web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hetim të plotë rrethanave të aksidentit në Kamëz

26 Shtator 2016, 08:35, Aktualitet CNA

Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha ka  kërkuar hetim të plotë të rrethanave të aksidentit të ndodhur në Kamëz mbrëmjen e 25 shtatorit ku humbi jetën një efektiv i policisë ndërsa 2 kolegët e tij të patrullës u lënduan.

Përmes një deklarate për media kreu i opozitës Lulzim Basha e quan ngjarje jasht mase tronditëse.

?Ngjarje jashtë mase tronditëse ajo mbrëmë në Kamëz, ku pas një aksidenti humbi jetën në detyrë, polici Ervin Haxhiaj. Dua të ngushëlloj nga zemra familjarët, të afërmit dhe kolegët e tij, dhe uroj shërim sa më të shpejtë për dy policët e tjerë, Besmir Voi dhe Neil Hoxha.

Duke kërkuar hetim të plotë të rrethanave të ngjarjes, dua të shpreh shqetësimin e thellë për pasigurinë në rritje, në cdo drejtim në vendin tonë si pasojë e shthurjes totale të sigurisë dhe rendit.

Nuk kalon një ditë e vetme pa një viktimë në rrugët tona, pa një përplasje me armë, apo një vrasje për shkak të drogës. Duhet një reflektim, duhet zgjidhje, vendi meriton rend dhe siguri?, shprehet Basha. /Citynews.al

 

 





Lajmet e fundit nga