Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta mori pjesë në Konferencën Vjetore të Avokatit të Popullit me temë ?Ndërthurja e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe të Drejtave të Njeriut ? Synimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe roli i Institucioneve të të Drejtave të Njeriut në implementimin e tyre?.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Avokati i Popullit, z. Igli Totozani, Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, z. Donald Lu, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, znj. Ermonela Felaj, Koordinatori Rezident i OKB-së në Shqipëri, z. Brian J. Williams, Ambasador i Mbretërisë së Danimarkës në Shqipëri, z. Mads Sandau-Jensen, etj.
Në fjalën e mbajtur në këtë konferencë, z. Ilir Meta tha se është e rëndësishme për politikanët dhe ligjbërësit të përkushtohen më shumë për zbatimin me sukses të ?Axhendës 2030?, sepse ajo ofron një vizion të ri dhe transformues të zhvillimit të qëndrueshëm universal, të bazuar në të drejtat e njeriut, të ndjeshëm ndaj çështjeve të barazisë gjinore, të integruar, për një mjedis të shëndetshëm.
?Me këtë vizion, ?Axhenda 2030? përmban një premtim të përbashkët që askush të mos lihet pas, për të eleminuar diskriminimin dhe pabarazitë, dhe për të siguruar që objektivat në të ardhmen të arrihen për të gjithë, me një fokus të veçantë për ata që kanë mbetur në varfëri apo prapambetje përmes përfshirjes. Në zbatimin e kësaj axhende mjaft të rëndësishme, besoj se edhe në vendin tonë, hapen shanse të reja për forcimin e të drejtave të njeriut, në mënyrën se si ne i hartojmë dhe më pas i zhvillojmë politikat kombëtare, duke e ndërthurur aksionin tonë politik me aktorë të tjerë të domosdoshëm dhe të pazëvendësueshëm si institucionet e pavarura dhe organizatat e shoqërisë civile?, – tha z. Meta, duke theksuar se Kuvendi është përpjekur gjatë këtyre viteve të punojë më shumë në këtë drejtim, pasi beson në bashkëpunimin dhe rolin e institucioneve të pavarura e të shoqërisë civile, grupeve të interesit, si faktor kyç për zhvillimin social dhe ekonomik të vendit.
?Aktiviteti ynë është përqendruar në afrimin e mëtejshëm të publikut tek Parlamenti, pasi besojmë se një qasje e fortë dhe më e shëndetshme ndaj transparencës dhe përfshirjes së publikut në veprimtarinë e Kuvendit dhe të Komisioneve, i mundëson shoqërisë civile, mediave dhe aktorëve të tjerë për të debatuar, për të hetuar, por edhe për të sfiduar në mënyrën e ushtrimit të pushtetit gjithnjë në interes të qytetarëve?, – vijoi Kryetari i Kuvendit.
Gjithashtu, z. Meta theksoi se në rrethanat aktuale të zhvillimeve globale duhet të jetë në qendër të vëmendjes ndjeshmëria ndaj problemeve të larta sociale dhe frustrimeve shoqërore të cilat lidhen ngushtë me të drejtat ekonomike të qytetarëve, me të drejtat civile e politike, si dhe me të drejtën për zhvillim.
Kryetari i Kuvendit nënvizoi se reformat e ndërmarra gjatë viteve të fundit, përbëjnë një angazhim serioz dhe afatgjatë për një shoqëri ku respektohet dinjiteti njerëzor dhe ku e drejta për zhvillim duhet të fitojë një dimension të ri.
?Dhe jo rastësisht edhe një ndër prioritetet më të rëndësishme lidhur edhe me axhendën tonë të ecjes më tej drejt anëtarësimit në BE është gjithmonë çështja e të drejtave të njeriut. Në mënyrë të veçantë do të veçoja këtu reformën në drejtësi si kryefjala e aktualitetit politik, pasi ajo është reforma më e rëndësishme nga zbatimi dhe suksesi i të cilës varet shumë edhe suksesi i të gjithë reformave të tjera. Jo vetëm atyre që kanë të bëjnë me 5 prioritetet kyçe, por në të gjitha aspektet, ndaj është mjaft e rëndësishme që sa më shpejt të kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese që do t?i hapë rrugën zbatimit të shpejtë të ligjit për Vetting-un dhe zbatimit e të gjithë kësaj reforme në një mënyrë sa më të suksesshme?, – shtoi z. Meta, teksa u shpreh se forcimi i zbatimit të ligjit në mënyrë të drejtë e të barabartë, është shumë i rëndësishëm, jo vetëm për të luftuar korrupsionin, jo vetëm për të forcuar institucionet dhe besimin e qytetarëve tek institucionet, por është një garanci thelbësore për të gjithë të drejtat e njeriut dhe garantimin në përfshirjen sociale.
