web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Prangosen 3 vëllezër për motive banale

23 Shtator 2016, 12:05, Aktualitet CNA

 

Uniformat blu të qytetit të Beratit, kanë arrestuar në flagranc tre persona pas një konflikti banal me njëri-tjetërin. Personat e arrestuar janë Përparim Cacollari, 55 vjeç,  Kujtim Cacollari, 56 vjeç  dhe Ferit Cacollari, 71 vjeç, që të tre banues në Berat. Arrestimi ndaj shtetasve të mësipërm u bë pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta si dhe kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj kunatës së tyre shtetases Sh.C, 61 vjeçë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ?Dhunë në familje?. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga