Tentoi të vjedhë me dhunë një banesë/ Arrestohet 44-vjeçari në Bilisht
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Polici...
Pasi Berisha shau Çilin në parlament dhe Çili deklaroi se Rama duhet të fitojë një mandat të dytë si kryeministër, sekretari fshatar për Aksionin Qytetar në PD, Salianji, mendoi se si Çilist i deklaruar, ai duhet të shkruante një alibi, që të mund të vazhdonte të rrinte në PD dhe të bënte karrierë. Si me kujdes dhe me hezitim ai e pyeti Çilin të cilit i thotë shef që nga koha kur ishte student në universitetin e Çilit, nëse duhet të bënte një lloj distancimi nga ai me këtë rast.
-Ta them këtë meqënëse ti shef më fute në PD dhe më the se jam investim afatgjatë atje, -tha Salianji,- tani të gjithë në parti presin se çfarë qëndrimi do të mbaj unë që më njohin si mikun tënd.
-Patjetër, -tha Neim Çili,- ne jemi liberalë me mendje të hapur, duhet të japim shembullin për këtë. Jo vetëm që duhet të distancohesh por duhet edhe të më kritikosh rreptë, nga këndvështrimi i linjës tënde politike. Përveç kësaj, duhet t? i tregosh edhe dhëmbët, se të njohin për shumë të butë, si manikin vitrine. Bjeri dikujt me padi në gjyq nga ata që të sulmojnë, ndonjërit që njihet si i egër në PD, atij Fundos p.sh., që është bërë i padurueshëm. Dhe ma dërgo tekstin kur ta mbarosh, ta shikoj, siç bëjmë zakonisht me fjalimet e tua.
-Po shef, si zakonisht, -tha Salianji.
-Jo tamam si zakonisht se tani duhet t? i ruaj këto tekste me redaktimet e mia që t? ia tregoi Edi Ramës, si provë të përpjekjeve të mia për të transformuar opozitën.
Kur Salianji këmbeu disa herë me e-mail me shef Çilin tekstin e shkrimit, ai u arnua me këto vërejtje, si dhe me sms-të që shkëmbenin ata të dy:
Çili: (Titulli i shkrimit) Emri im duhet që në titull, kështu ke shans të bëhesh i besueshëm. Përdor dhe fjalën ?çilimi? si sharje për ata që të sulmojnë se kanë nisur të të quajnë çilimiu i Çilit. T? i luftojmë me armët e tyre. Në titull duhet të theksosh ndarjen me mua, por dhe me pushtetin. Bëj një lojë fjalësh për çiliminjtë e pushtetit.
Salianji (me vete pa guxuar t? i thotë shef Çilit): Sikur të mos i përdorim shumë këto fjalët me ?ç? shef, aq më tepër këtë ?çilimi? se do të na kthehet kundër si boomerang, do të më thonë Çili-miu, domethënë ?miu i Çilit?.
Çili: Filloje me filozofi politike që t? i bësh reklamë UET për produktin që ka nxjerrë, e kam fjalën për ty. Nise me një pyetje: ?Çfarë i ndodh me një parti kur pas pushtetit të gjatë bëhet opozitë??
Sms nga Salianji: ?Mos më thonë që po flas si Nard Ndoka shef??
Sms nga Çili: Mund të duket pak si pyetje alla Nard Ndoka por përgjigjia do të jetë filozofike.
-Si filozofike, shef?
Çili: Harrove çfarë ke mësuar në UET, si të bësh filozofi politike. Domethënë përdor fjalë si ?ligjësi politike? dhe ?fjalor politik? dhe pastaj shto atë që na intereson. Denonco fenomenin negativ që po vihet re brenda opozitës, për momentin bëje pa emra, por me nënkuptime të qarta. Ideja është se ka një tendencë që brenda opozitës të krijohet një pushtet i atyre që humbën pushtetin, ish-ministra e ish-funksionarë të lartë, të cilët duan ta zgjatin pushtetin brenda partisë, e për këtë kanë krijuar dhe përdorin një makineri mediatike të krijuar prej tyre, me anë të ish-këshilltarëve të pasur.
-Shef, po këtu më duket se i biem edhe Lul Bashës, sepse edhe ai ish-ministër është.- Tha Salianji.
-Tani me qitje të largët edhe Lulit i biem, se pasi t? i spastrojmë këta nga partia, do t? i biem edhe atij që ta marrim partinë ne.- Tha Çili.
-Ah sikur të të shikoj ty në krye të PD-së shef! ?Tha Salianji.
-Unë nuk aspiroj që të merrem me politikë aktive, -tha Çili,- por nëse kauza liberale për të cilën jam përpjekur gjithmonë e kërkon, do ta bëj këtë sakrificë. Nejse dëgjo, hiqe emrin e Fundos nga shkrimi.
-Ai qen na ka tallur e na ka telendisur, po pse të mos i biem me emër, shef?- Tha Salianji.
-Se po t? i biem me emër, duhet t? i tregojmë pasurinë dhe këtu duhet të gënjejmë e pastaj ai do të na hedhë në gjyq e do të na marrë dëmshpërblim. E këto i paguaj unë ashtu si rrogën tënde.- Tha Çili.
