web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shpërthimi në Ballsh pak ditë pas vizitës së Ramës/ Çfarë deklaronte kryeministri më 4 nëntor

11 Nëntor 2016, 09:09, Aktualitet CNA

Shpërthimi në Uzinën e Përpunimit të naftës në Ballsh vjen pak ditë pasi kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë ku u inagurua nisja e punës me kapacitet të plotë.

?RILINDJA E NJË INDUSTRIE – Pas vitesh të tëra rrënimi dhe krizës dramatike të shkaktuar nga një privatizim korruptiv tërësisht i dështuar, kolosi i rafinimit të naftës në vend është rindezur për të mos u fikur më. Punonjësit kanë rinisur të paguhen rregullisht për punën e tyre në këtë industri dhe odiseja cfilitëse e marrjes së bukës me lista për familjet e tyre ka marrë fund?, shkruante Rama më 4 nëntor në rrjetet sociale, raporton Citynews.al.

Uzina është e shtrisë në 104 hektarë dhe e një histori pune që prej vitit 1978.

Në momentin e shpërthimit në punë ishin plot 300 punëtorë, ku njëri prej tyre fatkeqësisht humbi jetën dhe 7 të tjerë u plagosën. /Citynews





Lajmet e fundit nga