Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Taksat vendore nga biznesi do të vazhdojnë të paguhen sipas legjislacionit në fuqi. Pezullimi i tyre u hodh poshtë. Ndërsa pritet vendimi i Kushtetueses për shfuqizimin ose jo të tij. Biznesi ka ende shpresa.
Nga Elona Bedalli/Monitor
Organi më i lartë i drejtësisë në Shqipëri, Gjykata Kushtetuese, ka qenë ?e zënë? kohët e fundit me çështjet që i kanë sjellë për mendim bizneset.
Në fund të vitit 2015, erdhi pezullimi i të ashtuquajturave ?supergjoba?, në korrik të 2016-s u vendos shfuqizimi i pagave referencë për profesionet e lira, vetëm pak ditë më parë u shqyrtua kërkesa për shfuqizimin dhe pezullimin e ligjit për sistemin e taksave vendore, ndërsa një tjetër çështje pret shqyrtimin në seancë, që ka të bëjë me dhënien e licencave për tregtimin e naftës bruto.
Të renditura, këto raste tregojnë se kuadri ligjor ku vepron biznesi shpesh lë hapësira për diskutime dhe interpretime juridike e kushtetuese.
Nga njëra anë, është biznesi që mendon se ligjet që në fakt duhet të lehtësojnë, mbrojnë dhe garantojnë, po kthehen në pengesa, e në anën tjetër qëndrojnë ata që i hartojnë këto akte, që thonë se janë bërë për të mirën e shoqërisë dhe se zbatimi i tyre është domosdoshmëri që sistemi të funksionojë.
Peshoren duhet ta mbajnë në balancë, pikërisht ata, njerëzit e drejtësisë, ?rojtarët e Kushtetutës?, të cilët kanë për detyrë të mbikëqyrin nëse ushtrimi i pushtetit (politik) bëhet brenda kufijve të përcaktuar me ligj. Pra, ajo duhet të sigurojë që këta kufij të mos tejkalohen, në të kundërt nuk respektohet rendi juridik mbi bazën e të cilit duhet të funksionojë i tërë sistemi shtetëror.
Pranimi i kërkesave
Në korrik të këtij viti, Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut, si dhe Dhoma e Tregtisë në Tiranë depozituan pranë Gjykatës Kushtetuese dy kërkesë padi.
E para kishte si objekt: ?Shfuqizimin e ligjit nr.142/2015 ?Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9632, datë 30.10.2006 ?Për sistemin e taksave vendore?, të ndryshuar, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Pezullimin e zbatimit të ligjit deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese?.
E dyta: ?Shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën të pikës 2, të nenit 14 të ligjit nr.142/2015 ?Për disa ndryshime në ligjin nr.9632, datë 30.10.2006 ?Për sistemin e taksave vendore?.
2. Shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën të ligjit nr.142/2015 ?Për disa ndryshime në ligjin nr.9632, datë 30.10.2006 ?Për sistemin e taksave vendore?. 3. Pezullimin e zbatimit të ligjit nr.142/2015 ?Për disa ndryshime në ligjin nr.9632, datë 30.10.2006 ?Për sistemin e taksave vendore? deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese?.
Që të dyja kërkesë paditë u pranuan nga gjykata për t?u shqyrtuar në seancën e datës 6 tetor. Përballë tyre, palë në proces do të ishin Kuvendi dhe Këshilli i Ministrave.
Duke qenë se të dy kërkesë paditë kishin të njëjtin objekt, në seancë trupi gjykues i përbërë nga shtatë anëtarët (nga 9 që ka në përbërjen e saj Gjykata) vendosi bashkimin në një të tyre.
Gjithashtu kishte depozituar kërkesë për t?u bërë palë në proces edhe Bashkia e Tiranës, me argumentimin se është bashkia më e madhe në vend, me numrin më të madh të tatimpaguesve dhe se kryetari i saj është edhe kreu i Shoqatës për Autonomi Vendore, në të cilën bëjnë pjesë të 61 bashkitë sipas ndarjes së re territoriale.
Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut, si palë kërkese në këtë seancë dha gjithashtu argumentet e saj, duke nënvizuar se Bashkia e Tiranës nuk mund të kishte interes të ligjshëm dhe të drejtpërdrejtë në gjykim, pasi pretendimet e parashtruara në themel të gjykimit kishin të bënin me procedurën e hyrjes në fuqi të ligjit dhe masës apo nivelit të taksave.
Kushtetuesja, pasi dëgjoi pretendimet e të gjitha palëve,vendosi të mos pranojë kërkesën e Bashkisë së Tiranës për të qenë pjesë në seancë.
Përçarja
Por, surprizë erdhi njoftimi nga ana e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja se Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Tiranës ishte tërhequr nga kërkesë padia. Gjykata nuk dha argumentet e kësaj tërheqjeje, e cila u pranua si e tillë me vendim nga trupi gjykues dhe pa ndonjë kundërshtim nga palët e tjera në proces, duke e quajtur një të drejtë të vetë subjektit. As më vonë Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë nuk u shpreh për këtëçështje, ndërsa kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe të Tregut, Nikollaq Neranxi, adresoi kritika të forta. Por, kjo përçarje e ?minutës së fundit? natyrisht dha mesazhet e saj se problemet, biznesit nuk i vijnë vetëm nga pushteti, por edhe nga ?brenda llojit?.
Megjithatë, pavarësisht këtyre mosdakordësive, biznesi me kërkesat e tij drejtuar Kushtetueses po jep sinjale se është gjithmonë i gatshëm të përballet për të kërkuar drejtësinë, kur mendon se ajo po cenohet dhe/ose mohohet.
Ankimi
Më 17 dhjetor të vitit 2015, Kuvendi miratoi ligjin nr. 142/2015 ?Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 963, datë 30.10.2006, ?Për sistemin e taksave vendore?, të ndryshuar, i cili u botua në Fletoren Zyrtare nr. 252 në datë 22 janar 2016.
Nga ky ndryshim u rritën ndjeshëm taksat vendore. Më konkretisht në Bashkinë e Tiranës u 10-fishua ajo e zënies së hapësirës, u dyfishua taksa e pastrimit për bizneset e mesme e të mëdha, ndërkohë që u vendos dhe një taksë e re, ajo e infrastrukturës arsimore. Ndonëse Bashkia u tërhoq për taksën e zënies së hapësirës, tarifat e tjera mbetën të larta.
Në muajin maj të po këtij viti, Shoqata e Tregtarëve çoi në Gjykatën Administrative (sot çështja është në Gjykatën e Lartë) vendimin e Bashkisë së Tiranës për taksën e përkohshme të infrastrukturës në arsim. Kjo pasi taksa e arsimit filloi t?u faturohej bizneseve për çdo NIPT sekondar, çka bëri që disa biznese si rrjete supermaketesh, apo kompani tregtimi nafte të paguanin nga 50-80,000 euro vetëm për këtë tarifë.
Edhe në argumentimin përpara Gjykatës Kushtetuese, Shoqata e Mbrojtjes së Tregtarëve dhe Tregut i qëndroi qëndrimit se ndryshimi i sistemit të taksave vendore kishte sjellë rrezik real për biznesin, se taksat dhe tarifat ishin çuar në nivele maksimale, se biznesi po rrezikonte falimentin.
?Në vendimmarrjen e mëparshme të Gjykatës Kushtetuese është shprehur se pavarësisht diskrecionit që ligjvënësi ka për të vepruar brenda hapësirës së tij normuese, duke përcaktuar qartë rast pas rasti qëllimet që kërkon të arrijë, është e papranueshme në shtetin e së drejtës, ndërmarrja dhe miratimi i nismave ligjvënëse të pabazuara në studime paraprake, të dhënat statistikore zyrtare apo në praktikat më të mira europiane apo botërore në këtë drejtim, në ndonjë analizë kosto?përfitim (raportim midis efekteve pozitive dhe negative të ndërhyrjes) për të justifikuar rritjen e masës së taksës?, thuhet në argumentimin e Shoqatës së Mbrojtjes së Tregtarëve dhe Tregut.
