web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Qeveria bën tender për djegien e plehrave pa hyrë ligji në fuqi

26 Shtator 2016, 12:33, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një komunikim me mediat tha se qëndrimi i demokratëve është i qartë, ?kundër importit të çdo mbetjeje?. Basha tha se PD do të shohë mundësinë e referendumit përballë lëvizjeve të qeverisë që kanë nisur për tendera për djegien e plehrave ende pa hyrë ligji në fuqi.

?Pyetja që duhet të shtrojë sot çdo shqiptar është pse ndryshuan gjërat në tre vjet dhe ata shqiptarë që ishin dje heronj, sot janë sharlantë. Data Open Albania ka publikuar një tender për djegien e plehrave, tender ende pa u futur në fuqi ligji. Qëndrimi i PD është i qartë: Ne jemi kundër importit të çdo mbetjeje. Çështja e plehrave nuk është më në vullnetin e qeverisë. Nuk ka qënë. Çështja e plehrave nuk është më çështje që duhet të vendosë qeveria, por populli. Të gjithë kushtet ekonomike, politike, tregojnë se importi është i rrezikshëm dhe bën të futen në Shqipëri plehra të rrezikshme. Të kërkojmë nga Presidenti, mosratifikimin e ligjit; të bëjmë përpjekje në Kuvend dhe të krijojmë mundësi qytetarëve për t?u shprehur. Po ashtu, ne do të ushtrojmë të drejtën tonë që t?i kërkojmë Kuvendit të drejtën e referendumit?, theksoi Basha.

Në argumentin e tij kundër ligjit për importin e mbetjeve Basha tha se qeveria nuk del dot garant për cilësinë e ushqimeve, jo më të përballet me një fenomen si plehrat. Në këtë linjë Basha theksoi se vendet fqinjë janë në emergjencë për eksportin e plehave të tyre.

?Në Shqipëri ka kriminalizim dhe qeveria nuk siguron dot as cilësinë e produkteve ushqimore që importon. Vendet fqinje kanë një emergjencë me mbetjet dhe me miratimin e këtij ligji Shqipëria është kthyer në një shënjestër të atyre që duan të sjellin këtu plehrat. Ndaj rruga kryesore është ndalimi i importit të plehrave ndaj ne do të bëjmë gjithçka që të mbyllet kjo çështje njëherë e përgjithmonë?, theksoi Basha.

Kreu i opozitës tha se BE në lidhje me plehrat vendos standarte por jo kushte për importin e tyre.

?Duam të bëjmë një sqarim të rëndësishëm: BE vendos standartet për plehrat por jo kushte që një vend duhet të marrë plehra nga vende të tjera. Kjo është një gënjeshtër. Ndaj vendimet dhe ligjet e mirataura në fshehtësi bëhen vetëm për interesa korrupsiove dhe kjo është arsyeja e vendimit të tij. Nuk kemi gjë me ricikluesit shqiptarë. Atyre iu ra në qafë padrejtësisht, por ligji nuk po vjen për ju, por për interesa mafioze të Edi Ramës, Arben Ahmetajt dhe Damian Gjiknurit si dhe mafies ndërkombëtare të plehrave. Nuk është problemi që këta po sjellin një shkallë më të mirë menaxhimi mbetjesh, por a do të djegin aty dhe mbetje që importohen? Apo do të mbyllin syrin dhe veshin siç bënë kur hyri makina e blinduar e Emilajno Shullazit nga Durrësi apo kamionët me drogë?! Ky është problemi?, theksoi Basha. /Citynews.al

 





Lajmet e fundit nga