Vrasja e efektivit/ Xhaxhai i Enea Mekollit ngre akuza: Ishin pa asnjë lloj mbrojtjeje
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Në një shkrim të tijin, analisti Fatos Lubonja, thotë se Tirana është futur nën rrjetën e merimangës së droguar. Ai shprehet se Tirana e projektuar sipas një urbanistike për të qenë, nga pikëpamja e sistemit rrugor, e ngjashme me rrjetën e merimangës, ka kaq kohë që ka rënë në duart e një merimange të droguar nga pushteti dhe nga paraja.
Më poshtë, shkrimi i plotë i Lubonjës publikuar në Panorama
Dje pasdite, për të përshkuar me makinë rrugën nga një pikë brenda Tiranës për në shtëpinë time, që rëndom e kam kryer për 10 -15 minuta, m?u deshën 45 minuta. U gjenda në mes të një lumi makinash që ecte me shpejtësinë e breshkës. I shikoja shoferët dhe pasagjerët të strukur secili në makinën e tij, duke thithur tym karburanti pa fund me detyrim dhe përcaktim. Ishte mbrëmje dhe të gjithë mezi prisnin të mbërrinin në shtëpi të lodhur pas pune. Jam i bindur se, ashtu si unë, të gjithë turfullonin me vete për shkakun e kësaj pengese dhe stresi që u shtohet streseve dhe pengesave që shoqërojnë ditën e shqiptarëve në këtë vend, ku duket se çdo hap i njërit është pengesë e tjetrit.
Të vinte të mendoje për një çast se të gjithë ata njerëz në atë lumë makinash, sikur të bëheshin bashkë, të zbrisnin nga makinat e tyre, mund të bënin çudira. Për shembull, mund t?i flaknin tej pengesat prej llamarine me të cilat ua kanë bllokuar rrethrrotullimin e qendrës pa i pyetur, për ta kthyer në një shesh pedonal absurd, e t?u japin kështu një mësim këtyre maskarenjve që as nuk i provojnë këto mundime, sepse ua hapin rrugën me eskorta arrogante e të dhunshme. Por jo. Në atë ecje prej breshke ndihej edhe një nënshtrim i madh ndaj fatit. Ashtu si kanë duruar që maskarenjtë t?ua kthejnë qytetin nga këmbësorësh në qytet makinash, duke ua bërë trotuaret vetëm gjysmë metri, tani u duhet të durojnë kur u thonë ?nuk na rruhet për makinat, ecni më këmbë!? Më shumë se gjithçka te shoferët ndihej kujdesi se mos i gërvishtje makinën tjetrit ? se atëherë do të bëhej nami, ? se dihet se për një makinë të gërvishtur shqiptarët janë gati të ulërasin pa fund, paçka se mund të ecin me vite pa bërë zë në rrugë gjithë gropa që ua bën copë makinat apo në situata si kjo që po përshkruaj. Në fakt, ecja me makinë ndaras nga njëri-tjetri në kushtet e ditës së mbrëmshme është ndoshta metafora më e goditur e ecjes së shqiptarit këta 25 vjet. Çdo shofer kujdeset vetëm që t?i hapë rrugën ndonjë më të forti e se si t?ia hedhë ndonjë më të ngathëti që ka përpara, për ta kaluar, por kurrsesi për të ndërtuar rrugë ku të gjithë të ndihen mirë e të respektuar. Secili ecën në trajektoren e vet absurde, dhe pa lidhje me tjetrin. Është ecja në rrjetën e merimangës së droguar.
Ç?është kjo merimanga e droguar dhe ç?lidhje ka me Tiranën? ? do të pyesë lexuesi që ka parë titullin e këtij shkrimi. Ja, po e shpjegoj. Më së pari dua të them se nuk është gjetje e imja. Diku e kam lexuar, apo ma kanë treguar, shumë kohë më parë dhe i kërkoj ndjesë autorit që nuk ia kujtoj emrin. Më duket se është holandez, apo gjerman.