Ndërsa, Avokati i Popullit, z. Igli Totozani, tha se në shtator të 2015-s Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi axhendën 2030 e fokusuar në 17 objektiva kryesore të zhvillimit të qëndrueshëm dhe në 169 nënobjektiva të tyre të cilat drejtpërdrejtë ose tërthorazi pasqyrojnë standardet e të drejtave të njeriut dhe integrimin e parimeve të ndërlidhura me të drejtat e njeriut të tilla si pjesëmarrja, përgjegjshmëria, mosdiskriminimi.
?Shumë njerëz sot janë të mënjanuar, sidomos ata më të varfrit dhe ata në pozitë të pafavorshme për shkak të gjinisë, moshës, paaftësisë, përkatësisë etnike apo vendndodhjes gjeografike. Ende sot ekzistojnë boshllëqe të mëdha midis familjeve që jetojnë në zonat rurale dhe urbane si dhe shumë familje që jetojnë në varfëri absolutet dhe ekstreme, duke u privuar nga ofrimi dhe aksesi në shërbimet bazike. Shqipëria tashmë ka përfaqësuar objektivave e zhvillimit të qëndrueshëm dhe e gjithë puna jonë e përbashkët, institucionale midis shumë aktorëve si parlamenti, qeveria, pushteti vendorë, bizneset, shoqëria civile duhet të bazohen në objektivat me një fokus kryesore, në zhdukjen e varfërisë, të pa barazisë dhe realizimit të dinjitetit njerëzor?, – deklaroi ndër të tjera z. Totozani.
Fjala e plotë e z. Ilir Meta
Është kënaqësi të marrë pjesë në këtë aktivitet mjaft domethënës pasi ?Axhenda 2030?, ?për popujt, planetin, prosperitetin, paqen dhe partnershipin?, është mjaft e rëndësishme për drejtimin e politikës globale dhe kombëtare për të ardhmen, duke ofruar një ndryshim paradigmë në modelin dominant të zhvillimit.
Është e rëndësishme dhe e domosdoshme për ne si politikanë dhe ligjbërës të përkushtohemi më shumë për zbatimin me sukses të kësaj axhende, sepse ajo ofron një vizion të ri dhe transformues të zhvillimit të qëndrueshëm universal, të bazuar në të drejtat e njeriut, të ndjeshëm ndaj çështjeve të barazisë gjinore, të integruar, për një mjedis të shëndetshëm dhe në shërbim të njerëzve
Me këtë vizion, ?Axhenda 2030? përmban një premtim të përbashkët që askush të mos lihet pas, për të eliminuar diskriminimin dhe pabarazitë, dhe për të siguruar që objektivat në të ardhmen të arrihen për të gjithë, me një fokus të veçantë për ata që kanë mbetur në varfëri apo prapambetje përmes përfshirjes.
Në zbatimin e kësaj axhende mjaft të rëndësishme, besoj se edhe në vendin tonë hapen shanse të reja për forcimin e të drejtave të njeriut, në mënyrën se si ne i hartojmë dhe më pas i zhvillojmë politikat kombëtare, duke e ndërthurur aksionin tonë politik me aktorë të tjerë të domosdoshëm dhe të pazëvendësueshëm si institucionet e pavarura dhe organizatat e shoqërisë civile.
Ne në Kuvend jemi përpjekur gjatë këtyre viteve të punojmë më shumë në këtë drejtim, sepse besojmë në bashkëpunimin dhe rolin e institucioneve të pavarura dhe të shoqërisë civile, dhe të gjithë grupeve të interesit, si faktor kyç për zhvillimin social dhe ekonomik të vendit, por edhe të çdo komuniteti.
