Tërmeti i fuqishëm godet Greqinë
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Gazetari Artan Hoxha dje ka hedhur një ?bombë? në emisionin Opinion në TV Klan, e cila në fakt është kaluar pa u vënë re nga mediat.
Sot, në një opinion të tij, gazetari Blendi Fevziu shkruan: Gazetari Artan Hoxha ka bërë një deklaratë befasuese dje në emisionin Opinion. Duke folur për Klemend Balilin dhe mos-arrestimin e tij, ai ka deklaruar se disa kohë më parë, sipas sistemit TIMS, Klemend Balili ka udhëtuar nga Shqipëria në drejtim të Dubait i shoqëruar nga një ministër aktual i qeverisë së majtë.
Hoxha nuk ka dhënë më shumë detaje, por ai ka sqaruar se këtë fakt e di edhe prokuroria që e ka ndeshur gjatë hetimeve dhe madje ai e ka përmendur për herë të parë po në emisionin Opinion në Maj 2016.
Hoxha sqaroi se në kohën e udhëtimit, Balili nuk ishte në kërkim, madje me gjasë ka qenë një zyrtar i qeverisë, por shoqërimi me një ministër, mund të hapë debate mbi mbështetjen politike të tij. Edhe pse në atë kohë, Balili nuk kishte asnjë aktivitet brenda territorit shqiptar dhe as ndonjë llogari të hapur
me ligjin.
Hoxha nuk sqaroi se kush është Ministri. Por ai garantoi se ky fakt është i vërtetë dhe dihet nga autoritetet. Nuk dua as ta paragjykoj dhe as ta konfirmoj Artan Hoxhën, por deklarata e tij kërkon një verifikim më të plotë. Nëse ajo është e vërtetë, ngre një seri pyetjesh thelbësore:
Cili është pra Ministri që ka udhëtuar nga Tirana në Dubai me Balilin?
Cili ka qene shkaku i udhëtimit?
Dhe cfarë i lidhte këta dy persona??
Këto pyetje që drejton Fevziu, duhet të gjejnë përgjigje nga policia e shtetit, por le të shikojmë disa detaje, të cilat ngrenë dyshime për ndoshta një nga emrat e qeverisë ?Rama?.
Gazetari Hoxha është kujdesur të japë disa të dhëna. Ai thotë se udhëtimi është bërë në kohën kur Klement Balili ka qenë zyrtar. Të njëjtën gjë, që Balili është zyrtar dhe që nuk ka pasur asnjë hetim ndaj tij deri në maj të këtij viti, na e ka thënë edhe Ylli Manjani, ministri ynë i Drejtësisë.
Një tjetër person i përfolur për lidhjen me Klement Balilin është kreu i Kuvendit Ilir Meta, por në rast se do të ishte ky i fundit do të kishim pasur një tjetër reagim. Ndërkohë, gazetari e konfirmon si ministër aktual të qeverisë. Pra, përjashtohen ministrat e larguar nga
detyra nga kreu i qeverisë.
Në anën tjetër kemi një tjetër ministër të përfshirë në debatin për Klement Balilin. Ai është Saimir Tahiri, i cili sot deklaroi se Balili nuk ka për ti shpëtuar policisë. Ambasadori amerikan dje foli ashpër duke treguar se Agjencitë ligjzbatuese të SHBA i kanë thënë zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të arrestojnë Balilin.
I vetmi njeri, i cili çuditërisht është përfshirë që në fillim në këtë ngjarje dhe ka folur edhe atje ku nuk është akuzuar, si në rastin e djeshëm, apo i ka dalë edhe në mbrojtje Klement Balilit, kur në maj të 2016 thotë se nuk ka asnjë akuzë ndaj tij, është Ylli Manjani.
Në fakt, ambasadori amerikan, dje na tha se akuza ekzistonte prej 7 muajsh, ndoshta edhe më parë, pasi 7 muaj ishte koha që ai e nxiste të kryente veprimet.
