web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kapni trafikantin/ Të sqarojë aludimet miqësore të Tahirit

24 Shtator 2016, 14:03, Aktualitet CNA

Pas fotos së publikuar nga ministri Tahiri, ka reaguar Partia Demokratike duke hedhur poshtë akuzat se Basha është i lidhur me njerëz të shpallur në kërkim për trafikim lëndësh narkotike dhe i cilëson ato si shpifje. Për këtë PD-ja i kërkon policisë që të kapë trafikantin për të dhënë sqarime mbi aludimet e ministrit. ?Do të donim shumë që ky trafikanti të ishte në prangat e policisë duke dhënë sqarime edhe për aludimet miqesore të ministrit Tahiri. Por siç ka ndodhur deri tani çuditërisht trafikantët i shpëtojnë policisë. Flagrant është rasti i baronit të drogës Balilajt që shëtit i lirë dhe nën mbrojtjen e Tahirit në Sarandë?, thuhet në deklaratën e PD-së. Ndërkohë demokratët kërkojnë nga ministri, që të reagojë për kërcënimin që i është bërë Prokurorit të Përgjithshëm dhe jo të merret me shpifje. ?Nuk mund të fshihesh pas aludimesh dhe akuzash kaq ordinerë ti që je përgjegjësi kryesor i kthimit të vendit në hambar drogë dhe njeriu qe u jep mbrojtje të drejtperdrejtë trafikanteve të drogës, gjobvënesve dhe kriminelëve. Sot në fakt po prisnim reagim tend ose të kryeministrit për kërcënimin që i është bërë Prokurorit të Përgjithshëm. Thuhet se kërcënuesit janë miqtë e tu.
Urojmë dhe shpresojmë që institucionet përgjegjëse ta zbardhin sa më parë këtë ngjarje të denjë për vendet ku sundon mafia dhe krimi. Në rast se mendoni se me shpifje do ti mbyllni gojën opozitës, jeni të dështuar. Beteja totale kundër krimit, drogës dhe lidhjeve tuaja dhe të Edi Ramës me kartelin, sapo ka nisur?, përfudnon deklarata. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga