web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama kundër bashkimit me Kosovën/ "Shqipëria e Madhe" i përket së shkuarës (VIDEO)

18 Tetor 2016, 06:58, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për Al Jazeera Balkans ku ka folur edhe lidhur me bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës. Ai ka përjashtuar çdo mundësi që Tirana zyrtare ka për qellim bashkimin e dy vendeve dhe sipas tij, kjo gjë nuk ka qenë kurrë qëllim.

?Nuk ka qenë kurrë. Sepse besoj fort se ?Shqipëria e Madhe?, ?Serbia e Madhe?, apo çfarëdo qoftë tjetër ?e Madhe? është ajo që e shkuara na ka lënë?, shprehet Rama.

Nga ana tjetër Kryeministri Rama ka vlerësuar si shumë të rendësishmë njohjën e pavaresisë së Kosovës sepse sipas tij, kjo njohje i vlen serbëve dhe shqiptarëve të  Kosovës.

Rama nuk ka lënë pa përmendur ndryshimin që Vuçiç ka sjellë në qeverisjen aktuale serbe, qeveri të cilën kryeministri shqiptar e sheh si të vetmën që po bën hapa për t?ju larguar një të kaluare, në të cilën është e “burgosur”. /Citynews





Lajmet e fundit nga