web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kreu i Shtetit përuron në Bruklin shtatoren e shenjtores Nënë Tereza

26 Shtator 2016, 08:24, Aktualitet CNA

Në ditën e fundit të vizitës së Tij zyrtare në Nju-Jork, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ishte i ftuar në Kishën e Saint Athanasiusit në Bruklin, ku mori pjesë në meshën e shenjtë duke falënderuar klerikët dhe veprimtarët shqiptarë që kontribuan në ngritjen e shtatores për nismën e tyre fisnike dhe atdhetare si dhe më pas, në veprimtarinë kulturore të organizuar nga Imzot David Cassato dhe nga Shoqata ?Rrënjët Shqiptare?.

Në prani të Imzot David Cassatos dhe klerikëve të tjerë, përfaqësuesve dhe drejtuesve të komuniteteve të ndryshme fetare, drejtuesit Marko Kepi dhe anëtarëve të shoqatës ?Rrënjët Shqiptare (Albanian Roots), Senatorit të Distriktit 22 të Shtetit të Nju-Jorkut Martin J. Golden, Asambleistit Mark Gjonaj si dhe shumë bashkëatdhetarëve e besimtarëve bruklinezë, Kreu i Shtetit përuroi shtatoren e bamirëses me famë botërore shqiptare Nënë Terezës, tashmë të shpallur Shenjtore Tereza nga Papa Françesku disa javë më parë në Vatikan.

?Nga ky moment Shenjtorja Terezë e Kalkutës do të lartësohet krenare këtu, për të pritur dhe përcjellë qindra dhe mijëra fëmijë, burra dhe gra që çdo javë vijnë në Kishën tuaj të Shën Athanasit, mijëra njerëz që do kalojnë çdo ditë do kenë mundësinë ta shohin, të komunikojnë pak me të, gjithsecili në mënyrën e vet, të kujtojnë dhjetëra shprehje dhe mesazhe që ajo me aq urtësi dhe guxim i dha botës mbarë dhe që janë domethënëse dhe në ditët që jetojmë.

Jam i bindur që të gjithë ju dhe kushdo tjetër që banon në Bruklin, do të frymëzohet dhe marrë shembull nga jeta dhe vepra e kësaj Shenjtoreje shqiptare!?, tha Nishani.

Senatori Martin Golden pasi vlerësoi Presidentin e Republikës për përshkushtimin e Tij të vazhdueshëm në drejtim të përmirësimit të komunitetit, i dorëzoi Kreut të Shtetit shqiptar Rezolutën e Senatit të Nju-Jorkut të miratuar edhe nga Guvernatori Kuomo, e cila e shpall datën 4 Shtator si Ditën e Nënë Terezës në shtetin e Nju-Jorkut.

I mbushur me emocione Presidenti Nishani theksoi mes të tjerash në fjalën e rastit: ?Sot është dita e fundit e vizitës sime disaditore në qytetin e mrekullueshëm që nuk fle kurrë, në qytetin që për ne shqiptarët jo rrallëherë është personifikuar me zërin e mrekullueshëm të këngës së të paharrueshmit Frank Sinatra, ?Nju Jork ? Nju Jork?. /Citynews.al

 





Lajmet e fundit nga