FOTO - Parashikimi i motit/ Temperaturat e ulta përfshijnë të gjithë vendin
Edhe gjatë ditës së sotme vendi ynë do të ndikohet sot nga m...
Përcaktohen kriteret e reja për pagesën e taksave për makinat e luksit. Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, pragu që një mjet të konsiderohet luksi zbret në çmimin e blerjes 5 milionë lekë, nga 7 milionë që është këtë vit.
Taksa e luksit paguhet nga autoveturat me numrin e vendeve 4+1, me cilindrat 3000 kubikë dhe çmim blerjeje 5 milionë lekë.
Kjo taksë do të paguhet nga rreth 5400 mjete, ose 1,5% e totalit të makinave.
Taksa e luksit llogaritet në dy faza: Mbi makinat luksoze zbatohet taksë regjistrimi për herë të parë në masën 70.000 lekë dhe taksë e përvitshme në masën 21.000 lekë çdo vit. Taksa prej 70 mijë lekësh është taksa vetëm për regjistrim për herë të parë, dhe kjo taksë nuk e shoqëron mjetin pas regjistrimit për herë të parë, pra në vitin pasardhës drejtuesi i mjetit do të paguajë vetëm 21 mijë lekë.
Sipas ligjit në fuqi, taksa e luksit paguhet nga makinat me cilindrat motorikë mbi 3 mijë kubikë dhe çmimi i mjetit të jetë mbi 7 milionë lekë.
Ndërsa për vitin e ardhshëm do të ndiqet e njëjta praktikë, por kufiri do të jetë 5 milionë lekë çmimi i blerjes.
Llogaritja
Në rast se mjeti ka cilindrat 3 mijë kubikë, por nuk ka çmimin e blerjes 7 milionë lekë, ky mjet do të paguajë taksën e luksit. Mund të plotësohen të dyja kriteret, ose mund të jetë vetëm njëri prej tyre. Pra mjeti që ka cilindrat 3 mijë kubikë taksohet me taksën e luksit. Në rast se mjeti është me cilindrat më pak se 3 mijë kubikë, por vlerën e tij e ka mbi 7 milionë lekë, atëherë do të taksohet si mjet luksi.
Mjetet
Kategoria e mjeteve të luksit është autovetura me numrin e vendeve 4+1. Ne kemi të regjistruar edhe kamionë që kanë cilindrat 12 mijë kubikë, por kategorizohen si mjete pune dhe janë të përjashtuara nga taksa e luksit. Të gjitha kategoritë e mjeteve që tejkalojnë numrin e vendeve 4+1 nuk quhen mjete luksi, por mjete pune që përdoren si për transport pasagjerësh, apo edhe mallrash. Makinë luksi është autovetura 4+1 që i shërben personit, nuk ka rëndësi marka apo modeli, por është mjet luksi për efekt të dy kritereve që janë përcaktuar në ligj, kubikët dhe çmimi i makinës.
Pagesa e taksës
Sipas ligjit në fuqi, taksa e regjistrimi fillestar dhe taksa e përvitshme për automjetet luksoze është e vlefshme për 365 ditë dhe caktohet sipas formulës: Cilindrata në cm3 x koeficienti fiks sipas vjetërsisë x taksa fikse për llojin e karburantit. Taksa fikse për llojin e karburantit është 12,5 lekë për naftën dhe 10 lekë për benzinën. Koeficienti sipas vjetërsisë së mjetit është si në shtojcën 1 bashkëlidhur këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij. Mjetet me vjetërsi nga 0-3 vjet nuk janë subjekt i kësaj takse. Detyrimi për pagimin e taksës i takon pronarit të mjetit. E ardhura nga taksa, për çdo rast, mblidhet nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, drejtoritë rajonale, para kryerjes së kontrollit teknik vjetor të detyrueshëm të mjetit.
Pronari i mjetit, i cili nuk kryen pagesën e kësaj takse brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit të vlefshmërisë së parashikuar, detyrohet të paguajë një gjobë prej 5 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo muaj vonesë, por jo më shumë se 25% për çdo vit.
Pavarësisht nga pagesa e taksës vjetore të mjeteve të përdorura, mbi makinat luksoze zbatohet taksë regjistrimi në masën 70.000 lekë për regjistrim të çdo makine luksoze dhe taksë e përvitshme në masën 21.000 lekë çdo vit. Taksa e përvitshme për automjetet luksoze është e vlefshme për 365 ditë. Detyrimi për pagimin e taksës i takon pronarit të mjetit. E ardhura nga taksa, për çdo rast, mblidhet nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Drejtoritë Rajonale, në momentin e vjeljes së taksës vjetore të mjeteve të përdorura.
Pronari i mjetit, i cili nuk kryen pagesën e kësaj takse brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit të vlefshmërisë së parashikuar, detyrohet të paguajë një gjobë prej 5% të shumës së detyrimit të papaguar për çdo muaj vonesë, por jo më shumë se 25% për çdo vit.
TARIFAT PËR PATENTAT
Tarifat e pajisjes me leje drejtimi të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, të cilat janë si më poshtë:
–Për leje drejtimi të kategorisë A 3.000 (tre mijë) lekë;
-Për leje drejtimi të kategorisë B 4.500 (katërmijë e pesëqind) lekë;
-Për leje drejtimi të kategorisë C 2.000 (dy mijë) lekë;
-Për leje drejtimi të kategorisë D 3.000 (tre mijë) lekë;
-Për leje drejtimi të kategorisë BE, CE dhe DE 3.000 (tre mijë) lekë.
Shembull:
Makina autoveturë model S320CDI, me naftë, viti i prodhimit 2001, vëllimi 3222
Pronari i mjetit do paguajë gjithsej 108.721 lek
Kur paraqitet për të paguar detyrimet e taksave më 03.01.2017, do paguajë:
Taksa e mjeteve të përdorura të transportit(TVMP) është Cilindrata 3222 x koeficienti i karburantit 12.5 x Koeficienti sipas vjetërsisë 0.48 = 19.332 lekë.
Taksa e përvitshme për mjetet luksoze 21.000 lekë.
Pronari i mjetit do paguajë gjithsej 40.332 lekë. /GSH/
Edhe gjatë ditës së sotme vendi ynë do të ndikohet sot nga m...
Ish-deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim ka qenë nj...
Qarku i Tiranës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të viti...
Veriu dhe Juglindja e vendit është mbuluar nga bora. Ndërsa ...
DASHI21. mars – 20. prill Jeta juaj ne çift do konsolidohet...
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndod...
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndod...
Policia italiane sekuestroi rreth një ton marijuanë që vinte...
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndod...
Sipërmarrësi italian në Shqipëri Roberto Caparrotta i ftuar ...
Një zjarr i madh ka përfshirë konviktin e shkollës së mesme ...
Vjeshta e zgjatur tashmë është larguar për ti lënë vend dimr...
Mali i Zi ka zgjedhur një qeveri të re. Kryeministri i ri Du...
Ish-kryedoganerja, Elisa Spiropali, i është përgjigjur ish-k...
Moti i keq ka shkaktuar një sërë problemesh në furnizimin me...
Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas 20-vjeçar pasi u ...
Fillimisht Dëshmor të Atdheut u shpallën të gjithë ata që ki...
Nga Agim XhafkaXha Llazi është veteran i luftës. E kam komsh...
Një ngjarje skandaloze ka ndodhur ditën e sotme në Spitalin ...
misioni “STOP”, që transmetohet nga e hëna në të premte në T...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...