Subvescionet per fermeret/220 milionë dollarë shkojnë tek 11 miqtë e Edi Ramës, dhe për shpenzime luksi
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me ferm...
Edi Rama është shfaqur i qetë dhe i sigurtë në ekranin e tij të preferuar, TV Klan, për të folur edhe njëherë për koalicionin e zgjedhjeve të ardhshme me LSI-në. Në pamje të parë gjuha e tij qe tejet korrekte. Ai pohoi se socialistët e duan vazhdimin e koalicionit me LSI- në dhe se kjo gjë do të fillojë të diskutohet pas rizgjedhjes së Metës në krye të partisë që ka themeluar vetë.
Por, ndryshe nga përshtypja sipërfaqësore, po t’i dëgjoje me kujdes fjalët (shiko poshtë rubrikën Lajme Lapsi.al) nuk ishte e vështirë të qëmtoje dy elementë.
Së pari notat e ironisë. Kryeministri e la të hapur edhe një rimartesë të re të LSI-së me PD-në dhe këtë nuk e kumtoi, as si një dramë, as më me tonet patetike të viteve më parë, kur këto pirueta i quante si ?tradhëti mijra zemrash të majta?.
Elementi i dytë që binte në sy, ishte vetësiguria. Në intervistën e vet, toni, qetësia, mimika dhe yshtja për të bërë humor, sikur kërkonin të thonin të gjitha bashkë: ?kot më pyesni, Ilir Meta nuk ka ku shkon?.
Në fakt një gjë është e qartë, që pas miratimit të reformës në drejtësi këtë verë, raportet mes Metës dhe Ramës kanë ndryshuar ndjeshëm në favor të të dytit. Po të mbetemi tek krahasimi i elementëve gjuhësorë, kryeministri nuk e përdor më as togfjalëshin ?dy bashkëdrejtuesit e koalicionit? as atë ?dy partitë udhëheqëse të aleancës?.
Që prej kësaj vere, kur me mënyrat e tij ai arriti në kulisa të bëjë një shumicë prej 71 deputetësh, kur më pas, me zgjedhjet në Dibër, provoi se mund të prodhonte anembanë Shqipërisë çamë, çekë apo çifutë, shefi i Rilindjes ndihet më i sigurtë.
Kjo siguri ka buruar edhe nga fakti se LSI-ja, me përjashtim të ndonjë batute të Luan Ramës apo Ylli Manjanit, i ka votuar me bisht në shalë të gjitha mëkatet e Rilindjes. Ajo nuk është bërë pengesë, as për koncesionet dhe tenderat, as për shefat e policisë që marrin 30% e hashashit, as për lejet e ndërtimeve dhe ligjet antipopullore që i ka kaluar me lehtësinë më të madhe.
Kjo siguri buron edhe nga fakti se që pas kësaj vere, Edi Rama po e trajton LSI-në dhe Metën, njësoj si Berisha, pra si një aleat që thjesht do të vjelë hisen e tij të pushtetit dhe jo si një partner që mund të bëhet bllokadë kundër abuzimeve me të.
Me taktikën që ka zgjedhur, Rama nuk e ka më realisht problem LSI-në. Ai e di që nga bashkëqeverisja me të, Ilir Meta ka dalë po aq i njollosur në sytë e publikut.
Ndërsa nga ana tjetër ai e ka kuptuar, zgjedhjet në Dibër i?a konfirmuan, se votën klienteliste mund ta mbledhë me çfarëdo aleati tjetër, të korracuar me paratë e hashashit dhe kriminelët që rekruton përditë pushteti.
Prandaj, ai pothuajse nuk ka më nevojë për Metën. Ashtu sikuse tregoi edhe intervista e kësaj të diele, edhe nëse do të ulet të negocjojë , ai do të tentojë ta bëjë nga pozitat e padronit me vasalin.
Ai i ka përcaktuar tashmë rregullat e lojës dhe konturet e terrenit ku do të luhet.
Në këtë prizëm, topi ka mbetur në fushën e Metës.
