web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Historia e importimit të plehërave nga Sigurimi te Edvini

26 Shtator 2016, 13:11, Aktualitet CNA

Pjesa I
Ligji i kaluar në parlament me impenjimin direkt të Kryeministrit Rama, për importimin në Shqipëri të plehërave me sebepin e përdorimit të tyre si lëndë e parë për industrinë, nuk është risi por vazhdimësi. Ky ligj është shprehje e koncentruar e një historie hajdutërie, krize ekonomike dhe bashkëpunimi të politikës shqiptare me krimin e organizuar italian. Importimi i plehërave të maskuar si importim lëndësh të para për industrinë shqiptare i ka fillesat në fund të vitit 1987.
Duhanet e qelbura italiane dhe mbeturinat radiologjike
Në atë kohë agravimi i krizës ekonomike si dështim i sistemit ekonomik socialist po e detyronte diktatorin langaraq Alia të kërkonte me cdo mjet e cdo rrugë sigurimin e valutës, që shërbente si qese serumi për regjimin e tij tashmë në agoni. Sigurimi i Shteti, që pas dëbim-denigrimit të Qazim Myftiut (Signore Antonio), shefit shqiptar të kontrabandës së cigareve, për të siguruar valutë filloi masivisht krahas cigareve edhe kontrabandën e drogës (pastë opiumi), armëve: mitralieta (kopje pa linshëncë të prodhimeve të Fabrikës FANAL të Hershtalit në Belgjikë), blerje me qëllim rishitje të raketave antitank (antichar belge) me firmën e zv/ministrit të brendshëm Shahu e deri te importimi i plehëhrave në Shqipëri.
Përgjejgësi për kontrabandën në Sigurimin e Shtetit në bashkëpunim me eksponentë të Kamorrës napoletane (elementë, që orbitonin rreth Michelle Zaza-s) dhe të hyzmeqarëve të tyre të Sacra Corona Unita-s i propozuasn personalisht Ramiz Alisë të fillonte importimi në Shqipëri i plehërave italiane dhe jo vetëm, me qëllim të fitohej valutë e fortë. Plani ishte me dy etapa.
Në etapën e parë do të importoheshin minimumi 50 000 ton duhane italiane të harmanizuara e të ambalazhuara në kuti kartoni. Këto duhane përgjithsisht ishin refuzuar nga fabrikat e cigareve italiane, si jo cilësore, të prishura, në proces kalbje apo të keq harmanizuara. Me këtë eksport Kamorra siguronte të ardhura të mëdha duke kryer mashtrim fiskal të pastër. Kamorra duke shfrytëzuar të ashtuquajturën ?Politikë të përbashkët bujqësore? të Tregut të Përbashkët Europian (BE-ja e sotme) do të fuste në xhep subvencionet e majme, që jepte Brukseli për fermerët europianë, që i eksportonin produktet e tyre (duhanin në rastin tonë) në vende jashtë Europës (Shqipëri). Shumica e duhanit groposej në Shqipëri duke ndotur ambientin relativisht lehtë, sepse kishim të bënim me material biodegradabile (biologjikisht të shpërbërshëm). Tahmaja e komunistëve shqiptarë nuk kishte kufi. Ata urdhëruan Kooperativën e Rrashbullit, që të bënte seleksionimin e këtyre duhaneve dhe një pjesë e tyre, që ishte më pak e prishur të shkonte në Gjirokastër për prodhim duhani të markës ?Partizani? dhe në Shkodër për prodhim duhani të markës ?Rozafa?. Kartonët, që ambalazhonin duhanin po ashtu shërbenin si lëndë e parë për Fabrikën e Kartonit në Lushnje. Nga këto plehëra italiane të varrosura në Shqipëri e të shndërruara në lëndë të para për industrinë (O Zot sa ngjajnë veprimet e Alisë me justifikimet e Ramës sot!) shteti shqiptar fitoi pak valutë në formën e taksave dhe tarifave portuale. Ndërmarrja shtetërore ?Agroeksport? fitoj pak qindra milion lireta. Sigurimsa të ndryshëm morën bakshishe qesharake si radiomagnetofonë me dubël kasetë, TV Kolor, ndonjë zarf modest, që nuk e kalonte shifrën e gjysëm milion liretave, ndërsa llogaritë bankare të këlyshëve të diktatorit Alia në ?Bank Brussels Lambert? në Belgjikë u frynë me shifra prej qindra million liretash. Kamorra napoletane dhe elementë të SCU-së në zonën Lecce-Nardo (edhe te plehërat e Rama-Velisë gjejmë lecezë, ?cjepër kollovarë? të dhive mallteze shqiptare) përfituan mbi 18 miliard lireta subvencione nga Brukseli. Shqiptarët e drobitur dëmtuan maksimalisht shëndetin me cigare të prodhuara me duhane plehëra italiane. Ndërrimi i regjimit bëri, që ?Delta C? anija e fundit me duhane-plehëra të lartgohej pa u shkarkuar nga Porti i Durrësit në gusht 1991 për shkak të eksodit të gushtit. Në vitet 1993-1994 Maqedonia e Gligorovit u bë destinacioni i këtyre plehërave. Këto duhane plehëra tranzitoheshin nëpër Shqipëri drej Maqedonisë rasporti, me kamionë të firmave mafioze shqiptare, kamionë të cilat dërgonin drogë, lëndë plasëse dhe armë në Itali, kur shkonin për të ngarkuar duhanet e Kamorrës e të SCU-së.
Plehërat radioaktive
