“Rama jepe dorëheqjen”/ Protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit
Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur...
Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur...
Guvernatori aktual i Bankës së Shqipërisë z. Sejko ngutazi ka përgatitur me stafin e tij një projektligj për rregullat e reja për ndërhyrje të jashtëzakonshme për shpëtimin e depozitave në rast falimentimi të bankave të nivelit të dytë. Ky projektligj sipas Bankës së Shqipërisë është përgatitur me qëllimin e mirë, që në Shqipëri të shmangen pasojat e dëmshmë për depozituesit, sic ndodhi me bankat greke gjatë krizës financiare të vitit 2008 dhe në vazhdim. Kjo ngutje për qëllime të mira në përgatitjen e projektligjit ?Për rimëkëmbken dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka? menjëherë të sjell në mend proverbin anglez ? The road to Hell is paved ëith the best intetions?!
Pushtetarët dhe bankierët shqiptarë duke qenë përgjithsisht më të informuar se publiku i gjerë u kanë paraprirë shumë ngjarjeve të hidhura e të rënda në historinë e afërt të Shqipërisë me projektligje e letra paralajmëruese, të cilat përgjithsisht nuk kanë pasur qëllim shmangien e pasojave të rënda por shpëtimin e b? së pushtetarëve apo kryebankierëve.
Kujtojmë këtu, që diktatori Alia ngutazi në piskun e vapës së korrikut 1990 shpalli dekretin Nr. 7408 dt. 31 korrik 1990 ?Për mbledhjet, grumbullimet dhe manifestimet në vendet publike?. Dekreti i Alisë ishte thjesht një përpjekje për t?i vënë një vello demokratike e liberale shtypjes me dhunë të protestave të pritshme të?kafshëve? shqiptare, që po zgjiheshin nga gjumi sic thoshte Pranvera e bija e Diktatorit të vdekur. Dekreti i Alisë nuk i shtypi demostrat në Qytetin Studenti, në Shkodër, Kavajë, Durrës, Elbansan e më vonë edhe në Lushnjë, Rrëshen, Korcë, Fier etj.
Alia me qëllim që t?i vishte petka demokratike shtypjes me breshëri armësh të protestave të shqiptarëve dhe për të mbytur në gjak cdo tentativë për të sulmuar Bllokun (Sindroma e Causheskut dhe Helenës të pushkatur për Krishtlindje) po ashtu në 5 janar 1991 ngutazi nxorri dekretin 7449 Për përdorimin e armëve të zjarrit nga Forcat e Kufirit, të Ruajtjes së Rendit Publik dhe nga Rojet Civile dhe Ushtarake të Armatosura?. Dekreti nuk funksionoi, por spiunë të Sigurimit arritën që zemërimin e popullit të Tiranës kundra kafshëve të Bllokut ta drejtonin kundra bronzit të Statujës së Dullës.
Ramizi për hipokrizi ndaj Nexhmijes nxorri edhe dekretin ?Për mbrojtjen e monumenteve?, por as ky dekret me nene tejet repressive nuk i mbrojti dot statuajt e Dullës në Tiranë, Korcë, Gjirokastër, Durrës, Maminas, Fier e më vonë as statujën e Hysni Kapos në Vlorë.
Guvernatori Luniku si Pontius Pilati në vaktit gjatë vitit 1996, i lau duart nga përgjegjësia për krizën e firmave piramidale duke u shkruajtur letra të tipit ?after pilafi?, Berishës, Meksit, Bodes, Gazidedes etj. Ndërsa shqiptarët paguanin marrëzinë e firmave piramidale me lot e gjak, Guvernatori Luniku, pararendës i Guvernatorit Sejko jetonte si veshka në mes të dhjamit në SHBA duke ngrënë kursimet nga rroga e tij si guvernator prej 22 000 lekësh të reja në muaj.
Ka shumë të ngjarë që edhe ?projektligji Sejko? të jetë dicka e ngjashme me letrat e Lunikut. Nuk përjashtohet mundësia që një apo disa banlka të nivelit të dytë në Shqipëri të jenë në buzë të greminës. Kujtojmë se 6 mujori i parë për ?Raiffeisen Bank? në Shqipëri ka qenë plot telashe d.m.th. sterrë i zi nga pikëpamja e gjendjes finaciare të bankës në fjalë. Kjo bankë ka një rol shumë të rëndësishëm ndër bankat shqiptare të nivelit të dytë. (Për më shumë mund të konsultoni një artikull tonin të më parshëm. Linku: http://www.citynews.al/2016/08/raiffeisen-bank-plot-telashe-12-milione-euro-humbje-ne-6-muaj/1)
Kemi të drejtë të themi se shqiptarët duhet t?i dalin zot vehtes për sa i përket mbrojtjes së parave të tyre të depozituara në banka të nivelit të dytë në Shqipëri. Qeveria Rama, po të jetë për mbjellje palmash, vizim shumëngjyrësh të vijave të bardha, lyerje laramane pallatesh, rilindje urbane edhe të Librazhdit dhe Ersekës është mëse e aftë, sa për bankat aha?. Kjo qeveri burgos e i lë të ngordhin në burg hallexhinjtë për një poc elektriku me lidhje të paligjshme, për një avlli të ndërtuar pa leje, por sa për hajdutët e bankave me kostum ?Pierre Cardin? ata transferojnë paratë e vjedhura në Tortola Islands dhe pak para se të shpërthejë stuhia ia mbathin jashtë Shqipërisë me ?executive jet? si Bashkim Driza në vaktit.
Mjer shqiptarët e mjerë!
GJERGJ THANASI
Ministri i Energjetikës ka rihapur mbrëmë skandalin e CEZ. I...
Programet televizive që zbulojnë talente janë të shumtë dhe ...
Jeta juaj ne çift do konsolidohet mjaft gjate kësaj dite. Do...
Forumi Rinor i Partisë Demokratike të enjten në orën 11:00 d...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe ka akuzuar sërish...
Emisioni “STOP” që transmetohet në Klan ka trajtuar rastin e...
atë një aktiviteti që LSI ka organizuar në Pallatin e Sporti...
Përleshje të shumta midis protestuesve dhe policisë kanë shp...
Në seancën e sotme të Komisionit Hetimor për CEZ është publi...
Pas çështjes çame, varrezave, Himarës, minoriteteve, ligjit ...
Fotoja e mësipërme e bërë më 6 prill 2006 në Tetovë do të fi...
Planeti ynë është një vend i cili ofron shumë pamje të mreku...
Sonte në Zululand në TemA TV, ishte i ftuar Kastriot Myftara...
Presidenti i zgjedhur Donald Trump i kërkoi qeverisë të anul...
Në Shqipëri, gjyqtari i Sarandës Rasim Doda u dënua disa jav...
Situata finaciare e bankave në vend është stabël dhe pa prob...
Arbeni është vetëm 11 vjeç. Jeton me gjyshërit në fshatin Vr...
Emisioni Fiks Fare ka filmuar Ambasadorin Lu në pikën kufita...
Provova mbrëmë me miq, shokë e farefis të rezervoja një dhom...
Kastriot Dervishi, ka publikuar nje tjeter dokument kete her...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...