Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Dy të rinj në Tiranë u shoqëruan mëngjesin e sotëm nga policia, pasi shkruan emrin e kryeministrit Edi Rama dhe të disa deputetëve në kazanët e plehrave. Klodjan Leka dhe Bislim Lakna e ndërmorrën këtë nisëm në shenjë proteste ndaj gjithë atyre deputetëve që miratuan një ditë më parë ligjin për importin e mbjetjeve në Shqipëri.Në një intervistë ekskluzive për ?BalkanWeb?, Klodjan Leka sqaron se arsyeja e ndalimit të tij nga policia ishte ?për fyerje të personaliteteve të rëndësishme shtetërore?. Aktivisti i shoqërisë civile rrëfen 7 orët e ndalimit të tij në qelinë e paraburgimit dhe deklaron se nuk do të heqë dorë nga protesta për të mos pranuar ligjin e mbetjeve urbane.
Ku ju ndaluan?
Ne u ndaluam në rrugën ?Myslym Shyri? rreth orës 3 të mëngjesit. Një makinë e vogël ?Polo? dhe një fugon policie zunë rrugën ku po ecnim, ndërsa një motor sportiv priste në rrugicën prej nga mund të ikje dhe që prangosi bashkëaktivistin kur ky, në panik e sipër, tentoi t?i shpëtonte arrestimit. Pra, me pak fjalë, kishin mbyllur të gjitha rrugët.
Çfarë arsye ju komunikuan policët për ndalimin?
Sipas policisë, ndalimi u krye pasi ne, sipas një raportimi sekret, që të themi të drejtën nuk është hiç sekret, pasi raportimi i taksistëve dhe rojave private tek kryqëzimi i Drejtorisë së Policisë është bërë modë tashmë, ? ne paskemi shkruar parrulla me përmbajtje shqetësuese. Megjithatë, ne nuk kishim shkruar parrulla, por emra të disa politikanëve të rëndësishëm, si të pozitës dhe opozitës. Policia e kuptoi me vonesë këtë, dhe nga krimi i çuditshëm i të bërit ?street art?, kaloi në akuzë për fyerje të personaliteteve të rëndësishme shtetërore. Pastaj, pas arrestimit të bujshëm, policia nisi po prapë me zhurmë të kërkonte për gjurmet e krimit nëpër koshët e mbeturinave.
Sa orë qëndruat në komisariat?
Qëndruam nga ora 3 deri në orën 10, në një dhomë të ftohtë, me një stol të vetëm dhe ujë çezme. U përpoqëm të flinim ose të qetësoheshim disi, por ishte e pamundur. Ishim kriminelët e vetëm në stacionin policor.
Me kë ishit në qeli?
Me shokun tim, Bislim Laknen, student dhe aktivist politik kosovar. Ia vlen të ndalemi për të përshendetur edhe dy policët babaxhanë të turnit, që përkundër kolegëve të tyre, u treguan të njerëzishëm dhe mirëkuptues.
Si u soll policia me ju në ambjentet e paraburgimit?
Ka dy lloje policësh. Policët me përvojë, burra babaxhanë që përpiqen të kuptojnë idetë dhe dëshirat e brezit të ri, pasi janë prindër bashkëmoshatarësh tanë dhe kaposhët e fryrë me klishe, që nuk besojnë se njeriu mund të besojë dhe që besojnë se uniforma u jep autoritet pothuajse pervers mbi të tjerët. Kërcëllitjet e dhëmbëve, fyerjet dhe sjelljet prej garipi janë realitet në komisariatet e policisë.
Përse e kundërshtoni ligjin për mbetjet?