Sigurimsi Lorenc Nënshati (ende gjallë me Green Card në Amerikë), bëri pranë Ramiz Alisë avokaturën për propozimin e bërë nga Kamorra për të varrosur mbetje radioaktive në Shqipëri në galeri të braktisura minierash. Për të tillë importe mbetjesh radioaktive ishin bërë përgatitjet paraprake si blerje aparatesh matëse ?Geiger? nga Suedia me paratë e kontrabandës së Kalatës zero në Portin e Durrësit. Po ashtu ishte parashikuar, që trasporti do të kryhej me anijen ?Sazani,? e cila ishte pajisur nga Regjistri Shqiptar me certifikatën e domosdoshme për transportimin e materialeve të konsideruara ?Hazardous? të rrezikshme. Alia si langaraq klasik për të shpërndarë përgjegjësinë u konsultua paraprakisht me fizikanë bërthamorë shqiptarë. Z.Koja e jo vetëm duke shpalosur një patriotizëm shembullor e trembën Alinë me argumentin e mungesës së hartës së shpërndarjes së ujërave nëntokësore të Shqipërisë. Ata theksuan se radioaktiviteti i materialeve të groposura në galeri minierash të braktisura (si në Mengaj të Kavajës apo në Minierën e Kripës Dhrovjan) me anë të këtyre ujërave mund të përfundonte në cezmat e qytetarëve. Pra ndotja radioactive mund të mbërrinte deri në gjëndrat tirodie të të afërmve të bllokmenëve. Beni dhe Zana nuk përfituan valutë në këtë rast, por atë që e refuzoi diktatori shqiptar Alia e pranoi diktatori somalez Siad Barre.
Pesticidet e skaduara gjermano lindore
Kur qeverisë mikse të kryeministrit Bufi, po i mbarohej vaji i kandilit ministri demokrat Ruli dhe kryeministri punisto-socialist Bufi zbatuan një skemë kriminale për të bërë para. Ata me gjithë kundërshtimin e zv/kryeministrit dhe ministrit socialist të bujqësisë Dumani (kundërshtoi marrëveshjen e gushtit 1991 me ministrinë federale gjermane të bujqësisë për pesticide ndihmë falas për bujqësinë shqiptare) importuan nga Gjermania me hekurudhë transit nëpër Jugosllavinë në luftë civile 480 ton pesticide të skaduara gjermano lindore të kompanisë ?Schmid Cretan? si gjoja ndihma humanitare, përdorimi i të cilëve në bujqësi në vendet europiane ndalohej nga një ordinancë e Brukselit e vitit 1987. Ndër kërto pesticide gjoja ndihmë humanitare kishte edhe të tilla jashtëzakonisht helmuese si ?Toxaphene? apo ?Phenyl Mercury Acetate?, Firma e një farë Romeoje spiun Sigurimi e ish magazinier në Doganën e Tiranës i katapultuar drejtor i përgjithshëm i doganave shërbeu si mbulesë legale për sjelljen e këtyre helmeve në Shqipëri në periudhën fund nëntori 1991 pranverë 1992.. Romeoja përfundoi në gjykatë për shpërdorim detyre, ndërsa Bufi-Rulit nuk i hyri gjemb në këmbë. Si sekserë të kësaj afere përsëri shërbyen kamorristë dhe eksponentë lecezë të SCU-së. Theksojmë se z.Ruli kishte pasur kontakte pune me përfaqësues të Kamorras dhe SCU-së që në gusht 1991, kur me shkrim urdhëroi largimin nga Shqipëria për në Jugosllavinë në shpërbërje të qindra ton cigareve të depove të Rrashbullit, cigare këto të destinuara për tu kontrabanduar nga Sigurimi i Shtetit dhe ndonjë operativ pederas i DGSE-së franceze në Tiranë. Këto pesticide jo vetëm helmuan rëndë tokën e ujin e shëndetin e njerëzve në vendmagazinime në Bajzë, Shkodër, Milot e Fier, por helmuan edhe marëdhëniet ndërshtetërore gjermano-shqiptare. Për Kinkelin, Vajzcekerin e madje dhe Kancelarin Kohl protesta e jeshilëve gjermanë dhe të militantëve ambientalistë të ?Rainbow Warier? u bënë poltikisht të papërballueshme. Gjatë Qeverisë Meksi ambientalistët gjermanë evaduan nga Shqipëria në Gjermani një sasi prej 10 tonësh pesticidesh nga më të rrezikshmet. Qeveria Meksi nëpërmjet VKM-së 332 datë 28 korrik 1994 inicioi me fonde shtetwrore gjermane edhe masat e para për largimin e këtyre helmeve nga Shqipëria. Në vitin 2008 me fondet e PNUD-it dhe të një fondacioni holandez u evaduan jashtë shqipërisëSi në rastin e duhaneve ashtu edhe për pesticidet importimi i këtyre plehërave të rrezikshme u krye me sebepin e ndihmës me lëndë të para për industrinë shqiptare apo me inpute për bujqësinë, argumente këto shumë të ngjashme me argumentet e z. Rama për të justifikuar ligjin për lejimin e importimit në Shqipëri të plehërave ups! d.m.th. të mbetjeve, që shërbejnë si lëndë e parë për industrinë ricikluese shqiptare. Shqiptarët e mjerë në dy shembujt e mësipërm morën doza helmesh shtesë, ndërsa politikanët shqiptarë të tranzicionit bënë para!
Në pjesën e dytë do të trajtojmë përpjekjet e kryeministrit Nano në fund të mandatit të vet për të importuar plehra në Shqipëri si edhe miratimin në parlament të ligjit për importimin e plehrave nga Berisha po në fund të mandatit të dytë si kryeministër./ Shkruar per CityNEWS – GJERGJ THANASI





Lajmet e fundit nga