web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Komisioni për përgjimet/Noka: Mua as te maja e këpucës nuk më afrohen këta e ata që do vijnë

13 Dhjetor 2016, 10:35, Aktualitet CNA

Në seancën e sotme në komisionin hetimor parlamentar për pajisjen e përgjimit MSI Catcher, ishte thirrur si dëshmitar zyrtari i Policisë së Shtetit Ardian Çipa, i cili në asnjë moment nuk i është përgjigjur me detaje pyetjeve të kryetarit të komisionit Flamur Noka apo anëtarëve të tij, për shkak se e vetmja që gjë tregonte ishte se dëshminë ai e kishte dhënë në Prokurori e cila ka nisur procedim penal për këtë çështje dhe është ende në hetim.

?Kodi i heshtjeve të vendosur nga ministri, drejtori, s?e them unë, është një gjë që u bë publike që dje në mëngjes që filluam komisionin dhe po vazhdon, kanë të gjithë një zhargon të përcaktuar qartë me të cilin i përgjigjen komisionit.

Kodi i heshtjes nuk shpëton asnjë njeri, është e rëndë që të funksionojë te ministri dhe drejtuesit e lartë të policisë, kodi i heshtjes është kodi i mafias, s?bën vaki në asnjë vend të botës se që këtu ka hije të mëdha dyshimi në funksionimin e shtetit ligjor?, tha Noka për këto përgjigje.

Më pas, teksa atmosfera nuk po ndryshonte, nisën edhe batutat mes Nokës dhe anëtarëve socialistë të komisionit. Noka iu drejtua Xhemal Qefalisë pas një pyetje që ky i fundit i bëri Çipës: Po shyqyr që erdhët ju dhe sollët shtetin, i sollët të gjitha se nuk ka pasur shtet para 2013­-ës, erdhët ju sollët shtetin, krimin, drogën.

Teksa në replikë e sipër, kur Qefalia e quajti ?kryetar të nderuar që i ka shfaqur cilësitë kur ka qenë ministër?, Noka i tha: ?Lëri shfaqjet me mua, se mua as te maja e këpucës nuk më afrohen këta e ata që do vijnë?.

?Mua nuk ka lind ai që ma ndërpret, Spartakut po por mua jo. Me mua s?bën vaki?, tha Noka në një moment.

Në të njëjtën linjë si ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili ishte ditën e djeshme në komision, si dhe Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, është shprehur edhe Çipa, duke deklaruar se çdo gjë që ka pasur dijeni në lidhje me këtë çështje i ka thënë në Prokurori.

Po ashtu, Çipa ka deklaruar se ligji nuk e lejon që të japë detaje më shumë në lidhje me ato çfarë ka dijeni dhe ka dëshmuar në polici.

Noka: Zoti zv/drejtori i Policisë, a përbën krim futja e një pajisje përgjimi nga Policia?

Çipa: Më lejoni të sqaroj pozicionin tim se nuk jam zv/drejtor i Policisë së Shtetit

Noka: Ok për pozicionin se në kohën time i kemi pasur ndryshe?

Çipa: Prokuroria ka hetuar mbi këtë çështje dhe gjithçka e kam deklaruar aty.

Noka: Nuk ju kam pyetur nëse ka hapur prokuroria çështje penale. Jeni në dijeni që futja në territorin e Republikës në mënyrë të paligjshme përbën krim dhe dënohet. Kjo nuk ka të bëjë me hetimin. Çipa: Prokuroria është marrë me këtë cështje.

Noka: Unë nuk po jun them në përgjithësi nëse jeni informuar si titullar që futja e çdo lloj pajisje përgjimi në mënyrë të paligjshme pa lejen e Prokurorit të Përgjithshëm përbën  vepër penale dhe dënohet nga ligjet e vendit tonë? Ju në cilësinë e titullarit të policisë duhet të jeni në dijeni, a jeni në dijeni?

Çipa: Z. Kryetar unë i njoh detyrat e mia funksionale por sa i përket rrethanave i kam deklaruar në rrethin e Prokurorisë Tiranë dhe ?

Noka: Jeni duke i bërë bisht pyetjes..

Çipa: Prokuroria ka regjistruar një procedim dhe ajo duhet të vërtetojë nëse ka pasur një pajisje të paligjshme.

Noka: Prokuroria do hetojë ngjarjen dhe jo ligjin. Tani pa firmën e Prokurorit është futur një pajisje e paligjshme në territorin e Shqipërisë? A jeni në dijeni apo jo

Çipa: Unë jam thirrur në prokurori dhe jam shprehur

Noka: Ju vazhdoni të bëni sikur nuk kuptoni?e kuptoj dhe arsyen pse i bëni bisht, kodi i heshtjes i përcaktuar nga ministria e kryeministri ju detyron ti bëni bisht.

Por po ju them se, kodi i heshtjes nuk funksionon, është kod i mafies dhe nuk bën vaki që në asnjë vend të botës që titullarët dhe drejtuesit e policisë ta aplikojnë atë, se që këtu ka hije të mëdha dyshimi,. Jam i shqetësuar nga aplikimi i kodit të heshtjes sa kohë që sa kohë ky kod aplikohet nga ministri drejtorët e policisë. Pyetjet tona nuk përbëjnë sekret shtetëror.

Ndreu: kërkoj korrektesë dhe me anëtarë e komisionit dhe unë jam nënkryetar dhe anëtar i këtij komisioni dhe kam për të detyrë të ndërhyj për çështje procedurale, dhe unë të dëgjova e kujdes, tani nuk ke asnjë të drejtë të më pozicionosh si avokat. Si procedurë po të rikujtoj se për procedurë opinionet janë të palejueshme në këtë komision dhe tani sapo e bëre. Dhe e dyta dëshmitari nuk imponohet të detyrohet. As në proces penal ai nuk imponohet të përgjigjet.

Noka: Ju e bënit trajnimin për përgjimin?

Çipa: Strukturat e hetimit të krimit të organizuar zhvillojnë hetim në varësi nga dinamika e punës për të qenë të suksesshëm në luftën kundër krimit të organizuar. Ne kemi bashkëpunim të ngushtë me partnerët por dhe për nevoja që diktohen nga koha ne na ofrohen ekspertë për ndihmë apo trajnime të ndryshme.





06:27 Aktualitet

Shtypi i dites

Faqet e para te gazetave kryesore ne vend ...

Lajmet e fundit nga