web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kosova nuk po mësohet me demokracinë/ Trump nuk e njeh Ballkanin sa Clinton

17 Nëntor 2016, 08:37, Aktualitet CNA

?Demarkacioni nuk është temë, ajo po shfrytëzohet për të emocionuar njerëzit. Kurse Asociacioni është kërkesa më e keqe e Planit të Ahtisaarit, por që duhet zbatuar meqë Kosova ka edhe një mori përfitimesh nga zbatimi i atij Plani?.

Për politikanët e korruptuar analisti amerikan Daniell Serwer thotë se vetëm me votë mund ?të hiqen qafe?…

Analisti amerikan dhe njohësi shumë i mirë i politikave, zhvillimeve dhe konflikteve në Ballkan, Daniel Serwer, paralajmëron se Kosova nuk është aktualisht më prioritet në axhendën amerikane. Ai numëron problemet e Kosovës, duke vlerësuar se ky shtet i ri po vuan një moment të vështirë e të mësuarit për të jetuar me demokracinë.

Profesori në Universitetin ?Johns Hopkins?, në intervistën ekskluzive për gazetën ?Zëri?, bëri me dije se presidenti i ri i SHBA-së, Donald Trump, nuk e njeh Ballkanin si rivalja e tij Hillary Clinton, e cila e dinte se çfarë kanë bërë amerikanët në Ballkan dhe për pavarësinë e Kosovës si një arritje e madhe.

Sipas Serwer, Rusia vazhdon të mbetet kërcënuesi më i madh për SHBA-në dhe se kjo mbetet problem edhe për Ballkanin dhe shumë vende të tjera të botës. /Citynews





Lajmet e fundit nga