web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish-komisar 2K: Asnjë pseudo-socialist nuk mund ta vendosë në dyshim integritetin tim

24 Shtator 2016, 07:19, Aktualitet CNA

Deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima është shprehur se ai është pjesë e PS-së edhe pse ka qenë kundër mbetjeve urbane këtë nuk mund ta vëjë në dyshim asnjë pseudo-socialist. Në një intervistë për emisionin ?Oktapod? në Vizion Plus,  Kokëdhima ka thënë se takohet rregullisht më kryeministrin duke hedhur poshtë zërat se midis tyre ka një përçarje. ? Jam takuar rregullisht me zotin Rama, jam takuar çdo muaj. Jam pjesë e Partisë Socialiste dhe do të lë gjurmë në politikë. Unë jamë i majtë i deklaruar, kamë zbatuar politikën e së majtës, jam ithtar i Partisë Socialist.

Unë jam socialist dhe nuk mund ta vendos në dyshim asnjë nga ata pseudo-socialistë?, është shprehur Kokëdhima në Oktapod. Në lidhje me mbetjet urbane deputeti i PS-së thekson se ky ligj nuk ishte i domozdoshëm. Sipas tij,  ky ligj do ketë kosto elektorale për Partinë Socialiste. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga