS, Veliaj tha se:  ?Unë kam qenë tek Tajavni sepse një ndërmarrje bashkisë po organiozonte një festë ata nuk ishin përgatitur dhe takoj në holl prokurorin që e njoh prej vitesh. Kemi konsumuar një sallatë dhe kemi pirë një birrë. Po të kisha gjë nuk do ta takoja në publik?

Veliaj gënjen, edhe në qëndrimin e tij publik sepse nuk e ka takuar në holl prokurorin e Tiranës, por prokurori ka hyrë në restorant dhe e ka pritur të paktën 15 minuta Veliajn për të drekuar.

Më tej ai tha: ?Unë me prokurorë me zyrtarë takohem non stop. Unë sot jam takuar me të gjithë drejtuesit e policisë. Aty veliaj fushajishte gazetari i Shkëlzenit e pashë e përshendeta. Unë e kuptoj zellin politik por nuk kam asgjë për të fshehur dhe prandaj u takuam publikisht?,

Veliaj është i akuzuar dhe me dosje në prokurori. Si mund të drekojë i akuzuari me prokurorin që ka dosjet? Çfarë do thuhej në rast se Shullazi drekonte me prokurorin e çështjes?

Në një vend  ku funksionon ligji dhe rregullat e demokracisë prokurori të paktën duhet të ishte dorëhequr, pa folur më tej që ndaj tij duhet të fillonte hetim penal.

Sa për Skëlzenin dhe gazetarët e tij, Veliaj i di mjaft mirë, sepse ata që Shkelzeni ka përdorur dje, Veliaj sot i ka marrë nën sqetull. Ndoshta mund të ketë ngelur tek tuk ndonjë gazetar i Shkëlzenit, por kjo nuk ka lidhje me Citynews dhe ne si redaksi. Ata që i kanë mbetur i ka Shkëlzeni rreth e rrotull, ata që i kanë ikur i ka marrë Veliaj.

Por le ta mësojë. Njeriu i Berishës dhe i përdorur prej ish-kryetarit demokrat është Veliaj, i cili në vitet 2003 ? 2005, më shumë fliste me Shkëlzen Berishën se me mamin në telefon. Gjithmonë për të ?mirën? e socialistëve, duke çuar demokratët në protesta kundër qeverisë Nano.

Veliaj është Rilindasi i radhës, i korruptuari i radhës, hajduti i radhës, sekseri i radhës, sharlatani i radhës, palaçoja i radhës që punoi për të shkatërruar pushtetin e socialistëve që atë ta gëzonte ai dhe kryeministri i tij. Veliaj kur nuk di ç?të veliaj-mashtro-2thotë, një e bën të Berishës dhe Shkëlzenit, tjetrin të Nanos, tjetrin të Metës, pasi kështu është mësuar. Kazani i tij mediatik, i cili kontrollohet sa në Bashkinë e Tiranës e sa nga Fuga në kryeministri, nuk mund të na ndalin në misionin tonë.

E vërteta është e vërtetë, e thotë Berisha, Rama, Nano, Meta, politikanë apo qytetarë, gazetarë apo kazanët e qeverisë. Veliaj ndoshta vuan nga një sëmundje. Ajo e mashtrimit pa limit. Ndoshta është i vetmi në politikën shqiptare që s?ka thenë kurrë një të vërtetë. E dimë që i dhëmb, behet nervoz, por këtu do jemi jo vetëm ne por dhe shumë të tjerë, për ti thënë publikisht të vërtetat jo kryebashkiakut, por kryemashtruesit të Tiranës. Të Saliut apo Efendiut, Lalit apo pjeshkave të Rilindjes, fotot janë të vërteta dhe ju Erion ishit në një takim ku personi përballë ishte prokurori i Tiranës që ka dosjet e tua.

Tani po të drejtojmë një pyetje si redaksi. A e ke punësuar ti Erion Veliaj gruan e prokurorit Fusha në bashkinë e Tiranës? Sepse fotot nuk të mjaftuan. Le ta shkojmë më tej. E dimë që të djeg kur të nxjerrim gënjeshtrat e mashtrimet, si për lejet e ndërtimit, kopshtet e papërfunduara, tenderat dhe abuzimet. Një person nën hetim nuk mund të drekojnë me një prokuror që i ka dosjet edhe pse mund ti ketë marrë gruan në punë apo ika shkuar në dasmën e djalit./citynews

Ja denoncimet e citynews për Veliaj

Video/ Nga rubrika: Si mashtron Erion Veliaj

EKSKLUZIVE FAKTI/ Si gënjen Erion Veliaj për kopshtet dhe çerdhet në Tiranë

FOTOT- Si gënjeu Erion Veliaj për lejet e ndërtimit/ Firmosi në shtator

FOTOT- Si gënjeu Erion Veliaj për lejet e ndërtimit/ Firmosi në shtator

FOTOT/Qendra e Tiranës do betonizohet më tej/Veliaj rikthen kullën në krah të hotel Tiranës?!

Veliaj, fiku i rrezikuar SOROS në Tiranë





Lajmet e fundit nga