Përpara trupit gjykues, z.Neranxi tha se nuk është arritur të merret asnjë shërbim nga vjelja e taksave të vendosura nga pushteti vendor. Sipas tij, aplikimi i tyre nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka rritur çmimet (me rreth 20%) si përgjigje e biznesit për të mbuluar kostot, rëndesë e cila është ndier drejtpërsëdrejti nga konsumatorët.
Por, përse ligji 142/2015 cilësohet si antikushtetues nga kjo përfaqësi e biznesit?
Argumentimi i parë ka të bëjë me hyrjen në fuqi të ligjit.
?Gjatë procedurës së hyrjes në fuqi të ligjit objekt kërkimi janë shkelur nenet 84,117 dhe 155 të Kushtetutës.
Presidenti i Republikës nuk e ushtroi kompetencën e tij kushtetuese, në këtë mënyrë ligji u shpall (në heshtje) i miratuar. Më pas, ligji u botua në Fletoren Zyrtare në datë 22 janar 2016. Në fakt, bazuar edhe në Kushtetutë, ligji duhet të hynte në fuqi në datë 7 shkurt. Por, në mënyrë kundërshtuese ligjvënësi ka parashikuar se: Ky ligj botohet në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi në datë 1 janar 2016. Pra, ligji ka hyrë në fuqi 21 ditë përpara datës së botimit të tij në FZ dhe 36 ditë përpara hyrjes në fuqi të tij.
Konkretisht, në nenin18 të ligjit të kundërshtuar parashikohet se: ?Ky ligj botohet në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi në datën 1 janar 2016?. Ndërkohë në nenin 84, paragrafi 3 i Kushtetutës parashikohet se: ?3. Ligji hyn ne? fuqi me kalimin e jo me? pak se 15 dite?ve nga botimi i tij ne? Fletoren Zyrtare.
?Në mënyrë kumulative me këtë rregullim të përgjithshëm i cili imponon afatin minimal prej 15 ditësh për hyrjen në fuqi të ligjeve, neni 155 i Kushtetutës, përcakton një klauzolë imperative, duke parashikuar në mënyrë eksplicite se ?Taksat, tatimet dhe detyrimet financiare kombëtare e vendore, lehtësimi ose përjashtimi prej tyre i kategorive të caktuara të paguesve, si dhe mënyra e mbledhjes së tyre caktohen me ligj. Në këto raste ligjit nuk mund t?i jepet fuqi prapavepruese.?
Aspekti i dytë i antikushtetutshmërisë që pretendohet nga biznesi për ligjin Nr.142/2015 ka të bëjë me aspektin material të tij, kjo për faktin se bie ndesh me nenet 11, 17 dhe 41 të Kushtetutës.Në nenin 11 përcaktohet se: ?Sistemi ekonomik i Republikës së Shqipërisë bazohet në pronën private e publike, si dhe në lirinë e veprimtarisë ekonomike?. Në nenin 17 sanksionet se: Kufizimi i lirive dhe të drejtave të parashikuara në Kushtetutë mund të vendosen vetëm me ligj, për një interes publik dhe ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Kufizimi duhet të jetë në përpjesëtim me gjendjen që e ka diktuar atë. Këtu gjendet edhe një kriter kufizues i tretë që ka të bëjë me parimin e proporcionalitetit midis kufizimit dhe gjendjes që e dikton atë. (Rritja e nivelit të taksave ekzistuese dhe caktimi i taksave të reja, të paparashikuara në ligjin për taksat vendore, është kryer pa u marrë në konsideratë treguesit makroekonomikë, që shteti kërkon t?i ndryshojë, çka ka sjellë edhe mungesën e likuiditetit për subjektet tatimpaguese).
