web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përdoruesit e hashashit penalizohen për një “cigare”

2 Nëntor 2016, 16:52, Aktualitet CNA

Eridjani është 23 vjeç. E ka nisur konsumin e hashashit që 16 vjeç dhe, pasi u kap nga policia, u dënua me 3 vite shërbim prove.

Megjithëse u shpall fajtor si shpërndarës droge pranë një shkolle në ?Rrugën e Durrësit?, ai këmbëngul se sasia prej 1.6 gramë hashash ishte për përdorim vetjak.

?Nuk jam konsumator i rregullt, por e pi me raste, kur kemi ndonjë festë apo ndonjë gjë. Si e gjejmë? Ka plot, vjen vet shpërndarësi. Në gjuhën tonë cigaren e hashashit e quajmë teke, bën 500 lekë?, tha Eridjani.

Bledioni, 17 vjeç, nxënës në shkollën ?Lidhja e Prizrenit?, sapo kishte blerë hashash për vete dhe për shokët, kur u arrestua nga policia.

?E blinim në një pikë në Laprakë, bëheshim grup dhe e pinim. Kostoja, 500 lekë?, tha Bledioni.

Si këta të rinj, çdo javë dalin për masa sigurie në Gjykatën e Tiranës mesatarisht 4 persona, ndërkohë që policia raporton shoqërimin e të paktën 20 përdoruesve të hashashit në muaj.

?Për katërvjeçarin 2013-2016 janë gati 1.000 të dënuar. Kemi korrespondencë me Ministrinë e Shëndetësisë, kemi predispozicionin nga ana e saj për ta plotësuar si shërbim. Por shohim që në praktikë nuk ekzistojnë struktura të tilla, të cilat mund të jenë në gjendje dhe të kenë stafin e përgatitur për të përmbushur këtë shërbim?, tha Ilir Qafa, drejtor i Shërbimit të Provës./ TCH





Lajmet e fundit nga