"Një çoban e denoncoi"/ Si ra policia e Korçës në gjurmët e autorit të vrasjes së efektivit
Gazetarja Glidona Daci, në një lidhje me emisionin Opinion...
Gazetarja Glidona Daci, në një lidhje me emisionin Opinion...
Qe kur se sistemi demokratik pluralist zevendesoi ate diktatorial ketu e 25 vite me pare, liria e shprehjes ne Shqiperi nuk ka qene asnjehere kaq e kufizuar dhe e rrezikuar sa sot. Pavarsisht se shpifja eshte dekriminalizuar dhe numri I mediave te shkruara apo vizive eshte disafishuar ne nje kohe te shkurter, perseri censura e tyre duket te jete shtuar dhe jo e kunderta.
Kjo sepse pronaret e mediave, shkruajne me lapsin e interesave te tyre te biznesit politiken editoriale te redaksive. Ska se si shpjegohet ndryshe qe cuditerisht sot vetem 2 media mbrojne ligjin e ricikluar te plehrave, vetem mediat e universiteteve te klienteles nuk I raportojne fare protestat e maturanteve kunder ligjit te arsimit te larte, apo pothuaj te gjitha mediat ne vend kane nje bonsens te pakuptimte ndaj te gjithe kryebashkiakeve te Tiranes, sa kohe ata jane ne detyre dhe firmosin lejet e ndertimit.
Rrenimi I besueshmerise dhe audienca e munguar ne keto raste nuk eshte problemi I ketij biznesi. Jo vetem konsolidimi I pozites se tyre ne treg perball audiences por dhe te ardhurat qe krijojne vete mediat jane disafish me te ulta se ato qe krijohen nepermjet saj, per bizneset e tjera te pronareve te tyre.
Edhe dominanca ne tregun mediatik te nje grupi njerzish qe numerohen me gishtat e dores dhe qe ne rolin e pronarit kontrollojne politiken editoriale, ka lehtesuar se tepermi mundesine qe nepermjet ketyre te fundit pushtetet te mund te censurojne te verteten. Kjo problematike behet me e ndjeshme po te sjellim ne vemendie pamundesine e krijimit te organeve te reja te shtypit apo televizive, per shkak te nivelit te madh te investimit qe kerkohet, per shkak te veshtiresise per te konkuruar me operatore qe jane konsoliduar prej vitesh ne treg, apo per shkak te monopolizimit te infrastruktures se transmetimit dhe shperndarjes.
Ne keto kushte, prodhimi I lajmit ne baze te raportit te interesave ndermjet qeveritareve dhe pronareve te medias, trajtimi I tij si mjet per te permbushur keto interesa, madje dhe transmetimi apo jo I lajmit ne varesi te realizimit te ketyre interesave midis pushtetit dhe nje grupi shume te ngushte njerezish, krijon kushte per kufizueshmerine absolute te lirise se medias ne nje vend formalisht demokratik, sic Shqiperia eshte. Sa kohe interesat private diktojne lajmin, ky I fundit asnjehere nuk do te mund te permbushe interesin e publikut.
Me ndonje perjashtim te rralle, media tradicionale ne Shqiperi ka dale prej rolit te saj per te infromuar publikun ne perputhje me interesin e ketij te fundit. Bllokimi I transmetimit te nje investigimi mbi aferen korruptive dhe kriminale te Veliajt ne Landfillin e Sharres dhe heshtja e pjeses tjeter te medias per kete rast flagrant te censures ndaj lirise se medias, eshte prova e ketij deformimi te rrezikshem per demokracine tone te brishte.
Dhe ne kete pike merr nje vlere te vecante nje lloj I ri prodhimi, transmetimi dhe trajtimi I lajmit. Lajmi qe vjen nepermjet medias virtuale, ose te quajtur ndryshe asaj online.
Media virtuale nuk ka pronare.
Ndryshe nga mediat tradicionale qe kerkojne investime te medha kapitale per themelimin e tyre, media virtuale kerkon vetem nje apparat kompjuterik per prodhimin dhe transmetimin e informacionitt . Sot pothuaj te gjithe gazetaret me te njohur ne vend kane nje reviste online, nje portal mediatik ku pervec opinioneve te tyre, publikojne dhe lajme te konfirmuara prej burimeve te tyre gazetareske. Thjeshteisa per themelimin e nje media online, dhe lehtesia e transmetimit te saj nepermjet internetit, ka rrezuar dominancen e kapitalit mbi median. Ne kushtet kur cdo njeri, pa shpenzuar asnje leke, mund te themeloje nje profil ne facebook e rrjedhimisht te prodhoje dhe transmetoje informacion ne kohe reale me nje grup shume te madh njerzish, ka rene perfundimisht dominanca e parase mbi informacionin.