Ligji i kundërshtuar bie ndesh me nenin 41 të Kushtetutës si dhe nenin 1 të Protokollit nr.1 të KEDNJ-së. Nivelet e reja të taksave vendore, në thelb çojnë në pakësim të pasurisë, në kundërshtim me përcaktimin e pikës 4 të nenit 41 të Kushtetutës, duke sjellë kufizim të së drejtës së pronës. Edhe pse dispozitat ligjore në fushën e tatim-taksave kanë si synim kryesor vjeljen e detyrimeve të subjekteve, rritja në një masë të tillë e nivelit të taksave nuk mund të ketë asnjë interes të përligjur. Nenet e kundërshtuara cenojnë thelbin e të drejtave të taksapaguesve për të gëzuar qetësisht pasurinë e tyre.
Mbrojtja e shtetit
Subjektet e interesuar në këtë kërkesë padi ishin Kuvendi dhe Këshilli i Ministrave, që përfaqësoheshin respektivisht nga juristët e autorizuar, gjithashtu në seancë nuk mungoi edhe Avokatura e Shtetit me përfaqësuesen e saj. Të tri institucionet ndanë vlerësimin se ligji nuk ka asnjë element antikushtetues se pezullimi i tij (i cili u rrëzua) do të sillte vakum ligjor dhe do të cenonte të ardhurat. Për juristen e Kuvendit, zbatimi i ligjit nuk kishte sjellë pasoja reale dhe potenciale, por pasoja hipotetike. Sipas saj, pala kërkuesenuk paraqiti shifra për dëme konkrete, ndërsa sipas vlerësimeve të tyre, numri i bizneseve që kishin përfituar nga lehtësitë fiskale të sanksionuara në ligj llogariteshin në rreth 33,000. Juristja argumentoi se ligji ?Për sistemin e taksave vendore? mbështetet nga një tjetër ligj, ai për buxhetin vjetor dhe çdo ndryshim në të do të sillte cenim të interesit publik dhe mosrealizim të të ardhurave.
Gjithashtu juristja e institucionit ligjvënës argumentoi se pretendimi i biznesit për hyrjen në fuqi të ligjit nuk ka të bëjë me nocionin e efektit prapaveprues dhe se ligji nuk e kishte këtë efekt. Sipas saj, pala kërkuese nuk paraqiti asnjë shifër për cenimin faktik nga zbatimi i ligjit dhe jo hipotetik. ?Masat e ligjvënësit janë të tillë që garantojnë konsolidimin fiskal. Qëllimi i shtetit është prevalenca sociale?, tha juristja.
Ndërsa sipas Avokaturës së Shtetit, në hartimin e ligjit ka prevaluar interesi publik dhe se nuk ka pasur fuqi prapavepruese.
Juristët, që përfaqësonin institucionet shtetërore, renditën faktin se disa nga taksat u reduktuan për biznesin me hyrjen në fuqi të këtij ligji, ndërsa disa të tjera ndryshuan nivelin.
Kështu, nga heqja e tatimfitimit për biznesin e vogël përfituan rreth 83,000 biznese.
Në lidhje me taksën e truallit u argumentua se ndryshimi erdhi si një kërkesë e bërë nga Banka Botërore dhe USAID.
Taksa e ndërtesës u përgjysmua për godinat me qëllim veprimtaritë prodhuese.
Taksa e fjetjes në hotel nga 5% u bë fikse.
Taksa e tabelës u riklasifikua dhe u bë zero për qëllime identifikimi nën një nivel të caktuar, ndërsa mbi 18 m² u hoq.
Një nga taksat që pati më shumë diskutime ishte ajo mbi ?Ndikimin në Infrastrukturë? e cila zbaton një nivel që luhatet nga 4-8% e çmimit të shitjes, e që sipas juristëve u bë sepse të ardhurat që grumbulloheshin ishin të ulëta dhe se synohej që të nxitej zhvillimi në ato zona ku kishte mundësi ndërtimi. Kjo taksë vlen vetëm për investimet e reja e që kanë qëllim rehabilitimin urban të zonës ku ndodhen.