Aktiviteti ynë është përqendruar në afrimin e mëtejshëm të publikut tek Parlamenti, pasi besojmë se një qasje e fortë dhe më e shëndetshme ndaj transparencës dhe përfshirjes së publikut në veprimtarinë e Kuvendit dhe të Komisioneve, i mundëson shoqërisë civile, mediave dhe aktorëve të tjerë për të debatuar, për të hetuar, por edhe për të sfiduar në mënyrën e ushtrimit të pushtetit gjithnjë në interes të qytetarëve.
Në rrethanat aktuale të zhvillimeve globale, për ne gjithashtu në të gjithë këtë rajon mjaft të rëndësishëm të Evropës, duhet të jetë në qendër të vëmendjes ndjeshmëria ndaj problemeve të larta sociale dhe frustimeve shoqërore të cilat lidhen ngushtë me të drejtat ekonomike të qytetarëve tanë, me të drejtat civile dhe politike, si dhe me të drejtën për zhvillim.
Pas janë këto pakënaqësi sociale, janë këto frustrime shoqërore që shpesh herë më pas përdoren nga populistët dhe nacionalistët për të avancuar axhendat e tyre që shkojnë kundër stabilitetit, kundër integrimit evropian dhe njëkohësisht edhe kundër objektivave të ?Axhendës 2030?.
Ndaj unë besoj se ?Axhenda 2030? dhe 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të saj, na ndihmojnë edhe ne mjaft për të përmirësuar e përshtatur politikat tona kombëtare, me qëllim që ato të reflektojnë tërësisht obligimet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Siç përcaktohet në objektivat ambicioze të kësaj Axhende gjithëpërfshirëse, ne duhet të angazhohemi akoma më tepër ndaj njerëzve të prekur nga varfëria për të rritur aksesin e tyre në kujdesin cilësor shëndetësor, të arsimit, në aksesin për shërbimet për ujin e pijshëm, për kanalizimet, për mjedisin, dhe patjetër për punësimin, sidomos mjaft e rëndësishme kjo për të rinjtë tanë.
Komuniteti rom, egjiptian në mënyrë të veçantë duhet të përfshihen akoma më mirë në programet e strehimit, të arsimit dhe të punësimit.
Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të kësaj axhende angazhojnë një tërësi aktorësh kyç në nivel global, rajonal, kombëtar dhe lokal, ku veç mbajtësve të të drejtave përfshihet edhe Parlamenti, dhe autoritetet lokale, biznesi, akademitë, organizatat joqeveritare dhe shoqëria civile.
Më shumë se kurrë, sot në frymën e kësaj Axhendës, nevojitet adoptimi i një qasjeje të bazuar tek të drejtat e njeriut në të gjitha fazat e planifikimit, programimit dhe zbatimit, qasje e cila gjithmonë duhet të prevalojë mbi çdo rrethanë.
Ky zhvillim përcaktues në nivel global përbën edhe bazën referuese të të gjithë veprimtarisë së shtetit, të institucioneve dhe të shoqërisë sonë, ku Kuvendi luan një rol mjaft të rëndësishëm në procesin ligjbërës me qasjen dhe vizionin tashmë të qartë se, ?Askush nuk duhet të lihet pas”, në rrugën e zhvillimit shumëdimensional të shtetit dhe shoqërisë sonë.
Reformat e ndërmarra gjatë viteve të fundit, përbëjnë një angazhim serioz dhe afatgjatë për një shoqëri ku respektohet dinjiteti njerëzor dhe ku e drejta për zhvillim duhet të fitojë një dimension të ri.
Dhe jo rastësisht edhe një ndër prioritetet më të rëndësishme lidhur edhe me axhendën tonë të ecjes më tej drejt anëtarësimit në BE është gjithmonë çështja e të drejtave të njeriut.
Në mënyrë të veçantë do të veçoja sot këtu reformën në drejtësi si kryefjala e aktualitetit politik, pasi ajo është reforma më e rëndësishme nga zbatimi dhe suksesi i të cilës varet shumë edhe suksesi i të gjithë reformave të tjera, jo vetëm atyre që kanë të bëjnë me 5 prioritetet kyçe, por në të gjitha aspektet, ndaj është mjaft e rëndësishme që sa më shpejt të kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese që do t?i hap rrugën zbatimit të shpejtë të ligjit për Vetting-un dhe zbatimit e të gjithë kësaj reforme në një mënyrë sa më të suksesshme.
