web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arrestohen hajdutet e motorrave

24 Shtator 2016, 17:30, Aktualitet CNA

Arrestohen 3 shtetas dhe shpallen në kërkim dy shtetas të tjerë, për ?Vjedhje? dhe ?Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtari kriminale?.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 4 dhe Nr 5, bënë të mundur finalizimin e operacionit të zhvilluar në bashkëpunim ndërmjet tyre.

Si rezultat u bë i mundur ndalimi i shtetasit:

?Artan Muca, 41 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje. (Neni 134/2)

Ndalimi i këtij shtetasi është bërë pasi është arritur ti faktohet dhe dokumentohet me prova ligjore që është autor i dyshuar i vjedhjeve të disa motorrëve:

1. Më datë 30.06.2016, tek spitali i SQU-tës, ka vjedhur motorrin tip ?Daihan?, shtetasit S. Sh.

2. Më datë 08.07.2016, në rrugën e ?Dibrës?, i ka vjedhur motorrin tip ?Piaggio?, shtetasit Y. B.

3. Më datë 01.8.2016, në rrugën ?Siri Kodra?, i ka vjedhur motorrin tip ?Piaggio?, shtetasit D. U.

4. Më datë 13.09.2016, në rrugën ?Besa?, i ka vjedhur motorrin tip ?Gumen Moto?, shtetasit H. M.

5. Më datë 13.09.2016, në rrugën ?Myslym Keta?, i ka vjedhur motorrin tip ?Jamaha?, shtetasit E. P.

6. Më datë 06.04.2016, në rrugën ?Burimi? Kamëz, i ka vjedhur mottorin tip ?Motorr Cap? (frezë), shtetasit R. B.

7. Më datë 02.05.2016, në ?Babrru?, i ka vjedhur motorrin tip ?Yinxiang?, shtetasit F. D.

8. Më datë 04.06.2016, në rrugën? Teuta?, i ka vjedhur motorrin tip ?Dayang?, shtetasit I. D.

Nga hetimet e kryera nga Specialistët e Policisë së Tiranë, disa nga motorrat e lartë përmendur, janë gjetur në banesat e shtetasve:

1. Bashkim Muça, 43 vjeç, banues në Manzë Durrës. (Neni 278/b)

2. Ardit Kurti, 20 vjeç, banues në Durrës. (Neni 278/b)

Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë për arsye se gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar në cilesinë e provës materiale motorrat të cilët shtetasi Artan Muça i kishte vjedhur në qytetin e Tiranës.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe dy persona të tjerë për veprën penale ?Përvetësimi i parave ose mallrave që rjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale?.





Lajmet e fundit nga