Juristët bënë edhe dallimin mes taksës (detyrim i pakthyeshëm) dhe tarifës (për një shërbim) si një kërkesë nga ana e gjyqtarëve.
Juristët e institucioneve shtetërore dhanë edhe argumentet si për mospezullimin, ashtu edhe për mosshfuqizimin.
Gjykata, kërkon shifra, argumente dhe doktrinë
Nuk duhet të jetë aspak e lehtë të gjesh argumentet e duhura juridike e ligjore kur vjen puna për t?u përballur me togat e zeza të Gjykatës Kushtetuese. Ata janë që të gjithë gjyqtarë me një përvojë të gjatë në sistemin e drejtësisë.
Një nga pikat që ata e nënvizuan duke shprehur haptas edhe dyshime kishte të bënte pikërisht me hyrjen në fuqi të këtij ligji. Ishte dr.Vladimir Kristo, i cili nuk nguroi të thoshte se përcaktimi në ligj i datës së hyrjes në fuqi i ligjit më 1 janar 2016, kur nuk ishte ndjekur përcaktimi klasik, ai i hyrjes në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare, ishte një gabim që nuk duhet të përsëritej më dhe se për këtë, gjykata do të shprehet kur të japë argumentimin e shfuqizimit ose jo. Ky veprim u konsiderua si i paprecedentë, pa sens dhe se Kuvendi kishte kapërcyer kompetencat.
?Nëse ligjet nuk zbatohen në mënyrë korrekte, problemet në këtë shoqëri do të mbeten?, tha anëtari i Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij, mjeti i fundit duhet të jetë gjoba dhe ndëshkimi, por se duhet të prevalojë interesi social.
Një nga taksat për të cilat u diskutua më shumë nga trupi gjykues dhe për të cilën u kërkua argumentim ishte ajo e ?Ndikimit në infrastrukturë? e cila që në emërtim u konsiderua e gabuar. Gjithashtu, gjyqtarët u shprehën se caktimi i intervalit 4-8% lë shteg për abuzime nga ana e autoritetit që mbledh të ardhurat e saj dhe se ligjet duhet të bëhen të qarta dhe pa hapësira interpretuese nga ana e atij që e zbaton.
Gjykata gjithashtu u tërhoqi vëmendjen palëve për mossjelljen para saj të statistikave, fakteve dhe shifrave, si elementë që mbështesin kërkesat për pezullime apo shfuqizime.
Shfuqizimi
Gjykata Kushtetuese pritet të shprehet në vazhdim, pas shqyrtimit të të gjithë dokumentacionit të dorëzuar nga palët në proces në lidhje me shfuqizimin ose jo të ligjit Nr.142/2015 ?Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9632, datë 30.10.2006 ?Për sistemin e taksave vendore??, të ndryshuar, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Përfaqësuesit e biznesit shprehen optimistë dhe kanë shpresë se gjykata do të vlerësojë si të drejta argumentet e tyre.
Por, kjo do të mbetet për t?u parë kur Gjykata të zbardhë vendimin e saj, i cili më pas do të duhet të botohet në Fletoren Zyrtare për të hyrë në fuqi.
Biznesi ka një histori suksesi në lidhje me ankesat e paraqitura në Gjykatën Kushtetuese, duke kujtuar këtu shqyrtimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të ndryshimeve në Procedurat Tatimore që kishin të bënin me ?8 supergjobat?.
