Durrës – Aksident i rëndë në Sukth / Ndërrojnë jetë të 4 personat
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Sukth duke u gdhirë dita ...
Qytetarët në krijimin e qeverisjes qendrore e vendore, sidomos në luftën kundër korrupsionit, kanë votën për ta ndryshuar atë, dhe për të larguar të korruptuarit nga pushteti. Në fakt, një pikënisje e kësaj lufte janë zgjedhjet, sidomos financimi i tyre. Sepse, trysnia financiare gjatë fushatës detyron parti e politikanë që të pranojnë ?incentiva? jashtë rregullave ligjore, gjë që dëmton lirinë e barazinë e zgjedhjeve. Kjo bëhet akoma më urgjente, sot, në Shqipëri, në kushtet e një ekonomie informale në ekspansion dhe sidomos të burimeve financiare të lidhura me kultivimin e kanabisit. Po ashtu, janë shfaqur ?teprime? në përfshirjen në politikë të shumë biznesmenëve, jo thjesht për financime fushate, por në mënyrë të drejtpërdrejtë, me anë të kandidimit të tyre. Madje, është rritur dukshëm një kategori e re e llojit: ?biznesmen-politikanë? apo ?politikan-biznesmen?, deri me të dhëna të dyshimta morale-financiare të disave prej tyre. P.sh., në grupin parlamentar të PS-së kjo ka qenë krejtësisht e dukshme. Natyrisht, përfshirja e biznesit në politikë nuk mund të përjashtohet apo kritikohet apriori, por mbyllja e syve në ato përzgjedhje apo shmangia e rregullave të lidhura me konfliktin e interesave, e vetë mënyrës së financimit, më e pakta e dobëson besimin e qytetarit në këtë përfaqësim. Në të vërtetë, duhet ngritur fuqishëm zëri publik ndaj disa përfaqësimeve në nivelin parlamentar e atë vendor.
Parë me këtë sy, sistemi ynë politik ka nevojë për një formë shumë më të qartë e ligjore për financimin e partive politike, sidomos të fushatave zgjedhore. Mbi të gjitha, për të penguar si ?shitjen? e politikanëve tek biznesi, ashtu dhe presionet apo ?goditjet tatimore?, kërcënimet e nxjerrjet nga puna, blerjet e ?pazaret? materiale, duke shfrytëzuar varfërinë e qytetarëve. Madje, në disa raste, fushata është shoqëruar me dhënie ushqimesh, organizime udhëtimesh turistike, deri me shpërndarje të drejtpërdrejtë mjetesh monetare, etj. Prandaj, në rastin e fondeve e ?granteve? në ?cash?, apo kur financohen koncertet elektorale, posterat, fletëpalosjet, gazetat elektorale, transmetimet e spotet televizive, etj., kërkohet një transparencë e plotë dhe kontroll i detajuar i shpenzimeve, dhe jo deklarime sa ?për sy e faqe? të partive e individëve në KQZ. Tepër i rrezikshëm është dhe shfrytëzimi i fondeve publike, në nivelin qendror e vendor, në skema ?marketingu? politik, reklamash, mbështetje veprimtarish sportive, kulturore e artistike gjatë fushatës.
Një problem tjetër i korrupsionit zgjedhor është ai i listave të votuesve, i votës së paguar nëpërmjet fotokopjimit të fletës së votimit, shfrytëzimit të emigrantëve për votim pa qenë të pranishëm, etj. Problematik mbetet edhe votimi në familje e grup apo akoma ai i numërimit të votave. Sepse, lista e votuesve është vetëm njeri aspekt në procesin e votimit, ndërkohë po aq i rëndësishëm është respektimi i kësaj të drejte nëpërmjet numërimit korrekt të votës së hedhur e vlerësimit të saktë të rezultatit. Pikërisht, ky numërim e vlerësim ka qenë një shqetësim jo i vogël në proceset zgjedhore shqiptare. Madje, ky proces numërimi, krahas votimit, përbën dhe nyjën gordiane në realizimin e zgjedhjeve të ndershme. Mendoj se për të minimizuar gabimet, deri spekulimet me institucionin e votës, dy elementë bazë duhet të jenë në qendër të vëmendjes për përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare: 1) respektimi e garantimi i votës, që nënkupton lista të sakta votuesish, madje duke mundësuar që në zgjedhjet e ardhshme edhe votimin e shqiptarëve jashtë Shqipërisë, nëpërmjet teknikave moderne të votimit në distancë; dhe 2) numërimi korrekt e transparent i votës.
