web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

29 Nëntori/ Rama, Meta dhe Veliaj homazhe te Varrezat e Dëshmorëve

29 Nëntor 2016, 09:24, Aktualitet CNA

Krerët më të lartë të shtetit kanë kryer sot homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në kujtim të 29 Nëntorit, Ditës së Çlirimit.

Kryeministri Edi Rama, kreu i Kuvendit, Ilir Meta dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, si dhe politikanë të tjerë, kanë vendosur kurora me lule në momunentin e Nënës Shqipëri.

Prej disa vitesh, e majta dhe e djathta në Shqipëri e festojnë ditën e Çlirimit në ditë të ndryshme. Dje festoi opozita, ndërsa sot mazhoranca. /Citynews





Lajmet e fundit nga