Tipologji e re e menaxhimit të plazhit publik/ Çfarë përcakton vendimi i qeverisë
Qeveria shqiptare ka miratuar shtimin e një tipologjie të ...
Qeveria shqiptare ka miratuar shtimin e një tipologjie të ...
Kryeprokurori i Republikës Adriatik Llalla është detyruar të largojë fëmijët dhe bashkëshorten shtatzënë nga Shqipëria në një vend aleat, pas kërcënimeve që ka marrë për shkak të hetimit të një dosjeje të fortë kriminale.
Ngjarja daton së paku dy muaj më parë kur në telefonin e kryeprokurorit Adriatik Llalla kanë mbërritur telefonata dhe mesazhe kërcënuese anonime. Burimet i pohojnë Top Channel se kërcënimi ka qenë serioz dhe i drejtpërdrejtë në drejtim të zotit Llalla dhe familjarëve të tij më të afërt.
Të njëjtat burime citojnë gjithashtu gjendjen e shqetësuar të kryeprokurorit, bashkëshortja e të cilit priste dhe pret edhe një fëmijë të tretë. Kryeprokurori ka njoftuar autoritetet qeveritare, Presidentin e Republikës, Shërbimin Informativ dhe më pas janë shtuar masat e sigurisë, qoftë në prokurori, shtëpinë private si dhe eskortat për familjarët, dy fëmijët e tij të cilët janë në shkollë dhe bashkëshorten.
Por të njëjtat burime pohojnë se sërish në drejtim të kryeprokurorit kanë vijuar të vijnë sinjalizime, kryesisht në formë miqësore apo këshillash lidhur me zëra për një hakmarrje të mundshme fizike ndaj tij dhe familjes së tij. Natyra e kërcënimit nuk dihet, por flitet se i ka ardhur për shkak të një dosjeje hetimore ndaj një grupi të supozuar kriminal.
Top Channel ka mësuar se për këtë janë vënë në lëvizje edhe shërbimet partnere dhe ambasadat e huaja në Tiranë, kryesisht ato të Bashkimit Europian, një prej të cilave i ka ofruar kryeprokurorit sistemimin e familjes së tij në këtë vend europian në mënyrë përfundimtare.
Thuhet se pas një reflektimi personal, kryeprokurori ka pranuar këtë zgjidhje. Zhvendosja e familjes së kryeprokurorit tashmë ka ndodhur, përpara fillimit të vitit të ri shkollor. Ata ruajnë identitetin e tyre, por janë në ruajtje të plotë 24 orëshe nga forcat policore të këtij vendi partner dhe banesa e tyre private është vetëm pak kilometra larg stacionit të policisë së vendit përkatës.
Kryeprokurori Llalla thuhet se i viziton rregullisht familjarët e tij nën masa të rrepta sigurie, pasi bashkëshortja e tij është në pritje të fëmijës së tretë, por pohojnë nivelin e shtuar të stresit të tij personal dhe familjar me përshtatjen e detyruar me jetën e re.
Por Top Channel ka mësuar se sistemimi i familjes së kryeprokurorit nuk do të jetë një masë e përkohshme por e përhershme, duke detyruar njeriun më të rëndësishëm të akuzës, të bëjë një jetë personale të vështirë, për shkak të kërcënimeve që ka marrë për shkak të detyrës.
Prej janarit të këtij viti Prokuroria e Përgjithshëm e numëron me qindra procese të forta hetimore ndaj grupeve kriminale të supozuara dhe të akuzuara për vepra të rënda, që kanë ndodhur kohët e fundit. Kryeprokurori i Republikës deklaroi në fund të muajit janar se në vend operojnë banda të strukturuara kriminale me lidhje politike dhe premtoi luftë të hapur ndaj tyre.
Kërcënimi ndaj tij, që provohet me faktin e spostimit të familjes së tij jashtë shtetit, është ndoshta ngjarja më e rëndë që i ka ndodhur një kryeprokurori që prej vrasjes së shoferit të punës të ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku në vitin 2003, si dhe bomba në shtëpinë e ish-kryeprokurorit Alush Dragoshi, në vitin 1996 ku u plagosën disa të afërm të tij.
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka deklaruar se ës...
Prokuroria e Përgjithshme nuk e ka mohuar një lajm të publik...
Ramën e kanë vënë në grykë të topi. Për meselenë e plehrave....
Deputeti i Partisë Socialiste Dashamir Pea ka votuar votën e...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani gjatë fjalës në sesio...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përgëzuar Sta...
Paketa e 7 ligjeve të reformës në drejtësi është diskutuar e...
Policia e Qarkullimit Rrugor, në Elbasan prangosi në flagran...
Kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi akuzon kryemi...
Policia e Qarkullimit Rrugor, të qytetit të Elbasanit ka arr...
Komisariati i policisë nr.3, ka bërë të mundur kapjen e sht...
Në ditën e tretë të konferencës së 25-të Trupave të Menaxhim...
Drejtuesit socialistë të njësisë bashkiake nr. 8 në kryeqyte...
Zyrtarja e Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Siguri...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se ligji i votuar dj...
Një makinë ka shpërthyer sot në mesditë në Vlorë. Dyshohet s...
Mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:30, në Larushk, Krujë, gjat...
Uniformat blu të qytetit të Beratit, kanë arrestuar në flag...
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës bë...
Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e kopshtit ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter godit...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...