web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Veliaj i kënaqur/ Gjoba ndaj PD-së, 20 mijë lekë

26 Shtator 2016, 14:14, Aktualitet CNA

Përmes një postimi në një nga rrjetet sociale kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Administrative për gjobitjen e Partisë Demokratike për ndotjen e kryeqytetit gjatë protestës së 8 dhjetorit.  Veliaj thotë se drejtësia vonon por nuk harron.

Sipas kreut të bashkisë së Stiranës me këtë vendim, fitoi qyteti. Kryebashkiaku deklaron se dhuna dhe vandalizimi nuk duhen toleruar.

Gjykata Administrative shfuqizoi sot 5 nga 7 gjobat që bashkia e Tiranës i kishte vendosur Partisë Demokratike për protestën e 8 dhjetorit të vitit të shkuar.

Administrativja pranoi pjesërisht kërkesën e Bashkisë për dy gjoba që kapin vlerën e 20 mijë lekëve. /Citynews.al

 

 





Lajmet e fundit nga