Nga njera ane askush nuk ka aq para sa te mund te bleje te gjithe njerzit qe posedojne nje profil ne fb. Nga ana tjeter, pushteti ende nuk ka asnje mjet ligjor per te ndikur dhe kufizuar lirine e shprehjes per keto lloj mediash. Ndryshe nga mediat e shkruara apo audiovizive ku licensimi per transmetim, detyrimet fiskale te nje biznesi, apo edhe favoret qe lidhin pushtetet me poseduesit e ketyre mediave, krijojne kushte per censurim te informacionit, ne rastin e medias virtuale poseduesi I saj nuk krijon asnje marredhenie me autoritetin shteteror. Dhe per kete arsye, ai eshte shume me I cliruar nga presioni I pushtetit ne procesin e prodhimit te informacionit.
Madje rregullat tipike qe imponon audienca e kerkuar e medias virtuale, dikton nevojen qe nje portal apo faqe informative ne fb, te posedohet dhe administrohet njekohesisht nga disa njerez, dhe mundesisht ata te mbesin anonime per publikun. Dhe me te vertete, faqet me te medha te medias online sot ne vend, te cilat kane dhe ndikimin me te madh mbi opinionin publik, jo vetem nuk administrohen nga nje njeri I vetem, por poseduesit e tyre mbesin anonime per publikun. Vlen per tu permendur ketu faqet ?Jeta Osh Qef?, ?Lolita?, apo ?Nisma Thurrje?.
Lehtesia per themelimin e nje media online, rregullat tipike qe te imponon nevoja per sukse, jo vetem ka ulur rendesine e parase per kontrollin e saj, por ka defaktorizuar cdo mjet te pushtetit per censurimin e informacionit qe prodhohet dhe transmetohet ne kete lloj media.
Prodhimi plural I lajmit.
Ne median tradicionale prodhimii lajmit eshte I centralizuar ne nje grup redaksishe, e rrjedhimisht ne vullnetin dhe vleresimin e nje grupit te caktuar njerzish qe drejtojne keto fabrika informacioni. Cdo mengjes gazetaret do duhet te dalin ne terren dhe te vleresojne se cila ngjarje perben interes per publikun dhe cila jo, cdo mbremje redaktoret do te vlersojne se cilen kronike do te publikojne apo transmetojne dhe cilen do duhet ta skualifikojne per shkak te minutazhit te edicionit te lajmeve apo faqeve te limitura te medias se shkruar. Nje process shume I veshtire dhe me limite te imponuara edhe ne rastin kur vullneti eshte I paster per ti sherbyer informimit publik. Nje process thellesisht I deformuar po te kemi parasysh se nje grup drejtuesish te redaksive te mediave tradicionale, marrin keto vendime edhe ne baze te interesave personale qe jo gjithmone perputhen me ato publike.
Media virtuale jo vetem nuk e ka kete problem, por ajo ka nje infrastrukture te atille ku vete publiku prodhon dhe imponon lajmin dhe jo anasjelltas. Celularet e qytetareve jane shendruar ne kronikane qe transmetojne informacion kudo ngjarja te ndodhe. Nje video apo nje foto e hedhur ne internet, do te beje xhiron e rrjetit nese ngjarja qe ajo percjelle perben interes per publikun. Ne mungese te medias virtuale, sot shqiptaret nuk do te kishin te njejtin informacion dhe perceptim per sasine e kanabisit te mbjelle anekend Shqiperise, per menyren se si blihen votat ne zgjedhje, apo si dhunohen nga organet shteterore lirite dhe te drejtat themelore ne rruget e vendit apo zyrat e shtetit. Cdo qytetar deshmitar ne nje ngjarje, eshte kthyer sot ne nje media qe mund te prodhoje lajm. Fiksimi I ngjarjes nepermjet aparateve celulare nuk krijon asnje dyshim mbi vertetesine e lajmit dhe mundesia e raportuesit per te ruajtur anonimatin e tij vetem sa ndihmon shperndarjen e informacionit per publikun e gjere.
Madje kjo infrastrukture qe e lidh publikun dhe informimin ne nje marredhenie te ndersjellte, siguron dhe pamundesine e deformimit te lajmit nga media tradicionale. Nese vete protestuesit kunder ndertimit ne parkun e liqenit artificial te Tiranes nuk do te kishin faktuar nepermjet xhirimit, dhunimin barbar qe ju be atyre ne mesnate per te demoralizuar protesten e shoqerise civile, jo vetem ky lajm nuk do te ishte bere I njohur per publikun, por keto pretendime me gjase do te beheshin objekt talljeje I ndonje emisioni humoristik ne median tradicionale. Mund te gjejme me dhjetra prova se menyra e prodhimit te lajmit ne median virtuale siguron informimin me vertetesi maksimale te cdo ngjarjeje qe perben interes per publikun.
Shperndarja eshte forca e medias virtuale?.
Media tradicionale eshte nje forme komunikimi e njeanshme me publikun. Nga njera ane jane redaksite dhe gazetaret qe pergatisin informacionet per ndjekesit dhe nga ana tjeter jane keta te fundit qe duhet te konsumojne nje produkt te gatshem. Pavarsisht perpjekjeve per te perfshire publikun ne prodhimin e lajmit te medias tradicionale, kjo eshte nje gje pothuaj e pamundur po te kemi parasysh menyren e formezimit dhe transmetimit te lajmit ne mediat e shkruara apo audiovizive. Sa ndjeshmerite e publikut arrijne te publikohen ne median tradicionale varet me se shumti prej profesionalizmit te gazetareve se sa prej vete publikut qe nuk ka asnje instrument per te imponuar mediatizimin e problemeve dhe shqetesimeve te tija reale. Mungesa e nje sistemi profesional te matjes se audiences ne median audiovizive apo te shperndarjes se shtypit te shkruar ne te gjithe territorin, eshte gjithashtu pengese per seleksionimin e informacionit duke u bazuar ne kerkesat dhe interesat e qytetareve.
Forca me e madhe e medias online ?qendron pikerisht tek inkorporimi I publikut jo vetem ne prodhimin dhe trajtimin e lajmit por dhe ne shperndarjen e tij. Ne median virtuale audienca nuk eshte vetem konsumatore e lajmeve, por dhe prodhuese dhe transmetuese e tyre. Ne te gjitha format e mediave online ekzistojne 2 komanda qe inkorporojne publikun ne trajtimin dhe shperndarjen e informacionit. Mundesia e cilitdo per te komentuar mbi nje ngjarje e pasuron lajmin dhe e sjelle ate shume afer shqetsimeve reale te qytetareve, si dhe mundesia per te shperndare lajmin, pamundeson cdo perpjekje per te censuruar te verteten.
Ne shume raste, me te vlefshme jane informacionet qe vijne ne formen e komenteve se sa vete lajmi I publikuar ne median virtuale. Fotot qe i realizuan pushuesit nje te kerkuari per trafik nderkombetar droge teksa merrte qetesisht diell mbi nje skaf ne bregdetin e jugut, I bene shume me te besueshme akuzat e opozites dhe liderit te saj Basha se shteti kishte marre ne mbrojtje ish drejtorin e nje agjensie shteterore pasi ai ishte shpallur ne kerkim nga fqinji yne jugor per organizim te trafikut nderkombetar te narkotikeve.
Bllokimi dhe censurimi I lajmit ne median virtuale eshte krejtesisht I pamundur. Audienca ka ne dore shperndarjen e lajmit dhe rrjedhimisht dhe suksesin e tij. Dhe pse pak e zhvilluar ne ate kohe, pa median virtuale, shqiptaret nuk do te kishin sprapsur perpjekjen per demontimin e armeve kimike siriane ne vend.
Matja ne kohe reale e audiences qe merr nje lajm ne median virtuale nga njera ane Imponon publikimin e cdo informacioni qe perben interes per publikun dhe nga ana tjeter siguron raportim te tij nga media online ne perputhje me te verteten. Cdo portal qe rrefuzon te publikoje nje lajm qe ka marre vemendien e publikut, apo te manipuloje te verteten mbi nje ngjarje te caktuar, nuk ka bere gje tjeter vetem se ka demtuar veten e tij, sepse ne rastin e medias online, audienca gjithmone ka mundesi te shkoje te lajmi dhe jo anasjelltas. Infrastruktura qe ofron media virtuale, e kthen audiencen ne barometrin percaktues per lajmet qe do duhet te raportohen dhe per menyren e raportimit te tyre madje. Ne te kundert, braktisja qe audienca do ti beje portalit qe nuk ndjek kerkesat e saja, apo lajmit te manipuluar, do ti defaktorizoje totalisht keto te fundit dhe qellimet e tyre. Prova se si media virtuale ndjek kerkesat e audiences per lajmin qe do te transmetoje, eshte rasti I intervistes se komisarit te policies Zagani ku denoncoheshin lidhjet e krimit me nivelet me te larta shteterore ne vend, e cila pasi u censuarua nga e gjithe media tradicionale, pati nje perhapje te gjere dhe shume te sukseshme me botimin e saj ne median online.
Rrezimi i monopolit te opinionberjes.
Nje metode per te ndikuar publikun eshte dhe drejtimi I opinionit mbi nje qasje te caktuar te zhvillimeve politike apo shoqerore dhe perpunimi I tij nepermjet qendrimeve redaksionale te mediave apo dhe analizave te opinionberesve te cilet trajtohen si profesioniste qe mund te japin gjykime te vlefshme per ceshtje apo ngjarje te caktuara.
Ne kushtet kur nje ngjarje nuk mund te fshihet perballe syve te opinionit, mbetet vetem te manipulohen shkaqet apo pasojat e saja. Dhe ketu marrin nje rendesi te vecante opinionberesit. Ata te cilet e drejtojne opinionin mbi nje qendrim te caktuar. Rasti tipik eshte fushata e ethshme mediatike e nje grupi opinionberesish qe ne kushtet e deshtimeve te njepasnjeshme te Qeverise, kerkojne te bindnin publikun se reformat jo vetem jane bere sipas standarteve europiane, por ato edhe pse nuk kane impakt he per he mbi cilesine e jetes se qytetareve, do te prodhojne te mira te jashtezakoshme per vendin, mjafton qe qeveria te marre dhe nje mandate te dyte.
Keto opinione kane nje vlere te madhe per qytetaret qe jo ne cdo rast kane kohen dhe deshiren e nevojshme per te njohur te gjitha faktet e zhvillimeve publike apo dhe per ti analizuar personalisht ato. Ne keto kushte, qendrimet redaksionale ne formen e opinionit apo dhe analizat e opinionberesve qe marrin nje audience te larte kur perhapen nepermjet mediave tradicionale, kane nje rendesi te madhe sa I perket gjykimit te opinionit publik, aq I rendesishem per te percaktuar zhvillimet politike dhe shoqerore.
Ne rastin e medias online bie rendesia dhe mundesia e ndikimit te opinionit me keto metodika ne thelb manipulative. Ne momentin qe cdo qytetar ka mundesine te jap opinionin e tij mbi nje zhvillim te caktuar, askush nuk e ka me monopolin e te vertetes, aq me pak mundesine e drejtimit te opinionit publik drejt nje qasjeje te caktuar. Shumellojshmeria e gjykimeve te zhvillimeve, mundesia e perhapjes se opinionit personal dhe e ndarjes se mendimeve nepermjet komunikimit online me nje grup te madh njerzish, defaktorizon cdo perpjekje per ndikimin e opinionit drejt nje te vertete te pjesshme dhe te imponuar. Rregullat e vecanta qe dikton komunikimi I medias online, ku opinioni nuk duhet te jete i gjate, fjala merre force kur ajo shprehet ne menyre satirike apo ironike dhe mundesisht e shoqeruar me imazh, ka krijuar sot ne vend nje grup personazhesh te medias online qe diktojne opinionin publik shume me teper se cdo analist apo opinionberes qe ka pasur deri me sot monopolin e ketij profesioni. Nje karikature e Bujar Kapexhiut e hedhur ne rrjet, nje mem I Genc Sejkos I publikuar fillimisht ne faqen Qeveriu, nje batute e ?Lolites? mbi ngjarjen e dites, nje mendim I prof Artan Fuges, apo nje status I pensionistit ne emigracion Agim Xhafka, jo vetem shperndahet ne rrjet ne menyre te rrufeshme, por ndikojne publikun shume me teper se analizat e lodhshme dhe shpesh te porositura te opinionberesve ne mediat tradicionale. Gazetare te njohur te vendit e diktojne opinionin me teper me statuset e tyre ne facebook se sa me emisionet apo kronikat televizive. Rasti i Arian Canit, Andi Bejtjes dhe Lutfi Dervishit qe jane shume aktiv ne median virtuale, apo gazetareve Ylli Dylgjeri, Bledian Koka, Julian Deda, Elona Meco etj, jane shembuj I forces dhe lirise qe te krijon media virtuale.
Media online si garante e lirise se shprehjes.