Sidoqoftë, problem kryesor për të ardhmen e qeverisjes është përzgjedhja e kandidatëve, madje detyrimi ligjor për një përcaktim apo përzgjedhje publike, të hapur e transparente të tyre. Gjatë regjistrimit të kandidatit, krahas kërkesave të ligjit të dekriminalizmit, duhet të përfshihen dhe kërkesa shtesë, të lidhura me elementë etikë e moralë të tij, me vetë integritetin e kandidatit, me deklarimin e pasurisë, të biznesit (nëse ka të tillë) dhe të ardhmen e tij në angazhimin e ardhshëm publik në respektim të ligjit. Kjo deri me përgjegjësi ligjore të drejtuesit apo strukturës që ka mbyllur sytë për kandidatë të nuk plotësojnë nene të caktuara të ligjit të dekriminalizimit. Nga ana tjetër, një deklarim i tillë për çdo kandidat të zgjedhur mund të shërbejë dhe si ?preludi? i zbatimit të ligjit për deklarimin e pasurisë dhe konfliktin e interesave. Një zgjidhje të drejtë kërkon dhe problemi i kalimit nga votimi proporcional me lista të mbyllura kandidimi në ato të hapura, pavarësisht nga ndonjë reagim kundërshtues apo lexim ?jo krijues? të nenit 68, paragrafi 1, i kushtetutës.
Po ashtu, në kodin e ri zgjedhor duhet të përfshihet dhe një paragraf apo kapitull elektoral, i lidhur ngushtësisht me fondet e fushatës. Sepse për ta ruajtur elementin etik e demokratik të barazisë elektorale, në procesin zgjedhor, është i nevojshëm dhe një integritet i plotë në financim, një sistem rregullator, që përfshin mënyrën e financimit të fushatës, të gjitha donacioneve e burimeve materiale, të dhëna në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, si prej partisë, ashtu dhe qytetarëve apo biznesit, qoftë dhe prej vetë kandidatëve. Nëpërmjet tij duhet të synohet, deri të garantohet, një barazi e plotë financiare për një procesi zgjedhor të lirë dhe garë elektorale të barabartë e të ndershme. Prandaj, është ligjërisht normale e politikisht logjike që të përfshihet në këtë ?akt etik? si financimi kolektiv i vetë partive politike të kualifikuara për fonde publike, ashtu dhe financimi individual (privat). Po ashtu, duhet të jetë kërkesë ligjore vetë deklarimi publik si për fondet kolektive, ashtu dhe fondet individuale. Dhe, natyrisht, duhet të futet dhe një nen i qartë penalizues për shpenzimet e paligjshme të fushatës. Sidomos, me përfshirjen në procesin zgjedhor të shumë përfaqësuesve të biznesit apo prej administratës së lartë, duhet të deklarohen edhe këto shpenzime personale apo nga ?xhepi? i kandidatit, për të cilat duhet të përcaktohet dhe një limit, një kufi i prerë i shpenzimeve zgjedhore. Domosdoshmërish për të gjitha këto shpenzime duhet të garantohen dokumentet apo faturat, që mund të verifikohen nga një strukturë e caktuar, pranë KQZ-së (apo një strukturë e re më e specializuar). Madje, i gjithë kontributi duhet të jetë i kufizuar në shumën e vet. E gjitha kjo duhet të jetë jo vetëm transparente, por dhe mund të bëhet publike me kërkesë të partive politike, apo ankim individual të një kandidati për kandidatë të tjerë, pjesëmarrës në garë, në zonën e tij. Por, për këtë duhet të saktësohet një sistem rregullator nënligjor e strukturor për njësinë apo strukturën e specializuar pranë KQZ-së ose jashtë saj. Ajo duhet të ketë aftësinë e kapacitetin tekniko-ligjor për të njohur e verifikuar financimin individual të çdo kandidati, madje dhe të bëjë ballafaqimin e deklarimit publik me faturat e shpenzuara prej tij, të depozituara pranë kësaj strukture, para marrjes së mandatit të deputetit apo dërgimit të raportit tek Komisioni i Mandateve i Kuvendit të ri. Madje, në raste të veçanta, që shfaqen si flagrante duhet të ndjekë, të gjithë këtë ballafaqim duke bashkëpunuar me organe më të specializuara ndaj ndonjë abuzimi të mundshëm financiar e administrativ. Në gjykimin tim, shumë më e dobishme dhe neutrale duhet të jetë krijimi i një strukture të pavarur, e palidhur me KQZ-në aktuale me një përfaqësim partiak, p.sh., brenda Gjykatës Administrative (pas vetingut).