Pjesë nga kërkesëpadia e Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut
5.2.3 Ligji i kundërshtuar bie ndesh me nenin 41 të Kushtetutës, si dhe nenin 1 të Protokollit nr.1 të KEDNJ-së. Nivelet e reja të taksave vendore në thelb çojnë në pakësim të pasurisë në kundërshtim me përcaktimin e pikës 4 të nenit 41 të Kushtetutës, duke sjellë kufizim të së drejtës së pronës. Edhe pse dispozitat ligjore në fushën e tatim taksave kanë si synim kryesor vjeljen e detyrimeve të subjekteve, rritja në një masë të tillë e nivelit të taksave nuk mund të ketë asnjë interes të përligjur. Nenet e kundërshtuara cenojnë thelbin e të drejtave të taksapaguesve për të gëzuar qetësisht pasurinë e tyre. Paragrafi i dytë i nenit 1 të Protokollit nr.1 të KEDNJ-së i jep të drejtë shtetit të nxjerrë ligje që i gjykon të domosdoshme për të rregulluar përdorimin e pasurive në përputhje me interesin e përgjithshëm, ose për të siguruar pagimin e taksave apo të kontributeve të tjera, por një e drejtë e tillë nuk është e pakufizuar dhe shteti nuk mund të shkojë përtej kufijve të caktuar të interesit të përgjithshëm, nga i cili udhëhiqet për të ndërhyrë në pronën dhe të drejtat e individëve.
5.2.4 Përmbajtja e dispozitave të ligjit të kundërshtuar e kufizon iniciativën e lirë dhe të drejtën e pronës. Pra, në rastin konkret jemi përpara cenimit të këtyre të drejtave që shkaktohet nga norma ligjore. Çështja që shtrohet si pretendim nga ana jonë lidhet me faktin se ky kufizim i të drejtave është bërë në kundërshtim me kriteret e përcaktuara në nenin 17/1 të Kushtetutës. Ky nen parashikon se ?kufizime të të drejtave dhe lirive të parashikuara në këtë Kushtetutë mund të vendosen vetëm me ligj, për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Kufizimi duhet të jetë në përpjesëtim me gjendjen që e ka diktuar atë?. Në këtë mënyrë, pajtueshmëria e masës kufizuese të marrë nga ligjvënësi me ekzistencën e nevojës së kufizimit duhet të verifikohet në aspektin e kushteve të vendosura në nenin 17 të Kushtetutës. Kushti i parë është ekzistenca e ?interesit publik?. Një kusht tjetër që duhet të respektojë ligjvënësi në vendosjen e kufizimit është që ky kufizim të jetë në përpjesëtim me gjendjen që e ka diktuar atë, çka e imponon ligjvënësin të evidentojë nevojën reale të ndërhyrjes në të drejtat individuale në një situatë konkrete. Mjetet e zgjedhura duhet të jenë të përshtatshme për realizimin e synimeve që ndiqen dhe përdorimi i tyre të jetë i domosdoshëm, që do të thotë se synimi nuk mund të arrihet me mjete të tjera. Domosdoshmëria ka të bëjë, gjithashtu, edhe me përdorimin e mjeteve më pak kufizuese për subjektet që u cenohen të drejtat dhe liritë. Respektimi i këtyre kushteve kërkon një analizë të kujdesshme në çdo rast konkret, duke ballafaquar interesin publik që dikton kufizimin me ato të drejta që i nënshtrohen kufizimit, si dhe duke vlerësuar edhe mënyrën e kufizimit (shih vendimet nr. 25, datë 28.04.2014; nr. 4, datë 23.02.2011 të Gjykatës Kushtetuese).
