web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lu: Shqipëria po shndërrohet në një demokraci të zhvilluar

23 Shtator 2016, 14:26, Aktualitet CNA

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka deklaruar se është drejtë e opozitës që të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Gjatë një takimi me studentë të gazetarisë në ambientet e ambasadës amerikane, Lu tha gjithashtu se është e drejta e opozitës që të bojkotojë komisionin e reformës në drejtësi.

Ambasadori i ka bërë thirrje klasës politike që të implementojë reformën në drejtësi.

?Duhet të jeni krenar me atë që vendi juaj ka bërë muajt e fundit?, shtoi ai.

Duke folur për zgjedhjet në Dibër, ai tha se ambasada e SHBA-së dërgoi 4 njerëz atje për t?i vëzhguar ato.?Shqipëria po shndërrohet në një demokraci të zhvilluar?, tha ai. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga