Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Një qyetar i është drejtuar emisionit investigativ ?STOP? për një çështje pronësie.
Bashkia e Beratit po ndërton në një tokë që familja Lefta pretendon se është e saj.
Përfaqësuesi i familjes, Kostandin Lefta, tregon se është në gjyq me Bashkinë për çështjen e pronësisë, e megjithatë punimet vazhdojnë ende.
Prona është kthyer në vitin 1994 nga Agjencia e Kthimit të Pronave, por Bashkia thotë se në Hipotekë rezulton e paregjistruar.
Kryetari i Bashkisë së Beratit, Petrit Sina, shprehet se do të respektojë verdiktin e gjykatës, por Bashkia nuk paraqitet në seancat gjyqësore, duke zvarritur procesin e duke mos ndaluar punimet.
Kostandin Lefta: ? Këtu mbrapa nesh është trualli i familjes Lefta, një truall prej 1 mijë metër katror, i trashëguar nga të parët tanë me vërtetime hipotekore të viteve 1923, 1932, mbi bazën e të cilave Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, në Mars të vitit 1994 ia ktheu truallin familjes Lefta. Vendimi i Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave është i regjistruar në Mars të vitit 1994 në Hipotekë, është i regjistruar në Prill të vitit 2000, jemi pajisur me vërtetim hipotekor, aplikuam për çertifikatë pronësie në Maj të vitit 2015. U pa gjithë dokumentacioni, na u mor në dorëzim, u paguan lekët, u pajisëm me faturë origjinale. Harta dixhitale e zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme e tregon qartë që sheshi ?Teodor Muzaka? është pasuria me numër 11/193, me sipërfaqe 7330 metër katror që është kufi me pasurinë numër 11/175 të familjes Lefta, pra është kufitar nuk ka asnjë gjë të përbashkët. Pikërisht e gjitha kjo tregon që Fondi Shqiptaro-Amerikan, i cili operon me lekët e taksapaguesve shqiptarë dhe amerikanë, ka operuar mbi truallin privat të familjes Lefta. Si rrjedhim, unë shtroj pyetjen, përse ndodh një diçka e tillë? Përse Bashkia po investon, po harxhon lekët e taksapaguesve amerikanë dhe shqiptarë me një truall privat, ku fare mirë mund të ishim ne investitorët, ashtu siç prisnim që të bëhej, sepse Fadil Nasufi, i pari dhe Petrit Sina, i kanë gënjyer. Kanë gënjyer Këshillin Bashkiak me të gjithë dokumentacionin, kanë gënjyer Ministrinë e Kulturës, kanë gënjyer edhe vetë kryeministrin dhe me paturpësinë më të madhe, e dinë se ne jemi në proces gjyqësor, kemi një vit e ca, vazhdojnë dhe punojnë. Vetëm me shtetet diktatoriale ndodh një gjë e tillë, në shtetet e botës së tretë që të vërtisin qytetarin e ndershëm, nuk ka mundësi. Deri sa të përfundojnë gjyqet çdo gjë duhet të ishte e ngrirë, atëherë përse veprohet?
Petrit Sina, Kryetar i Bashkisë Berat: ?Të mbarojë i gjithë procesi gjyqësor. Në qoftë se vendimi fundor i gjykatës është që aty do lejohet fisi filan, familja filan për këtë gjë, ditën e nesërme do të jem unë i pari që do ta zbatoj.
Po kostoja që bie në kurriz të taksapaguesve?
Petrit Sina, Kryetar i Bashkisë Berat: ?Legjislacionin nuk e bëj unë .?
Është një shpenzim që bëhet dhe pastaj mund të prishet prapë?
Petrit Sina, Kryetar i Bashkisë Berat: ?Unë e gjeta në proces.?
Sllavi Vrami, Inxhinier Urbanistike: ?Nga informacionet që kam marrë nga Zyra e Regjistrimit, edhe më vonë në vitin 2015 për numrat e pasurisë që pretendon z. Lefta ka ardhuri i paregjistruar. Në këtë truall, duke qenë hapësirë publike është bërë edhe zhvillimi i këtij projekti për të rivitalizuar qytetin.?
I paregjistruar nuk do të thotë që kjo është një hapësirë publike apo prona e Bashkisë së Beratit, i paregjistruar do të thotë që mund të jetë një pronar që është në proces për pajisjen me çertifikatën e pronësisë dhe kjo nuk i jep të drejtë që Bashkia të iniciojë apo të vazhdojë punimet në bashkëpunim dhe me fondin Shqiptaro-Amerikan për rivitalizimin e këtij sheshi.
Sllavi Vrami, Inxhinier Urbanistike: ?I paregjistruar do të thotë, i panjohur, mund të ketë dhe pronar, mund edhe të kenë vajtur pranë Zyrës së Regjistrimit.?
Ju sapo thatë që kjo pronë është e paregjistruar duke ju referuar Hipotekës Berat, jam i saktë?
?Këtë shpreh shkresa e dërguar nga Zyra e Regjistrimit?.
Ndërkohë që Bashkia e Beratit ka hedhur në gjyq kthimin dhe kompensimin e pronave, pra ju e keni legjitimuar këtë pronë që thoni është e shtetit, çfarë shkruan në padinë që ju i keni bërë kthim kompensimit të pronave?
?Në këtë akt është kërkuar pavlefshmëria e vendimit, me idenë që ky akt është nxjerrë në kundërshtim me ligjin.?
Me çfarë provash e vërtetojmë se është shkelur?
?Qëllimi ynë ka qenë i tillë, si pronësi e vjetër, nuk e diskutojmë mund të jetë pronar i vjetër, por shteti në atë kohë ka shkelur dispozitat ligjore.?
?STOP? iu drejtua edhe Hipotekës së Beratit.
Alban Gjoka, Jurist Hipoteka Berat: ?Zona kadastrale 85/02, ku pretendohet se është edhe pasuria është në proces të regjistrimit fillestar.?
Ky informacion ka munguar në përgjigjen që i është dhënë Bashkisë, nuk përmendet fjala proces.
Alban Gjoka, Jurist Hipoteka Berat: ?Nuk ma merr mendja që përgjigjia e dhënë nga Zyra? nuk e di dhe në çfarë kohe është dhënë përgjigjia.
08.06.2015
Alban Gjoka, Jurist Hipoteka Berat: ?Është e paregjistruar??
Ju thatë që është në procedurë?
Gjyqtari i çështjes: ?Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat kjo çështje ka qenë në gjykim, ka qenë në disa seanca, për shkak të problemeve proceduriale që ka patur vetë Bashkia Berat e ka shtyrë disa herë çështjen, për shkak se në çështje duhet të ishin të paditur të gjithë përfituesit, trashëgimtarët Lefta, atyre që u është kthyer sendi, një truall në qytetin e Beratit dhe pas disa shtyerjesh në seancën e fundit. Në datën 12, Bashkia Berat nuk është paraqitur dhe gjykata, në datën 12 në orën 9:15 e ka pushuar çështjen, për shkak të mosparaqitjes së Bashkisë Berat. Tani para se të vije ti e të më pyesje u vura në dijeni që Bashkia Berat ka dërguar një njoftim për shtyerjen e gjykimit dhe kjo shkresë është paraqitur në datën 12.10.2016, në orën 10 e 30 minuta, një orë e gjysmë pasi është pushuar çështja.
Nga Gjergj ErebaraNë kohën e Luftës së Vietnamit, Republika ...
Në njoftimin e dhënë nga një komunitet shqiptarësh të atjesh...
Këshilli i Sigurisë do të mblidhet në 11 Nëntor në orën 18:0...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristan...
Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia italiane pa...
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-deputeti Koço Kok...
Besoj se si une edhe shume te majte te tjerë, gjitheandej ne...
Blushi dështoi të jepte kontributin e tij në PS, për zhvilli...
Deputeti Socialist i qarkut të Gjirokastrës, Vladimir Kosta,...
Nëse Greqia nuk vendos veton ndaj çeljes së bisedimeve për a...
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ishte i pari që...
Pronari i magazinës së drogës në Rrëshen, i arrestuar sot ës...
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka komentuar sot arritj...
Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka zbuluar një detaj inte...
Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e sotme të li...
Këshilli i Ministrave ka publikuar vendimet e miratuara gjat...
Fotot e mëposhtme janë të magazinave në qytetin e Rrëshenit,...
Duke folur për disa çështje të rëndësishme në vend, analisti...
Në një komunikim në rrjetet sociale, ambasadori amerikan Don...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...