web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Jep dorëheqjen Menduh Thaçi

22 Dhjetor 2016, 18:24, Aktualitet CNA

Kryetari i PDSH Menduh Thaçi, ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë.

Dorëheqja e tij lidhet me humbjen e thellë të PDSH në zgjedhjet e parakohshme parlamentare duke rënë nga 7 mandate në 2 të tilla.

Përmes një postimi ne rrjetet sociale, Thaçi shprehet se Partinë Demokratike Shqiptare do t?a drejtojë në mënyrë kolektive Këshilli Drejtues deri në Kongresin e jashtëzakonshëm.

Postimi i kryetarit të PDSH-së

Të dashur miq, sapo dorëzova dorëheqjen e parevokueshme nga posti i Kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare, Këshillit Drejtues të PDSH-së. Partinë Demokratike Shqiptare do t?a drejtojë në mënyrë kolektive Këshilli Drejtues deri në Kongresin e jashtëzakonshëm, data e mbajtjes e të cilit do të caktohet nga Kuvendi Qendrorë i Partisë. Koordinatorë i aktiviteteve u emrua Sekretari i Përgjithshëm z.Azem Sadiku, ndërsa unë mbetem ushtarë i bindur i Partisë Demokratike Shqiptare.





Lajmet e fundit nga