Pra, duhen konsideruar e plotësuar ato nene të lidhura me financimin e fushatës, në mënyrë të veçantë për ndjekjen korrekte e transparente të financimit, gjatë gjithë fushatës, e jo vetëm formalisht disa muaj pas përfundimisht të saj. Paralelisht, mendoj, se dhe partitë politike duhet të kenë përgjegjësinë e tyre në lidhje me financimin. Ato duhet të kenë strukturat e tyre të ?auditimit?, me llogari të rregullta bankare si parti, në tërësi, dhe për çdo kandidat, në veçanti. Për këtë qëllim mund të shërbejnë struktura të ngjashme partiake si p.sh., ajo e etikës apo ajo antikorrupsion. Kjo dhe për të mos lejuar ndonjë justifikim të mëvonshëm nga partitë politike dhe drejtuesit e tyre, gjë që është tepër e rëndësishme. Sepse financimi i fushatës, nuk ka të bëjë më thjesht dhe vetëm me etikën e moralin politik të partisë ose kandidatit, për besimin ose mosbesimin e qytetarit ndaj tyre, por është një domosdoshmëri e kohës që jetojmë, sepse me të lidhet ngushtësisht lufta ndaj korrupsionit politik, administrativ e kapilar, sidomos për të mos lejuar atë që quhet ?State Capture?.
*Nga fjala e pergatitur per tryezen “Financat e partive politike si perspektive ne diskutimin publik dhe pjese e reformes zgjedhore”
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Sukth duke u gdhirë dita ...
Do ndiheni shume mire sot ju te dashuruarit pasi jeta ne çif...
Nje grabitje ka ndodhur ne mbremjen e sotme ne zonen e Selit...
Personat qe administrojne faqen Lolita ne rrjetet sociale i ...
Kur një shoqëri fillon diskutimin mbi gjendjen e opozitës, n...
Nëse është e vërtetë se reportazhi për landfillin është cens...
Kryeministri Edi Rama dhe delegacioni shqiptar kanë mbërritu...
Një video ku është xhiruar makina e re e kompanisë Lexus LC5...
Që prej një vitit ai që konsiderohej televizoni më i madh në...
Komisioni Hetimor për CEZ është shtyrë pas debateve mes depu...
Ilir Meta kthehet ndryshe sot nga Athina. I shoqëruar nga di...
E zbuluam kush është Lolita e “virgjër”/ Nga Bledi Mane-Publ...
Ka çuditur mbrëmë në kronikat televizive dalja e Tom Doshit ...
Intervista e Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta dhënë për t...
Drejtori i Burimeve njerëzore në burgun e Drenovës me dy num...
Emiljano Aleksi keshilltar i kryetarit te Kuvendit Ilir Meta...
Deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi ka kritikuar qëndrimet e kry...
Hoxha nga Tirana, Elvis Naçi, i cili kohët e fundit ka marrë...
Tashmë krimi i organizuar shqiptar i mbështetur politikisht ...
Gazeta zvicerane ne nje artikull kushtuar droges ne Shqiperi...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...