E nisa pergatitjen e ketij shkrimi ne mbremjen e se dieles te dates tete tetor, dite kur gazetaret e emisionit investigativ ?Publicus? lajmeruan se pronaret e medias ku ata punonin kishin bllokuar transmetimin e nje investigimi mbi aferen korruptive te Veliajt ne Landfillin e Sharres, afere qe ishte bere shkak dhe i te pakten nje vdekjeje. Perpjekja per zbulimin e te vertetes se kesaj afere nderkohe kishte cuar ne shkarkimin nga puna te nje grupi gazetaresh ne median tradicionale, perfshi dhe Alida Toten, kryeredaktore e nje televizioni qe sapo kishte filluar te shperndante sinjal.
Mbremjen qe kisha perfunduar pothuaj te gjithe analizen e rendesise se medias virtuale dhe garancive qe ajo krijon per lirine e shprehjes ne nje vend si Shqiperia, producentet e emisionit ?Publicus? vendosen qe ta hidhnin ne Youtube, emisionin e censuruar deri ne ate moment.
Te gjitha mediat virtuale, ato qe funksionojne vetem si te tilla te pakten,Syri.net, Lapsi.al, citynews.al dhe Jeta Osh Qef, e transmetuan menjehere ne portalet e tyre videon e censuruar deri ne ate moment. Faqet me me shume ndikim ne Facebook si ajo e ish Kryeministrit Berisha, Lolita, apo dhe deputetit Blushi, e shperndane emisionin per ndjekesit e tyre te shumte gjithashtu.
Censurimi qe ju be ketij investigimi nga media tradicionale jo vetem nuk ndikoj ne numrin e shqiptareve qe e ndoqen ate nepermjet medias online, por kam pershtypjen se ai ishte bumerangu I vete censuruesve. Lajmi I bllokimit te emisionit vetem sa shtoj vemendien e audiences, e cila pati mundesi me pas ta ndiqte investigimin ne programin me te ndjekura ne vend, ?Opinion? i Blendi Fevziut. Meida virtuale dhe rregullat e saja vertetuan dhe nje here ne kete rast se censura ndaj lirise se shprehjes eshte e pamundur ne rastin e medias online.
Kjo media novative e cila ka pesuar nje zhvillim te madh dy vitet e fundit, merre nje rendesi te jashtezakonshme per situaten ku ndodhet Shqiperia sot. Ne kushtet qe propaganda dhe metodat manipulative jane mjeti I vetem efikas me te cilen po mbahet ne kembe nje pushtet I rrenuar, roli I medias virtuale ka marre rendesi dhe sa I perket fateve te demokracise se brishte ne vend. Ndaj, ne perfundim te ketij shkrimi, nuk na mbetet vecse te themi se propozimet e Qeverise per te vendosur norma ligjore qe gjoja ?rregullojne? komunikimin ne median virtuale, nuk jane gje tjeter vetem se perpjekje per te siguruar instrumenta shteterore kontrolli edhe mbi kete lloj media, te vetmin oaz te mbetur te lirise se shprehjes ne Shqiperi. Nese kjo ndodh, atehere mund te themi me bindje se perfundimisht censura dominoi mbi te lirine e shprehjes, manipulimi qenka me I forte se e verteta ne vendin tone, oligarkia e mposhti nje here e pergjithmone demokracine dhe se Shqiperia nuk ka me asnje shprese te zhvillohet si e gjithe Europa.
Moderatori Adi Krasta është shfaqur mbrëmjen e sotme në një ...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurorinë e Rr...
Pas largimit të Agron Tufës nga posti i tij si drejtor i Ins...
Një sherr është regjistruar në fshatin Qafzezë të Korçës, me...
Ndryshe nga sa u raportua në fillim, pista e hetimit për Rez...
Një bandë e cila dyshohet se importonte lëndë narkotike nga ...
Marsida Qatja e cila dy muaj më parë ishte në qendër të medi...
Universiteti i Mjekësisë së Tiranës ka ndërprerë mësimin për...
Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në qytetin e Librazhdit ku ç...
Është shembur pak minuta më parë një godinë 3-katëshe në zon...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, gjatë kësaj jave ka realizua...
Ka nisur sot shembja e godinave të konvikteve në Institutin ...
Në zbatim të ligjeve të Policisë së Shtetit, Drejtoria Vendo...
Procedohet penalisht shefja e financës së Ujësjellësit në qu...
Komisioni parlamentar i medias dhe edukimit vazhdoi sot dëgj...
Një debat i fortë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në emisionin “...
Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar situatën pas tërmetit tr...
Papa Françesku ka bërë sërish thirrje për çarmatimin bërtham...
Federata Kombëtare Italiane e Shtypit ka reaguar lidhur me p...
Drejtori Ekzekutiv për Shqipërinë në Bankën Botërore, Patriz...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...