Por, a mund të kishte Prokuroria një dosje, e cila nuk ishte kaluar më parë në Ministrinë e Drejtësisë? Pra, koha përkon që akuza të jetë më përpara se koha kur ka folur Ylli Manjani. Por, edhe në qoftë ndryshe, 7 muaj nga 14 dhjetori, i bie maj, pikërisht në momentin kur Manjani thoshte se nuk ka akuzë.
Ajo që ra në sy këto kohë ishte fakti që PS dhe LSI kërkonin ta kalonin secila tek pala tjetër mbështetjen politike ndaj Balilit. Në fakt, Balili ka qenë një drejtor i LSI-së në Sarandë edhe pse me ndihmën e PD-së ai po shitet si njeriu i Edi Ramës, jo se nuk ka pasur mbështetjen e PS-së, pasi dy forcat janë aleate në qeveri dhe përgjegjësinë për gjithçka e kanë të dyja bashkë.
Citynews kontaktoi me gazetarin Artan Hoxha, i cili tha se personi që ka udhëtuar me Balilin është një
ministër në qeverinë ?Rama 2? dhe nuk pranoi të prononcohej më tej.
Në qeverinë Rama 2 apo 3, ndryshime janë vetëm dy ministra, Ylli Manjani dhe së fundmi Sokol Dervishi.
Manjani ka thënë publikisht se nuk ka akuzë për Balilin, por sot mediat raportojnë se urdhër-arresti ndërkombëtar ka 8 muaj që ndodhet në Shqipëri. Përtej pyetjeve të Blendi Fevziut, rezulton se Balili ka qenë drejtor i LSI-së, Ilir Meta, miku i tij. E kemi edhe në inagurimin e hotelit ?Santa Quaranta?.
Pra, kemi një aks Balili, LSI, Ilir Meta, ministra të quajtur nga Artan Hoxha të majtë, dhe ndoshta një nga emrat që mund të aludohet është ministri i Drejtësisë Ylli Manjani. Zoti Manjani është disi kontradiktor që në fillesat e tij e deri tani në qëndrimet ndaj Balilit.
Duke ditur që Balili ka qenë edhe një drejtor i LSI-së, të shumta janë dyshimet që njeriu, i cili mund të ketë udhëtuar me ?Eskobarin? e Ballkanit mund të ketë qenë ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, por këtë mund ta faktojë apo vërtetojë një hetim i thelluar, i cili duhet të zbardhë patjetër këtë skandal. Hetimi mund të mund të shpëtojë nga aludimi ministrin Manjani dhe të nxjerrë në dritë se kush është ministri aktual që ka udhëtuar kohë më parë me Klement Balilin drejt Dubait. Manjani ndoshta duhet të tregojë apo ti përgjigjet pyetjes a ka qenë në fund të vitit 2014 udhëtues në Dubai./citynews
Me ndryshimet e reja në Gjermani është lejuar së fundmi që k...
O Klement Balili, bela’ me ty o burr i dheut. Je tepër i vës...
Ranier Deville ka lënë në mes detyrën si shef i misionit EUR...
Sot ne mengjes, rreth orës 06:30, në autostradën Durrës-Tira...
Dështimet me konkurset publike të punësimit kanë bërë që qev...
Faqet e para te gazetave per ditën e sotme....
Në konferencën e fundit të shtypit për vitin 2016, President...
Dashi 21. mars – 20. prillDite e sotme nuk do jete aspak pas...
Konstantja e shpejtësisë së dritës është e barabartë me koor...
Të mos bësh asgjë është e bukur, jo vetëm për shkak se kjo n...
Më 9 korrik 1946 u nënshkrua në Tiranë, Traktati i Miqësisë ...
Kastriot Myftaraj ishte sot i ftuar në emsionin Zonë e Lirë ...
Të ftuar në emisionin Zonë e Lirë, Robert Aliaj dhe Kastriot...
Thellohet skandali i projektit “Veliera” në bregdetin e Durr...
Të gjithë e dinë se femrat në një marrëdhënie kërkojnë dashu...
Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti sot në Kuvend Ndihmës...
Modelja dhe balerina e njohur ishte e ftuar ditën e stome në...
Në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në një dyqan interneti, k...
Gazetari Artan Hoxha ka bërë një deklaratë befasuese dje në ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...