Sepse forcimi i zbatimit të ligjit në mënyrë të drejtë dhe të barabartë, është shumë e rëndësishme, jo vetëm për të luftuar korrupsionin, jo vetëm për të forcuar institucionet dhe besimin e qytetarëve tek institucionet, por është një garanci thelbësore për të gjithë të drejtat e njeriut dhe garantimin në përfshirjen sociale.
Ndaj në të gjithë këtë aksion nuk mund të kemi suksesin e duhur edhe pa bashkëpunimin, partneritetin dhe sinergjintë e duhura në bashkëpunim të ngushtë edhe me institucionin e Avokatit të Popullit, gjë për të cilën duhet të punojmë më tej për të forcuar edhe pavarësinë e këtij institucioni, sidomos atë teknike dhe atë financiare, dhe në këtë rast unë do të falënderoja të gjithë ata që e kanë mbështetur këtë institucion, natyrisht duke u bashkuar falënderimit të z. Totozani për Mbretërinë e Danimarkës dhe me Ombudsmanin e Danimarkës, por edhe në vende të tjera.
Avokati i Popullit ka një rol unik e ndërlidhës ndërmjet aktorëve të ndryshëm, për rritjen e transparencës, pjesëmarrjes dhe gjithëpërfshirjes.
Ndaj edhe Kuvendi i Shqipërisë e ka mbështetur forcimin e peshës së këtij institucioni, duke besuar në rolin e tij kyç për rritjen e ndërgjegjësimit, ndërtimit të besimit dhe promovimit të dialogut dhe përpjekjeve të përbashkëta për një qasje dhe politikëbërje të bazuar në të drejtat e njeriut.
Dhe mendoj që fakti më i mirë për këtë është kërkesa e vazhdueshme e grupeve të cilat ndihen të papërfshira apo të cenuara në të drejtën e tyre, drejtuar Avokatit të Popullit për ta përdorur këtë institucion mjaft të rëndësishëm si një garant për t?i bërë të ditura shqetësimet e tyre dhe për të kërkuar reflektimin e tyre nga të gjitha institucionet shtetërore, qeveritare dhe publike në vend.
Besoj se ne të gjithë kemi përkushtimin dhe vullnetin për të punuar më shumë dhe më me modesti me njëri-tjetrin për një shoqëri më të drejtë, më të të hapur, më përfshirëse në mënyrë që ato të jetë më e denjë e më të ndjeshme ndaj të drejtave të njeriut.
Duke ju përgëzuar për këtë konferencë dua t?ju sigurojë për mbështetjen tonë si Kuvend gjithnjë e më të madhe për këtë institucion, por edhe për këtë ?Axhendë 2030? që shkon në mënyrën më kuptimplote paralelisht edhe me axhendën tonë të anëtarësimit në BE.
Në një dalje për mediat kryeministri Edi Rama foli për shpër...
Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, sot reagoi ashpër ndaj polic...
Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë Donald Lu po zhvillon një tak...
Djali i ish-kryeministrit Fatos Nano është proceduar penalis...
Ish-ministri i Brendshem Flamur Noka, ka reaguar menjehere p...
Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë Donald Lu, ka qenë mjaft i as...
Ministri Transportit Sokol Dervishaj ka urdhëruar ARRSH, dhe...
Komisioni i Jashtëm ka miratuar dje nen për nen projektbuxhe...
Një 40-vjeçar ka vrarë veten me çifte, në fshatin Kovaçe të ...
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë të m...
Qendra Kulturore “Dhimiter Orgocka”, ish-kinemaja e qytetit ...
Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë Donald, Lu ka filluar mëngjes...
Forca më e madhe politike në vend po mer një goditje fatale ...
The CV Corporation was founded last year after observing the...
Kantautori i mirënjohur pas një konflikti të vazhdueshëm me ...
Një 55-vjeçar në Kuçovë, ka përfituar urdhër-mbrojtjeje pas ...
Një nga godinat simbol dhe më të vjetra në qytetin e Maliqit...
Dite e bekuar dhe e mbushur me emocione te forta do jete kjo...
Rasputin. Këshilltari privat i carit të fundit të Rusisë Nik...
Gazeta kroate “Vecernji list” ka publikuar një dokument, sip...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...