Pjesë e grupeve kriminale/ Pritet ekstradimi i 6 personave të kapur në Dubai
Pritet të ekstradohen sot, në Shqipëri, 6 shtetasit e kapu...
Pritet të ekstradohen sot, në Shqipëri, 6 shtetasit e kapu...
Edi Rama është munduar të riciklojë sot gënjeshtrën e tri viteve më parë. I shokuar nga gdhendja e emrit të tij mbi kazanët e plehrave, i trembur nga reagimi mbarë popullor në Facebook, i ankthosur se e gjithë kjo mund të marë përmasat e frikshme të protestave kundër armëve kimike, kryeministri ka vazhduar strategjinë e tij të uljes së gjakrave. Për këtë qëllim kishte mbledhur në selinë e qeverisë ajkën e industrisë së ricikluesve.
Nuk kishte shfaqe më komike për këdo që e pa atë “bashkëbisedim”. Nuk kishte turp më të madh për të simbolizuar bythëlëpirjen e biznesit ndaj pushtetit. Nuk kishte pështirosje më të madhe sesa të shikoje të gjithë ata burra dhe pak gra, që pretendohet se kanë investuar afro çerek miliard euro në këtë vend, të luanin rolin e kllounit përpara kryeministrit.
Po të dëgjoje bisedën e zhvilluar mes tyre dhe Ramës të krijohej përshtypja se ai ua ka penalizuar kot për tre vite me radhë, biznesin.
Në tentativën për të qetësuar publikun e axhituar “nga sharlatanët me qëllime politike”, Rama e paraqiti gjithçka vaj (lexo poshtë Lajme Lapsi.al). Sipas tij, ligji i ri i miratuar nga 63 deputetë, nuk do lejojë më groposje dhe djegie të plehrave. Ai do të sjellë vetëm mbetje të gjelbërta. Ato janë një mall i kuotuar në bursë dhe kontrollohen edhe nga vendi i origjinës.
Po sipas tij, ligji i ri është i njëjtë me atë të vendeve të rajonit si Kosova, Mali i zi, Kroacia madje shumë më protektiv sesa Maqedonia.
Po sipas tij, kjo hapje dyersh për plehrat, nuk ka pikë rrezikshmërie, është njësoj si të kërkosh llogari se pse lejohet importi i grurit për të prodhuar miell në Shqipëri.
Po sipas tij, BE, po debaton sot që këto lloj mbetjesh t’i trajtojë thjeshtë si lëndë e parë.
Po sipas tij, importi i plehrave në vend, e bën Shqipërinë më të pastër dhe kjo lloj industrie është armiku kryesor i Mafias në qytete emblematike si Napoli.
Pra, po të dëgjoje të gjithë ligjërimin e kryeministrit përballë biznesmenëve riciklues, pyetja e parë që të shkonte në mend do të qe: Po ky kot e paska shkatërruar biznesin e tyre për tri vite me radhë? Kot paska firmosur ligjin e parë të Rilindjes, porsa mori detyrën? Vetëm për politikë? Vetëm për show? Për vanitet?
Nëse këto nuk qenkërshin plehra që prodhojnë vdekje, por grurë nga del miell edhe bukë, a ia vlente që në shtator të 2013 ai të firmoste kundër një industrie që ka investuar 270 milionë euro, që ka mbi 3 mijë njerëz të siguruar e deri 30 mijë të punësuar, që do i sjellë ekonomisë së vendit rreth 150 milionë euro pas rifillimit të punës së plotë?
Po të qe kaq e thjeshtë, nga ata biznesmenë që qenë në sallë, Edi Rama duhet të paditej në gjyq. Ai duhet të qe për burg. Ata duhej t’i kërkonin llogari se pse i kish çuar deri në kufirin e falimentit? Se pse nuk i kishte plotësuar më parë ato pak masa, laboratorë dhe analiza instrumentale doganash, që sot po i paraqet si garancinë absolute? Pse i ishin dashur plot tre vite që t’i digjte ekonomisë kombëtare plot 450 milionë euro ?
Në fakt, të gjithë e dinë se nuk është kështu. Të gjithë e dinë se Edi Rama ishte më i besueshëm në vitet 2011- 2013 kur fliste për interesa të mafies dhe politikanë të kapur prej saj. Se ai qe më normal kur deklaronte se kushdo që do e tentojë rikthimin e importit të plehrave në Shqipëri, – madje edhe nesër thoshte atëherë, i bindur se këto garancitë e sotme janë pallavra- pra se kush do ta bënte këtë, do ishte një politikan i kapur nga interesa financiare mafioze.
Po, të gjithë janë të ndërgjegjshmëm për këtë të vërtetë.
Prandaj në sallën e biznesmenëve të riciklimit të plehrave asnjë nga të pranishmit, nuk e bëri dot pyetjen e thjeshtë : Por kur qe kaq e parrezikshme, pse e ndalove për tre vjet?
Natyrisht, në atë sallë, kishte edhe biznesmenë të ndershëm. Të gjithë nuk ishin pjesë e lobit të keqbërësve që kanë paguar politikanë për interesa financiare mafioze. Një pjesë e tyre mund të kenë vërtet një biznes të ndershëm në prag të katastrofës. Një pjesë mund të jenë vërtet të mbytur në kredi dhe borxhe dhe presin punë për të dalë ndershmërisht në fund të tunelit.
Por, fakti që të gjithë sëbashku nuk e bënë dot këtë pyetje të thjeshtë, që nuk i kërkuan Ramës llogari se paskërka penguar kot një import pa asnjë risk, i vuri ata vërtet në rolin e ricikluesit të plehrave. Ata sot u përdorën si alibi. Ata u munduan të riciklojnë një njeri që ndryshe foli në 2013 dhe krejt ndryshe po flet sot. (Lapsi.al)
Analisti, Andrea Stefani i kërkon Mustafo Nanos, të japë pro...
Analisti i njohur, Mustafa Nano ka reaguar ashpër ndaj qever...
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në ...
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka njoftuar vetë shkarkim...
Disa ditë pasi bëri të ditur nisjen e hetimit administrativ ...
Pjesa I Ligji i kaluar në parlament me impenjimin direkt të ...
Në dy njësi administrative të Durrësit janë realizuar 2 mijë...
Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin i bëri thirrje qytetarë...
Specialistët e Sektrorit të Qarkullimit Rrugor, në Komisaria...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një komunikim...
Ne nje editorial ne te perditshmen TemA, Mero Baze akuzat e ...
Është një fakt i njohur tanimë se kryeministri i Shqipërisë,...
Të jem i sinqertë, nuk jam në gjendje të gjykoj a duhet apo ...
Dje në mbrëmje në Kamëz, gjatë patrullimit të zakonshëm, një...
Kryetari i Parlamentit Ilir Meta në fjalën e tij në çeljen e...
Sot në ambientet e Kryesisë së Kuvendit u çel raundi i parë ...
Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha ka kërkuar heti...
Në ditën e fundit të vizitës së Tij zyrtare në Nju-Jork, Pre...
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 33-vjeçar të dënuar ...
Shumë lokale njësi biznesi në Bllok kanë kaluar në biznes i ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Pritet të ekstradohen sot, në Shqipëri, 6 shtetasit e kapu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...