Sipas autorit, Tirana është projektuar nga urbanistët italianë mbi konceptin e rrjetës së merimangës. Në fakt, po ta shikosh planimetrinë e vjetër të Tiranës, ajo i shëmbëllen vërtet një rrjete merimange. Nga qendra, ku fillon rrjeta, dalin vertikalet më të trasha, si Rruga e Kavajës, Rruga e Durrësit (të cilat janë projektuar që të dyja që të shohin simbolet e qytetit, Xhaminë e Et?hem Beut dhe Kullën e Sahatit), dy bulevardet, Rruga e Dibrës, rruga midis Pallatit të Kulturës dhe Xhamisë, të cilat, pastaj, përshkohen e lidhen me tërthoret më të holla në formë unazash koncentrike, të cilat, nga ana e tyre, lidhen me kapilarët, rrugicat.
Sipas studiuesve, rrjeta e merimangës e ndërtuar kështu ka nacionalitetin e vet, sepse evolucioni i ka mësuar merimangës se kjo është mënyra më e shkurtër dhe më efikase për t?u ndërtuar një rrjetë, duke nisur nga qendra e duke u zgjeruar. Mirëpo, çfarë kanë bërë shkencëtarët? ? gjithmonë sipas autorit holandez apo gjerman. Ata kanë marrë një merimangë dhe i kanë dhënë të marrë pak drogë. A e dini çfarë ka ndodhur? Merimanga nuk e ka humbur instinktin për të ndërtuar rrjetën, që është edhe mënyra e saj e mbijetesës, por, në vend të rrjetës racionale funksionale, ka ndërtuar një rrjetë të çmendur, kaotike dhe jofunksionale.
Besoj se lexuesi, veçanërisht banorët e Tiranës, tani e kuptojnë se ku e kam fjalën. Tirana e projektuar sipas një urbanistike për të qenë, nga pikëpamja e sistemit rrugor, e ngjashme me rrjetën e merimangës, ka kaq kohë që ka rënë në duart e një merimange të droguar nga pushteti dhe nga paraja. Rezultatin e provon çdokush, përveç merimangës që vazhdon të punojë e droguar. Rrjeta është bërë e po bëhet gjithnjë e më kaotike, më e çmendur, e më jofunksionale.
Sigurisht kjo është një metaforë dhe si çdo metaforë ka edhe kufizimet e veta. Merimanga e droguar me një rrjetë të çmendur jofunksionale ngordh. Ose e zhdroguar fillon ndërton një rrjetë tjetër. Po ne çfarë do të bëjmë kur shohim se kjo e jona nuk jeton dot pa drogë? Do të ngordhim së bashku me të, apo do të gjejmë rrugë për ta shpëtuar qytetin (dhe gjithë Shqipërinë) nga kthimi në një rrjetë të çmendur dhe vrastare merimangash të droguara?
Shtetasi Erion Braçe është marrë i pandehur nga Gjykata e Ti...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nuk ndalet me ...
Kush nuk e di ende se çfarë është kodi për ulje, do të çudit...
Vendi se ku shumica e tradh♪7tive fillojnë është zbuluar dhe...
Meshkujt kërkojnë romancë jashtë martese, ndërkaq problemet ...
20 vjet pas rënies së firmave piramidale, mashtrimet në shum...
Z. Vasili, Gjykata Kushtetuese mori sot vendimin për Ligjin ...
Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit te Gjykates Kusht...
SHÇBA arreston 2 punonjësit e policisë, neglizhuan gjatë det...
Megjithëse, kam rreth 15 vjet që jam pjesë e politikës, nuk ...
Sekuestrohen 23 kg lëndë narkotike e dyshuar si Marijuanë, n...
Shkëlqim Selami, deputeti i zgjedhur nga LSI qe ka kaluar m...
Kreu i PD, Lulzim Basha i cili vizitoi efektin e plagosur th...
Gjykata Kushtetuese rrëzoi sot kërkesën e Partisë Demokratik...
Deputeti i LIBRA Ben Blushi, ka qenë mjaft i ashpër me kryem...
Faktori kalolik ka qene nje nder faktoret me te rendesishem ...
Autoritetet nuk kanë dhënë asnjë detaj për autorizimet telef...
Ditët e fundit vendi është kalpuar nga një debat artistiko p...
Zbardhen detaje nga arratisja e Edison Pulës, 9 orë pasi u a...
Thellohen skandalet e Erion Veliajt. Pas një serie veprimesh...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...