Fotot/ Denoncimi i qytetarit: Edi Rama me helikopter dhe qindra forca sigurie ne Tropojë
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka postuar denoncimin e një q...
Tre fondacionet gjermane në Tiranë trajtuan në një konferencë rajonale ecurinë e procesit të Berlinit dhe gjendjen në Ballkanin Perendimor si rajon tranzit për refugjatët dhe si vend burimor emigracioni.
Ballkani Perëndimor rrugë tranzit drejt vendeve të BE dhe burim fluksi migrator
Tre fondacione gjermane të pranishme në Tiranë, Friedrich Ebert, Konrad Aidenauer, Hans Seidel në bashkëpunim me Institutin për Bashkëpunim dhe Zhvillim trajtuan në një konferencë rajonale ecurinë e deritanishme të procesit të Berlinit duke u ndalur edhe tek situata në BP si rajon tranzit për refugjatët nga zonat e konfliktevre dhe vend burimor emigracioni dhe marrë për ilustrim rastin e Shqipërisë. Si rrugë tranzit BP u përdor së pari aty nga qershori i vitit 2015 kur refugjatët e ardhur kryesisht nga Siria, kalonin në Greqinë Veriore, pastaj në Maqedoni, Serbi, Kroaci, Slloveni dhe që andej në Gjermani dhe Europën Veriore. Gjatë vitit 2015 në Shqipëri u futën 2.047 refugjatë nga zonat e konfliktit. Marrveshja e arritur më 18 mars të këtij viti mes BE-së dhe Turqisë për refugjatët pa dokumenta nga Siria solli uljen e fluksit të refugjatëve që përdorin rrugën e BP për të mbërritur në vendet e Europës Veriore. Kështu nga 2.047 refugjatë në vitin 2015, në gjysmën e pare të këtij viti në Shqipëri u futën 330 refugjatë ose 6 herë më pak, pjesa më e madhe nga Siria, Afganistani, Maroku, Irani dhe më pak nga rreth 15 vende nga Afrika.
Oferta joshëse e Gjermanisë për emigrim të ligjshëm
Kthimet masive nga vendet e Europës Veriore – kryesisht Gjermania – të azilkërkuesve nga BP e ka reduktuar dukshëm fluksin e kesaj kategorie refugjatësh. Gjermania përshpejtoi në maksimum – nga 3 muaj në 10 ditë- procedurat e trajtimit të kërkesave për azil të refugjatëve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilësuara nga qeveria gjermane si ” vende të sigurta? ose me fjalë të tjera vende ku nuk ka represion politik apo shkelje të të drejtave të njeriut. Me hyrjen në fuqi në janar të këtij viti të ligjit të ri të emigracionit për vendet e Ballkanit Perëndimor, Gjermania u ofron qytetarëve nga këto vende emigrim dhe punësim legal në Gjermani. Michael Gumprich, Sekretar i dytë në Ambasadën gjermane në Tiranë, pjesëmarrës në konferencë, shpjegoi se emigrimi i ligjshëm në Gjermani kërkon patjetër njohuri të mira të gjuhës gjermane dhe zotërimin e një profesioni.
“Kur qytetarë nga Shqipëria gjejnë vetë punë në Gjermnai, kur ata kanë një kontratë atëhere nuk duhet as gjuha, as profesioni. Thjesht kontrata është e rëndësishme. Ata që janë kthyer jo vullnerarisht nga Gjermania, pasi kërkesa për azil u është refuzuar, duhet të presin nga 8 -10 muaj, para se të kërkojnë të emigrojnë në bazë të ligjit të ri gjerman ? tha Michael Gumprich. Qytetarëve nga Ballkani Perëndimor u ofrojnë emigrim të ligjshëm edhe SHBA dhe Kanadaja. Sipas burimeve zyrtare nga delegacioni i BE-së në Tiranë , vitin e kaluar morën “Green Card? amerikane 200 mijë shtetas të Shqipërisë.
Rasti i Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor. Pse shqiptarët kërkojnë të emigrojnë?
