Rama batuta me fshatarin në Çorovodë/ Nuk bëhet keci direkt dhi se do kohën e vet
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Çorovodë per nje bashkebise...
Gati në të gjitha takimet paraelektorale që kryeministri Edi Rama po zhvillon nëpër fshatrat e Shqipërisë, kush është treguar i vëmendshëm mund të vërejë se ankesa e parë që i bëhet është ajo për Zyrat Rajonale të Regjistrimit të Pronave. Është e vërtetë që çështja e regjistrimit të pronave, problematikat në shërbimin e hipotekave janë evidente, por duket se Rama entuziazmohet shumë, sa herë që ?populli? ja ngre si problem.
Dihet se ashtu si Ministria e Bujqësisë, një pjesë tjetër mjaft e rëndësishme e ?tortës së pushtetit? që ka ndarë me LSI-në është edhe Drejtoria e Përgjithshme e Hipotekave dhe Ministria e Drejtësisë, prej nga varet ajo.
Kohët e fundit turi i Ramës nëpër Shqipëri, përkon edhe me një acarim të madh të marrëdhënieve të tij me Ilir Metën. Ky i fundit ?po mendohet? që ti japë përgjigje përfundimtare kryeministrit për një marrëveshje paraelektorale për zgjedhjet e vitit 2017. Nga ana tjetër ka dhënë sinjale të qarta, se pikërisht në çështjen që Rama e ka marrë personalisht në mbrojtje, atë të importit të plehrave, LSI çdo ditë e më shumë po pozicionohet kundër. Ka mjaft zëra brenda kësaj force politike, duke përfshirë edhe vetë Ilir Metën që të lënë të kuptosh se të paktën për këtë ligj, koalicioni do të çahet ditën e votimit.
Përveç kësaj, edhe për sa i përket debatit të madh të kanabizimit të vendit, LSI është pozicionuar kohët e fundit hapur kundër variantit të Ramës i cili këmbëngul që fenomeni nuk ekziston në ato përmasa që e raporton media vendase dhe ndërkombëtare, opozita dhe gjithë opinion publik. Protagonist në këtë debat të ashpër brenda mazhorancës ka qenë pikërisht ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, prej të cilit varen edhe hipotekat të cilat po sulmohen vrullshëm në takimet elektorale të Edi Ramës.
Vetëm dy ditë më parë, ?Syri.net? njoftoi se kryeministri ka kërkuar nga Ilir Meta shkarkimin e Manjanit, por ai ka thënë ?jo?, në mënyrë të prerë. Duket se Rama ka gjetur një mënyrë tjetër, atë të të goditurit nën brez për të shantazhuar nëpërmjet hipotekave LSI-në dhe Ilir Metën, i cili nuk po e qetëson bashkëkryetarin e aleancës me një aleancë tjetër, për zgjedhjet e vitit që vjen.
Strategjia që po përdor Rama për ti kujtuar Ilir Metës se është njësoj përgjegjës për këtë mandat qeverisës është ajo nga poshtë lartë, pra nëpërmjet ?ankesave nga populli?
Por nëpër takimet e tij nuk vihet re një sulm i organizuar vetëm kundër hipotekës dhe ministrisë së Drejtësisë. E njëjta gjë po bëhet edhe me një dikaster tjetër që i takon po LSI-së, Ministrinë e Bujqësisë. Pavarësisht se Rama vetë po bën premtime të bujshme për qindra milion euro kredi, për flota eskavatorësh, ujitje për çdo parcelë, apo dhënien fund të përmbytjeve të tokave bujqësore gjatë takimeve të tij, kur u jepet fjala ?fermerëve? del se këto 3 vite që Ministria e Bujqësisë e drejtuar nga Edmond Panariti, gati nuk ka bërë asgjë. Ankesat e shumta që artikulohen kundër dikasterit që menaxhohet nga LSI, si për farat, plehrat, subvencionet, naftën, ujitjen, mungesën e veterinerëve dhe agronomëve, Rama nuk i kundërshton, por pasi i lë të marrin dhenë në transmentimet live, i fut një ?e ka fajin Saliu? sa për të larë gojën dhe pastaj bën premtime gjiganteske për ato që Rilindja e tij, do të bëjë në mandatin e dytë.
Në të gjitha takimet e kryeministrit, nga jugu në veri me temë tashmë të fiksuar dhe kudo të njëjtë, bujqësi-pronësi, po të vini re mungojnë përgjegjësit e problemeve që ngrihen dhe diskutohen; Ministri i Bujqësisë, ai i Drejtësisë dhe Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave.
I gjithë ky turne, në mënyrë të sofistikuar në fakt po nxjerr zbuluar vetëm defektet e dikastereve që drejtohen nga LSI. Pavarësisht se Rama të gjithë këtë e maskon duke artikuluar togfjalëshin e që as vetë nuk e beson më, ?fajin e ka Saliu?, nënkuptimi dhe mesazhi që përcjell është fare i qartë; ?fajin ma ka skrapaliu. /Syri.net/
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Çorovodë per nje bashkebise...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot Bashk...
Gjatë një takimi me fermerët e Çorovodës, kryeministri Edi R...
Kryeministri Edi Rama, ka qenë sot në një takim me fermerët ...
Kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet tha sot në n...
Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për ndë...
Që Shqipëria është vendi i çudirave apo i zbulimeve të reja ...
Partitë e vogla parlamentare dhe joparlamentare kanë zhvillu...
Në Fakultetin më të madh të Universitetit të Tiranës, te Shk...
Një sherr i dhunshëm që nisi mes pesë personave, dy shqiptar...
Partia Demokratike ka akuzuar ministrin e Shëndetësisë Ilir ...
Për shkaqe tashmë të njohura, më 28 tetor 1940, Italia i shp...
Mazhoranca qeverisëse ndodhet në krizë numrash në Parlament....
Ish-deputeti socialist, Andis Harasani, ka ironizuar foton e...
Partia Demokratike denoncoi në Asamblenë Parlamentare të Kës...
Policia e Elbasanit ka arrestuar një shtetas 24-vjeçar pasi ...
Artikulli që po ribotojmë sot në bota.al, me titull “Shqipër...
Në vijim të planit të sigurisë gjatë fundjavës, Policia Rrug...
Lëvizja Socialiste për Integrim, prej disa javës po bën një ...
The Economist: Demokracitë e shëndetshme varen nga rregullat...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...