Ai është vënë edhe njëherë përballë dilemës: ose do të pranojë rolin e çirakut që e ka refuzuar me përbuzje për një çerekshekulli militimi brenda së majtës, ose nga ana tjetër do të zgjedhë të ngrejë krye.
Por edhe nëse zgjedh versionin e dytë, Ilir Meta e di se kjo përplasje nuk mund të bëhet më duke kërkuar të peshkojë votën klienteliste. Tashmë Rama ia ka dëshmuar se ai i ka nën kontroll edhe partitë e vogla edhe të fortët që do të mësyjë në këtë betejë.
Prandaj kreut të LSI-së, i mbetet vetëm një rrugë. Në këto muaj qeverisje, më shumë sesa të angazhohet për punësimin e militantëve, për benefitet e financuesve të partisë, për kalkulimet e vogla brenda shumicës, ai duhet të preokupohet të ndërmarrë veprime që shkojnë në interes të opinionit publik.
Vetëm duke marrë flamurin e një kundërpushteti brenda mazhorancës, që i bëhet digë delirit, roje makutërisë dhe postbllok arrogancës të shefit që qeveris, Meta mund të shpikë një fabul të re për zgjedhjet e ardhshme.
Opreacioni i tij i vetëm, misioni i tij i pamundur, është fitimi me çdo mjet i simpatisëstë publikut.
Dhe këto ditë Ilir Meta e ka një shans. Pa manovra hisyhedhëse dhe pa makiazhe që zbukurojnë krimin qeveritar si deri më tani, ai e ka në dorë t’i thotë jo ligjit për importin e plehrave.
T’i thotë jo, si një akt politik që nuk e përligj mashtrimin si metodë qeverisjeje.
T’i thotë jo edhe si një shenjë besimi për të ardhmen e fëmijëve të këtij vendi.
Vetëm duke mbajtur qëndrime të tilla, për ligjin e importit të plehrave, apo për të singjashëm me të, Ilir Meta mund të krijojë një fabul të re. Vetëm kështu ai mund të rikrijojë besimim, tashmë të fashitur se ai mund të bëjë edhe barrierën e abuzimit me pushtetin, pa qenë gjithmonë bishtnim i arrogancës së tij.
Pa dyshim, që një rol i tillë i Metës mund të duket utopik dhe i pabesueshm për shumëkënd, por në rendin aktual të gjërave, kjo është ndoshta rruga e vetme, që ose të dalë me kokën lart nga koalicioni me Ramën ose të qëndrojë aty, i padetyruar për t’i mbajtur shpatullat pas muri. (Lapsi.al)
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me ferm...
Zgjedhjet janë të paktën 8 muaj larg, por raporti i ardhshëm...
Dasmat shqiptare nuk kalojnë kurrë pa u komentuar dhe pa shp...
Pashe reagimin e Bushatit se ishte prane Italise per faktin ...
Katër janë kandidaturat për Avokatin e ri të Popullit. Kraha...
Ish-politikani kosovar Azem Vllasi ka thënë se bashkëpunimi ...
Sot reth orës 03:00, policia e Korçës është njoftuar se në f...
Mbështetësit e Grida Dumës në zgjedhjet lokale të 2015-ës, n...
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Brryli...
Para pak ditësh kryetari i sapo zgjedhur i partisë së vllehë...
Ish deputeti Lefter Maliqi ka dhënë dorëheqjen si kryetar i ...
Çmimet e naftës kanë filluar të rriten pas një rënieje dyvje...
Në kuadër të zgjedhjeve të 6 nëntorit, kandidati për Kryetar...
Mesditën e sotme janë zhvilluar zgjedhjet në degën e Partisë...
Inspektori Kombëtar Mbrojtjes së Territorit ka shembur me an...
Deputeti Eduart Ndocaj po merr pjesë si i ftuar special nga ...
Mediat italiane raportojnë se ura në autostradën 36 që lidh ...
Inspektori Kombëtar Mbrojtjes së Territorit ka shembur me an...
Policia serbe ka evakuuar të shtunën kryeministrin serb Alek...
114 vjedhje me një vlerë totale prej 200 mijë eurosh. Bëhet ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...