-Kuptoj, -tha Salibanji,- si të duket shef kjo që kam thënë: ?një turbinë ricikluese shpifjesh mbahet ndezur ditë e natë kundër z. Henri Çili?.
-Bukur, por hiqe më mirë emrin tim dhe thuaje për veten tënde, -tha Çili,- ty të shërben më shumë tani.
-Si urdhëron shef.
-Dhe thuaj se po të ishte për këta si ky çiraku, ish-këshilltari me portal nuk do të reagoja, por kam detyrim ndaj publikut, thuaj.- Tha Çili.
-Kështu po shef, po sikur të mos i përdorim shumë këto fjalët me ?ç? se kanë lidhje me mbiemrin tuaj, dhe do të kujtohen të na thonë Çiraku i Çilit e gjëra të tilla.
-Ke të drejtë, hiqe.
-Sa para t? i kërkoj Fundos me padi?- Pyeti Salianji.
-Këtë shënoje vetë, mendo sa vlen dinjiteti dhe personaliteti tënd dhe vere shifrën.
-Sikur ta ve 20 milion shef, mos thonë është shumë?
-Ti e di, këtu nuk kam këshilla për ty. Tani të merremi me këtë pjesën ku flet për mua.
-Si t? u duk ajo që kam shkruar shef? E rëndë? E lëshova pak dorën, por vetë më the.- Tha Salianji.
-Shumë të butë e kishe, ja ç? ke shkruar ?Unë e njoh Henri Çilin dhe kam miqësi me të??, dhe vazhdon fjalia e gjatë me përshkrimin e miqësisë sonë. Harrove që po më kritikon? Pra, vendos presje pas ?Unë e njoh Henri Çilin dhe kam miqësi me të?? dhe shto: ?siç kam gjithë hapësirën dhe lirinë e shenjtë për të mos rënë dakord me të.?
-E ashpër, por e mjaftueshme, po të shtojmë edhe atë që nuk jam dakord me atë që ke thënë për mandatin e dytë të Ramës. -tha Salianji.
-Çfarë e mjaftueshme, -tha Çili, -vazhdo më tutje që të jesh bindës: Henri kësaj radhe ka rënë në një gabim të madh, monumental!
-Sikur ta heqim fjalën ?monumental? shef dhe të lemë vetëm ?të madh? për gabimin, se unë nuk jam njeriu i ekstremeve, në përgjithësi. – tha Salianji.
-Epo në ktë rast duhet të tregohesh ekstremist që të jesh bindës. -tha Çili.
-Pranoj nën efektin e forcës madhore, -tha Salianji, -po sikur na doli shumë i gjatë shkrimi shef, do të na botojnë vallë ata të gazetës kaq të gjatë.
-S? ka problem, se kam biseduar me kryeredaktorin, Garipllarin, dhe më tha se kemi një faqe një dispozicion.- Tha Çili.
-Pse e di edhe ai që shkrimin e bëjmë bashkë? ?Tha Salianji.
-Mos u shqetëso, se Garipllari është njeriu ynë, nuk flet, është pus.
-Salianji (me vete): Obobobobo, tani prite kur të më thonë Çili-miu, apo Miu i Çilit! Pastaj do të qeshin edhe macet e Lozhanit dhe të Dusharit me mua. /Citynews
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Polici...
Dy të arrestuar dhe një i shpallur në kërkim për plagosjen e...
Nga shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me speciali...
Pak momente më parë një tren në afërsi të stacionit në Shkod...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për Al Jazeera...
Deri më sot janë bërë disa analiza për zgjedhjet në Di...
Nga Jetmir Olldashi – Ju kërkoj ndjesë për titullin e përdor...
Portali amerikan RealClearPolitics raporton çdo ditë sondazh...
Saturni do ndikoje se tepërmi ne jetën tuaj ne çift sot. Mun...
Kjo do jete një jave vendimtare për ata qe janë ne një lidhj...
Në një operacion anti-drogë, policia italiane vuri në pranga...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive...
Sipas deputetit Ben Blushi, bashkëjetesa politike mes Edi Ra...
Rënia e parimeve duket se mbetet shqetësimi kryesor i depute...
Pas largimit nga Partia Socialiste, deputeti Ben Blushi në n...
I ftuar në studion e emisionit “Opinion” te Blendi FEVZIUT, ...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka hedhur poshtë akuza...
Çuditë e ALUIZNI-t me legalizimin e ndërtimeve pa leje në Sh...
Prokuroria për Krime të Rënda nis hetimet për të gjithë ata ...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i paraburgosur në burgun e Shkodrës ka ndërruar jetë n...
Dy pronarë të një dyqani në zonën e ish-Doganës në Tiranë ...
Dy automjete janë përfshirë nga zjarri gjatë orëve të natë...
Një 31-vjeçar është arrestuar në rrethrrotullimin e Rinasi...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Dhjetëra mijëra mbështetës të tij - disa vullnetarisht, di...
Një avion civil është rrëzuar në qytetin Tomblaine, në ver...
Moska po e ndërton një kompleks të ri të mbrojtjes raketor...
Për vite me radhë, lufta e Kosovës është rrëfyer përmes hi...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...