E drejta e lëvizjes dhe aspirata për një jetë më të mirë janë të drejta të njeriut. Por këto të drejta realizohen kur respektohen kufizimet ligjore të vendit pritës. Mosrespektimi i tyre e bën emigrimin të paligjshëm. Vjollca Meçaj, juriste e mirënjohur në Shqipëri, kryetare e Bordit të Komitetit Shqiptar të Helsinskit rrjeshton një sërë argumentash pse shqiptarët sot kërkojnë të emigrojnë duke tentuar edhe emigrimin e paligjshëm. “Në Shqipëri nuk ka shkelje të të drejtave të njeriut që të bëhet shkak për largim. Arësyet janë ekononiko-sociale: varfëria, papunësia, dhuna në familje, diskriminimi, gjakmarrja, pasiguria e jetës, korrupsioni në administratën publike, mosfunksionimi i drejtësisë, standardi jo i lartë i demokracisë. Por rinia duhet mbajtur në vend. Nëse flasim për procesin e Berlinit, .bashkëpunim rajonal, konnektivitetin e rajonit, projekte të mëdha rajonale në energji dhe infrastrukturë..ështeë rinia ajo që do t’ u japë jetë projekteve të tilla që pritet të transformojnë rajonin dhe bëjnë gati standartet për anëtarësim në BE, kur të vijë dita?thotë Vjollca Meçaj .
Emigrimi i ligjshëm pro & contra
Por një pjesë e mirë e rinisë dëshiron të largohet nga Shqipëria. Qëndra Goethe në Tiranë u transferua në një godinë tri herë më të madhe se ajo ku ishte deri tani për t’iu përgjigjur me kurse gjuhe kërkesave të shumëfishuara për të mësuar gjermanisht. Mjekë, infermierë, inxhinierë të diplomuar kërkojnë të kenë nivelin e kërkuar të njohurive të gjermanishtes që të punësohen në Gjermani, ku ligji dhe popullsia e plakur ua jep këtë shans. A do të kthehet një ditë në Shqipëri , rinia që po përgatitet të ikë në Gjermani? Sandër Lleshi, këshilltar i kryeministrit Rama për çështjet e sigurisë, shprehet që kjo nuk është e lehtë. “Duhet të rrisim ofertën që pas disa vitesh emigracioni të ligjshëm ata të kthehen në Shqipëri. Duhet që ata të kenë më shumë shanse në vendin e tyre. Dhe që të mos largohen çelësi mbetet arsimimi professional, ofrim i mundësive për biznes, iniciativë private?, thotë Sandër Lleshi.
Emigracioni i ligjshëm ka faktorë pro & contra në raport me Procesin e Berlinit. Faktorët pro janë ulja e papunësisë në vend, mundësia e rinisë për të punuar dhe u kualifikuar në mjedise teknologjike të përparuara dhe inovative, për të jetuar në shoqëri me demokraci shumë më të zhvilluar sesa në Shqipëri . Kthimi i mundshëm i tyre, pas përvojave në këto vende do të jetë një zhvillim shumë pozitiv. Por ana tjetër e medaljes është që Shqipërisë po i ikën, përmes emigracionit të ligjshëm, kapitali më i madh që ajo ka: rinia. Procesi i Berlinit është përqendruar në realizimin e projekteve rajonale në energji dhe infrastrukturë si edhe në pajtimin e rajonit përmes shkëmbimeve rinore. Parakusht i suksesit të këtij Prpcesi është pa pikë ngurrimi përfshirja e rinisë dhe kontributi i saj. Tani për tani vendet e Ballknait Perëndimor dhe Shqipëria mes tyre vështirë se mund t’i ofrojnë rinisë së tyre një oferte më joshëse sesa ajo e punësimit të ligjshëm në Gjermani/DW
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka postuar denoncimin e një q...
Qendra Shqiptare për Qeverisje të Mirë publikoi sot në Tiran...
Kreu i Aleances Kuqezi Kreshnik Spahiu ishte sot i ftuar ne ...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka publikuar në rrj...
Ai është takuar edhe me kryebashkiakun demokrat të Tropojës,...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka publikuar në rrjetet...
Një shtetase çeke tentoi të vetëvritej sot në duke u hedhur ...
Nga Naum MaraBlushi ja ka dalë të jetë në qendër të vëmendje...
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka provokuar fqinjët grek p...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka postuar në rrjetet sociale...
Ministria e Punëve të Jashtme, kërkon sqarime nga Greqia për...
Kryetari i PDIU Shpëtim IDrizi ka qenë sot i ftuar në emisio...
Partia më e re në politikën shqiptare, e drejtuar nga depute...
Sizmiologët thonë se lëvizjet sizmike në Itali dhe Greqi mun...
Deputeti Ben Blushi dhe deputetja Mimoza Hafizi do të shpall...
Deputeti Ndocaj ka njoftuar në faqen e tij zyrtare të facebo...
Çfarë po ndodh me PD e Fierit ? Ku janë? Kush janë? Heshtja ...
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka qenë sot në qytetin e Tr...
Gazetari investigativ Artan Hoxha, duke folur në emisionin “...
Një aksident mes tre automjeteve ka ndodhur pak më parë në T...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...