Mrekullon Chanel/ Ky është trendi në veshje, flokë dhe tualet
Chanel ka surprizuar edhe njëherë tjetër. Marka e famshme me...
Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako, mori pjesë në Forumin e Romës ku ishin të pranishëm të gjithë drejtorët e Policive të Ballkanit Perëndimor dhe Drejtorët e organizatave dhe agjencive që mbështesin policitë europiane si Europol, Interpol, SELEC, por edhe nga Bashkimi Evropian.
Takimi ishte një tavolinë e rrumbullakët ku u trajtuan çështje aktuale me të cilat përballen policitë e vendeve tona dhe që shqetësojnë sigurinë e publikut të tilla si: terrorizmi, krimi i organizuar dhe migracioni i paligjshëm.
Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako në fjalën e tij u ndal në aspektet e bashkëpunimit me partnerët dhe në rëndësinë që Policia e Shtetit i vë bashkëpunimit ndërkombëtar si zgjidhja e vetme për të patur siguri në vendet tona. “T?i kthejmë kufijtë tanë në barriera të pakalueshme për kriminelët dhe në vija të padukshme për qytetarët tanë” – theksoi ai në ndërhyrjen e tij.
Ndërkohë që Drejtori i Policisë pati një takim dypalësh me Prefektin Gabrielli, të Policisë Italiane.
Ai theksoi se, bashkëpunimi ka nivele të shkëlqyera.
“Kanalet e ngritura (Interforza në Tiranë dhe oficerët e kontaktit në Bari e Romë) janë duke dhënë rezultate të shkëlqyera në drejtim të kapjes së të kërkuarve, parandalimit të vrasjeve, kapjes së trafikut me gomone e me mjete të tjera që trafikantët kanë filluar të eksperimentojnë, si avionë të vegjël e motora uji.
Kjo është shenjë e një luftë pa kompromis që së bashku po bëjmë. Përgezoj rritjen e bashkëpunimit edhe me Policinë e Kufirit në Bari me Drejtorin Xhelik dhe Kazavola, por edhe të Guardia di Finanza-s, me Kolonelin Maxhore të Repartit aerodetar e Repartet operative të Karabinierisë me Kolonelet Pellegrino e Barbera.
Jam i lumtur të konstatoj se vendosja e një koordinatori tuaj në QNOD dhe vendosja e oficerit të kontaktit në Bari janë dëshmi e rezultateve të shkëlqyera në luftën kundër trafiqeve në det, por jo vetëm”- u shpreh Drejtori i Policisë së Shtetit.
Arritjet e shkelqyera për misionin e fluturimeve. Punë e madhe e të dy palëve. Situata nën kontroll para, gjatë dhe pas.
“Ndërkohë që do të dëshironim ta forconim këtë bashkëpunim nëpërmjet nënshkrimit të: Protokollit për Trafiqet dhe terrorizmin; Protokollit për shkembimin e studenteve dhe ofrimin e trajnimeve e studimeve. Shkolla e Kazertës, shkolla e Peskaras për Policimin në komunitet, Shkolla e Cezanos për Rrugoren etj.; Protokolli për sezonin turistik”.
Nga ana e tij Shefi i Policisë Italiane Prefekti Franco Gabrielli, shprehu falënderimet e tij për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe unik me Policinë e Shtetit Shqiptar. Misionet prezente në Shqipëri të cilat asistojnë dhe punojnë krah për krah me Policinë e Shtetit janë të angazhuara dhe do të vazhdojnë të jenë të angazhuara maksimalisht edhe në të ardhmen në të gjitha fushat.
Shefi i Policisë Itaiane u shpreh se është krenar për miqësinë dhe bashkëpunimin dhe se do të angazhohet personalisht për konkretizimin e protokolleve për trafiqet dhe terrorizmin, protokollin për sezonin turistik dhe shkëmbimin e oficerëve të policisë në institutet e formimit policor.
Prefekti Gabrielli pranoi me kënaqësi ftesën e bërë nga Drejtor Çako për një vizitë në Shqipëri.
Më herët Drejtori i Policisë u takua edhe me Ambasadoren e Shqipërisë në Romë SHTZ Anila BITRI. Në këtë takim ata trajtuan problematikat aktuale që hasin shtetasit shqiptarë në shtetin Italian, por edhe çështje që kanë të bëjnë me migracionin e paligjshëm dhe minorenët e pashoqëruar./Citynews
Chanel ka surprizuar edhe njëherë tjetër. Marka e famshme me...
Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejt...
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, në një qëndrim të tij ...
Ilir Meta bën “kurban” dy nga bashkëpunëtorët dhe miqtë e ti...
Policia ka sekuestruar 215 kg (kilogram) lëndë narkotike Can...
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier, kap...
Ilir Meta dhe LSI po përgatisin gjithçka që në zgjedhjet e ...
Guvernatori aktual i Bankës së Shqipërisë z. Sejko ngutazi k...
Ministri i Energjetikës ka rihapur mbrëmë skandalin e CEZ. I...
Programet televizive që zbulojnë talente janë të shumtë dhe ...
Jeta juaj ne çift do konsolidohet mjaft gjate kësaj dite. Do...
Forumi Rinor i Partisë Demokratike të enjten në orën 11:00 d...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe ka akuzuar sërish...
Emisioni “STOP” që transmetohet në Klan ka trajtuar rastin e...
atë një aktiviteti që LSI ka organizuar në Pallatin e Sporti...
Përleshje të shumta midis protestuesve dhe policisë kanë shp...
Në seancën e sotme të Komisionit Hetimor për CEZ është publi...
Pas çështjes çame, varrezave, Himarës, minoriteteve, ligjit ...
Fotoja e mësipërme e bërë më 6 prill 2006 në Tetovë do të fi...
Planeti ynë është një vend i cili ofron shumë pamje të mreku...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...