Kapet i dehur në makinë/ Arrestohet 49-vjeçari në Elbasan
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariat...
Situata parazgjedhore e politikës shqiptare nuk është hera e parë që pasurohet me parti dhe frymë të reja, por jo domosdo me njerëz të rinj. Në këtë kuptim, duket sikur lexojmë çdo katër vjet të njëjtin libër, ku personazhet kombinohen ndryshe për të mbetur në thelb të njëjtët e që për rrjedhim na tregojnë të njëjtën histori.
Një grup të rinjsh, të rejash por edhe të pakënaqurish u bënë bashkë gjatë fushatës së fundit të Tiranës për Kryetar Bashkie për të promovuar idenë që në Shqipëri ka motivim të mjaftueshëm dhe shpresë për t?u shkëputur nga gjithçka që ishte zgjatim i politikës së pushtetit në krye dhe pushtetit në opozitë.
Kështu, rreth 16,000 njerëz e përkrahën me votë lëvizjen nën emrin Ne Tirana. Ishte kjo, një shifër e mjaftueshme për të kuptuar se Shqipëria është tashmë plotësisht gati të lëvizë nga tradita bipartiake që polarizon militantë prej interesash të ngushtë.
Natyrisht, kjo frymë e re dhe krejtësisht e pavarur duhet të ishte një nismë për diçka më të madhe më pas. Një pjesë e konsiderueshme e kësaj lëvizje tashmë i është bashkuar sfidës së rradhës, që në fakt është më e madhe dhe gjithpërfshirëse, jo vetëm për Tiranën. Akademikë, gazetarë, përfaqësues të shoqërisë civile si edhe njerëz të zhgënjyer nga e shkuara politike por edhe nga e tashmja, tashmë janë pjesë e Sfida për Shqipërinë!
Të gjithë së bashku, disa edhe me bindje ideologjike të ndryshme, vendosën që sfida e vërtetë nuk është më të bëhemi palë e partive ekzistuese por të krijohet diçka e re, me figura të njohura dhe të panjohura.
Në mbledhjet e para, që prej muajit shkurt të këtij viti, ky grup ishte ende në fazën e diskutimeve për të gjetur atë emër që do ta përmblidhte më mirë idenë e përbashkët për një ?dalje totale? nga sistemi ose më mirë; për një risistemim. U diskutua të përzgjidhej një emër mes: Sfida për Shqipërinë, Alternativa për Shqipërinë dhe Lista e Hapur. E para ishte përzgjedhja finale për të ngritur grupimin partiak që sot quhet Sfida për Shqipërinë.
Ndërkaq, shohim se parti të tjera po krijohen me shpejtësinë e erës, shpesh, duke u zënë dorë për dore me parti të mëdha për të krijuar sërish një pol. Pra, me qëllimin përfundimtar: pushtetin! Ajo që duhet të na shqetësonte në këtë rast është se kush shqetësohet për qytetarin a fshatarin kur sot shohim të njëjtët njerëz që ishin dje, për një kohë shumë të gjatë, të instaluar nëpër parti dhe krejtësisht të pashqetësuar. Si mund të krijohet shpresë e re nga mendësi të vjetra?!
Kjo është një pyetje përgjigjen e së cilës edhe qytetari më indiferent karshi politikës e ka të qartë. Ky gjemb është e pamundur të çelë trëndafilë!
Ajo që shqiptarët duhet të kërkojnë sot është së pari shkëputja përfundimtare nga e shkuara. Asgjë e re nuk mundet të vijë nga rrënjët e kalbura të politikës, ku të njëjtët personazhe luajnë kukafshehti, duke u zbuluar pikërisht aty ku kanë më shumë pushtet dhe protagonizëm. Por nga ana tjetër, media e lirë dhe njerëzit me frymë qytetarie dhe vizion, duhet të mos u vendosin lupën partive të reja të pavarura, por të shikojnë në dritën e diellit partitë që krijohen eksluzivisht për pushtetin e njërës apo tjetrës palë. Ato duhen parë me vëmendje për vetë dinamikën aq të parashikueshme me të cilën veprojnë. Dhe në çdo rast, zgjidhja nuk është shpifja kundrejt njerëzish të nderuar por investigimi ndaj eksponentëve të vjetër e ?me muskuj? boll në tregun politik.
Ndërgjegjësimi duhet të jetë i plotë dhe i përbashkët: nga media dhe politika. Dhe qëllimi duhet të jetë vetëm një: E ardhmja e Shqipërisë! /Citynews
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariat...
Presidenti i republikës Bujar Nishani ka ngritur shqetësimin...
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj raportoi në Komisionin Pa...
Nga shërbimet e komisariatit të policisë Shkodër në zbatim t...
Prokuroria e Tiranës ka marrë sërish në pyetje kryetarin e b...
Një tjetër eksponent i rëndësishëm pritet të largohet nga Pa...
Ka përfunduar takimi i një pjese të shoqërisë civile me krye...
Pas shkrimit të djeshëm në Citynews, ku analizohej dhe kriti...
Rekrutimi i të rinjve si vullnetarë në Policinë e Shtetit du...
Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik dhe Financia...
Ky muaj do jete ideal për te kaluar me shume kohe me ata qe ...
Kur na ndajnë pak orë nga lancimi zyrtar i partisë së re të ...
Kryesia e Shoqatës së Avokatëve Penalistë të Shqipërisë, nis...
Organizata e dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlir...
Vazhdojnë protestat e banorëve të Fierit kundër impiantit të...
Ushtarakët në pension të prekur nga ndryshimet ligjore dhe a...
Vazhdojnë lëkundjet e tokës në Italinë Qëndrore. Edhe mëngje...
Koalicioni me LSI-në dhe vazhdimi i tij edhe në zgjedhjet e ...
Një i ri vetëplagoset me armë gjahu. Ngjarja ka ndodhur në f...
Nuk ka dyshime që ndeshja kryesore e ditës së sotme në Champ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...