web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shpërthimi i fuqishëm në Budapest/ Nuk ka viktima

25 Shtator 2016, 07:36, Aktualitet CNA

Vetëm dy oficerë të policisë janë lënduar gjatë një shpërthimi të fuqishëm që ndodhi mbrëmë në Budapest në Hungari.

Nuk dihet ende se me çfarë ka ndodhur shpërthimi, por policia ka nisur hetimet duke mbledhur edhe dëshmi për të bërë zbardhje e plotë të kësaj ngjarje.

Në lidhje me këtë ngjarje autoritetet nuk kanë preferuar të flasin, por një zëdhënës i qeverisë tha se sulmi nuk ka të bëje me diçka të qëllimshme.

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka qenë një kundërshtar i zëshëm i emigracionit në Evropë dhe ka bërë fushatë për një referendum në lidhje me kuotat e emigrantëve, me argumentin se emigracioni rrit kërcënimin terrorist në Evropë.





Lajmet e fundit nga