5.2.5 Interesi publik në rastin konkret është vjelja e taksave dhe tarifave. Për të realizuar këtë qëllim ligjvënësi, nëpërmjet dispozitave objekt shqyrtimi ka kufizuar iniciativën e lirë dhe të drejtën e pronës. Në një rast të ngjashëm, Gjykata Kushtetuese ka argumentuar se nuk vihet në dyshim që grumbullimi efektiv i detyrimeve që shtetasit kanë kundrejt shtetit përbën një interes të ligjshëm publik, më se të mjaftueshëm për të justifikuar kufizime të të drejtave të shtetasve, por me kusht që ato të jenë në përputhje me nenin 17 të Kushtetutës. Një ndërhyrje shtetërore, e cila kufizon të drejta të ligjshme të shtetasve, mund të ndërmerret kur është e domosdoshme dhe nuk ekziston asnjë rrugë tjetër për të mundësuar arritjen e interesave publikë. Ndërhyrja në asnjë rast nuk mund të cenojë thelbin e së drejtës dhe duhet të jetë në përputhje të plotë me situatën që ka diktuar hartimin e normës kufizuese. Para së gjithash, mjeti i përdorur duhet të jetë efikas, në mënyrë që të mos kemi një cenim a mohim të të drejtave të individëve pa u arritur realizimi i interesit publik, në funksion të të cilit është hartuar norma juridike. Mjeti duhet të jetë i tillë që të shmangë, sa më shumë të jetë e mundur, kufizimet e të drejtave të individëve në raport me rezultatet që kërkohen të arrihen. Ky konkretizim i parimit të proporcionalitetit detyron ligjvënësin që në çdo rast të vërë në balancë përfitimet publike në raport me cenimin e të drejtave të individëve, duke pasur si kufizim logjik dhe juridik të përfitimeve publike, thelbin e së drejtës së individëve (shih vendimin nr. 18, datë 23.04.2010 të Gjykatës Kushtetuese).
5.2.6 Referuar çështjes konkrete rezultojnë këto fakte lidhur me rritjen e nivelit të taksave. Kështu nëpërmjet nenit 8 të ligjit, është shtuar si kategori e re ?taksa mbi truallin?, ndërkohë në nenin 9 parashikohet rritja e kategorive minimale të ?taksës për ndërtesën? e cila është rritur nga 1.4 deri 6.2 herë me një mesatare prej 3 herë më shumë. Rritja e taksës për zërin ?Tokë bujqësore? ka shënuar një rritje prej 1.38 deri 1.42 herë, me një mesatare prej 1.4 herë më shumë. Gjithashtu, në mënyrë krahasimore analitike, rezulton se rritja e taksës për zërin ?Fjetje në hotel?, e parashikuar në nenin13 të ligjit, ka pësuar një rritje nga 2.3 deri 2.8 herë me një mesatare prej 2.6 herë më shumë. Në nenin 14, parashikohet një kategori e re takse si dhe dyfishim i kufijve për taksën e ndikimit në infrastrukturë në rastin e ndërtimeve për qëllime banimi apo njësi shërbimi nga shoqëritë e ndërtimit
Nëse menduatse Kristela Gjokës i intereson se çfarë bën ish-...
Lëkundjet e tërmetit në afërsi të Janinës, në Greqi, kanë kr...
Ylvi Beqja biznesmeni që ka dëshmuar kundër Emiljano Shullaz...
Në më pak se 4 muaj përdorimi i drogës gjatë drejtimit të mj...
Me anë të një postimi në rrjetet sociale gazetari dhe aktivi...
Presidenti Bujar Nishani dekretoi para pak ditësh datën e zg...
Një denoncim i rëndë ka mbërritur në adresë të ish kryeminis...
Sot, Mali i Zi ka zgjedhje. A e dini se ky shtet, ku jetojne...
Menjëherë pasi ra tërmeti tragjik në Itali, sizmiologu Rrapo...
Pas Ilir Metës, edhe deputeti tjetër i LSI-së Përparim Spahi...
Duke filluar nga 1 janari i vitit 2017, i gjithë ekipi që do...
Një lamtumirë e dhimbshme! Ndarja nga jeta e Teodor Laços ës...
Nuk kanë fund pakënaqësitë dhe denoncimet e maturantëve në a...
Ideja e ndryshimit të Kodit Zgjedhor duke lejuar lista të ha...
Kthimi i ligjit të importit të plehrave nga ana e Presidenti...
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka dhënë një intervistë për ga...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, në një dalj...
Ministria e Bujqësisë jep të dhënat paraprake nga përmbytjet...
Një nënë nga qyteti bregdetar i Durrësit ka denoncuar në pol...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...