Së pari, në kushtet kur qytetet tona kutërbojnë prej kërmës dhe institucionet publike janë të paafta për të administruar edhe ato pak mbetje urbane, është marrëzi të pretendosh përpunimin e mbetjeve të botës në Shqipëri. Së dyti, imagjinoni ç?fatkeqësi mund të sjellë korruptimi i një doganieri, një inspektori, një mjedisori etj., nëse siç dyshohet, importohen mbetje të rrezikshme. Së treti, alternativa ekonomike dhe institucionale e qeverisësve për rimëkëmbje nuk duhet kërkuar tek importimi i mbeturinave, tek lendet e kontaminuara, tek kanabisi apo industritë e rrezikshme, sepse kjo alternativë nuk sjell asgjë të mirë, veçse më shumë të keqe.
Ne si ORGANIZATA POLITIKE kemi thirrur një protestë para Bashkisë së Tiranës për të kërkuar përgjegjësi për vdekjen në punë të 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj, që për turp të zotit, vazhdohet të heshtet mbi ikjen tragjike të tij, si nga Bashkia, si nga Prokuroria dhe si nga institucione tjera përgjegjëse. Nëse importi i plehrave lejohet të ndodhë dhe përpunimi i tyre të kryhet sipas modelit aktual të punës në industrinë e përpunimit, vdekje të tjera, mbase edhe më tragjike, do kemi çdo ditë.
Nga e morët shkakun për të shkruar emrat e politikanëve në kazanët e plehrave?
Ishte një ide që qarkulloi gjatë kohës që protestonim para Parlamentit, por edhe domosdoshmëri, në kushte kur pushteti qëndror refuzon të dëgjojë kritikat dhe zërin tend. Ne nuk kemi se ku të shprehemi tjetërkund, nuk kemi hapësirë tjetër lirie, veç rrjetit social dhe mureve të qytetit. Po ashtu, ideja e të shkruarit të emrave të politikanëve nëpër kazanë mbeturinash, erdhi si rrjedhojë e hipokrizisë dhe tradhëtisë së padurueshme të interesit publik dhe shoqërisë shqiptare. Nuk mund të vazhdohet më kështu. Nuk mund të lejojmë që të njëjtat fytyra të tallen të pashqetësuar me qytetarët, kur brezi ynë, por edhe tërë shoqëria, po shkon në djall prej veprimeve ose mosveprimeve të tyre.
A do vazhdoni protestat?
Sigurisht që po. Njerëzit sikur e kanë humbur besimin tek fuqia ndryshuese e protestës, por është i vetmi mjet demokatik që kemi, pavarësisht kufizimeve rreptësisht policore të saj kohëve të fundit. Njerëzit duhet të kuptojnë se bota nuk ndryshohet me një protestë të vetme. Nevojitet këmbëngulje./BalkanWeb/
Një shtetas i Kosovës i akuzuar se ka ndërhyrë në mënyrë të ...
Problemi gjithnjë e më shqetësues i shtimit të rezistencës n...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Int...
Mega-afere korruptive shqiptaro – serbe- Rama dhe hajduti me...
Le te hyme pak real politike, ti leme te gjitha per momentin...
Kur dikush vdes, në ditën e vakisë, njerëzit i thonë fjalë t...
Pak orë pas publikimit të lajmit se kreu i Prokurorisë së Pë...
Gazetari Mustafa Nano ka qenë i ftuar në studion e lajmeve t...
Sot, Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA pr...
Deputetja shqiptare Ermira Mehmeti, i rikthehet çështjes së ...
Dibra rezultoi jo vetëm një humbje dramatike, por një leksio...
Botohet ligji i “Vettingut” në fletoren zyrtare. Kuvendi dhe...
Sot mesuam se prokurori i Pergjithshem, Adriatik Lalla, qe p...
Firence, 23 shtator – Anije të kuqe prej gome në fasadën e n...
Ashtu sic kishte njoftuar nje muaj me pare CityNEWS, Briseda...
Këshilltarët e Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës den...
Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri mohon akuzat e Berishës...
Kryeprokurori i Republikës Adriatik Llalla është detyruar të...
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka deklaruar se ës...
Prokuroria e Përgjithshme nuk e ka mohuar një lajm të publik...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...