Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Mega-afere korruptive shqiptaro – serbe- Rama dhe hajduti me fytyrë njëriu, Gjiknuri kontratë korruptive për energjinë me kompaninë serbe EFT
Ju ftova sot për të denoncuar para mediave dhe para shqiptarëve, një mega-aferë të re të përmasave gjigande korruptive, të realizuar me urdhër direkt të Edi Ramës nga hajduti me fytyrë njëriu Damian Gjiknuri.
Me datë 13.06.2016, KESH sh.a, sipërmarrja që ka për drejtor një Agron Hetoja hap tenderin me subjekt ?Shprehje Interesi per Marreveshjen Kuader per Depozitimin Energjise Elektrike?, një tender i cili mbahet në sekret të plotë, pa shpallje zyrtare, pa ftesa për kompani ndërkombtare prezente në tregun energjitik shqiptar, por thjeshtë e publikuar në arkiven e faqes së internetit të KESH sh.a, dhe nga ky tender lind njëe kontrate monstruoze koruptive për llogari të Edi Ramës dhe hajdutit më fytyrë njëriu, Damian Gjiknuri, kontratë midis KESH sh.a dhe kompanisë serbe EFT e njohur ndryshe si lugati i korrupsionit në rajon.
Disa kompani ndëerkombetare prestigjioze pasi panë njoftimin në faqen e internetit, nxituan të paraqesini ofertat e tyre, por të gjitha çuditërisht nuk u afruan dot as te faza e negociateve me KESH sh.a, kjo një histori e paprecedent, pasi procedura ?Shprehje Interesi? nënkupton fazën e negociateve me të gjithë kompanitë të cilët i plotesojne kushtet.
Pra çfarë ndodhi është se tenderi nuk u shpall nga Agjensia e Prokurimeve, u vu vetëm një letër afishimi, megjithatë kompanitë shkuan për të paraqitur ofertat e tyre dhe që të gjitha u hodhën poshtë pa negociata fare dhe mbeti vetëm një kompani fitimtare.
Kjo është në kontratë në të cilën nuk ka asgjë të qartë, sipas kësaj kontrate kompania EFT merr në menaxhim të gjithë prodhimin energjitik të kaskadës së Drinit. Dmth tani është ajo dalzotëse për komercialitetet përfshi shtetin shqiptar dhe ndërkombëtar të shitblerjeve për Shqipërinë. Pra asgjë nuk ka të qartë kjo kontratë. As kushtet e realizimit të kësaj kontrate, as struktura e këtij produkti dhe as baza ligjore, realizimi i kësaj kontrate me gjithë pikat e papërcaktuara të sipërpermendura, gjë që sjell në pah nje abuzim korruptiv që do vijojë sapo kjo kontratë të aktivizohet.
Praktikisht bëhet fjalë për optimizimin e kaskadës se Drinit për llogarinë e personave fizik dhe jo Shtetit. KESH është ndërmarrje publike, Kaskada është pronë publike ndërsa tani i kalon një kompanie tjetër private ose një shteti tjetër. Dmth, pa kushte të përcaktuara se me cfare profile do lëvrohet energji elektrike, është shumë thjeshtë që kompania EFT në këtë rast, të marri energji elektrike në oraret e pikut, të eksportojë dhe të shesi me çmim 50 euro dhe ta kthejë këtë energji naten kur e blen me çmim 10 euro. Restin e ndaj me Ramën dhe një pjesë Damianin.
Pra shkurt kaskada e Drinit do të tregtohet pa asnjë lloj kushti sikur me qenë pronë private e hajdutit me fytyrë njëriu, Damian Gjiknurit.
Pasi kompanitë ndërkombetare të cilat moren pjesë në tender paraqiten ankesat e tyre ne institucione perkatese, me kerkese per anullimin e ketij tenderi korruptiv, me baze ligjore te papercaktuar, dhe pa kushte te qarta per realizimin e kesaj marreveshjeje me 1 kompani te vetme. , në datë 15.08.2016, Enti Rregulator i Energjisë nxjerr Vendim nr.131 ku kërkon që:
KESH sh.a. të ndërpresë menjëherë çdo veprim të mëtejshëm për finalizimin procedurës së shpallur ?Ftesë për shprehje interesi për Marrëveshjen kuadër për depozitimin e energjisë elektrike?.
KESH. Sh.a te publikojë në faqen e tij zyrtare të internetit, njoftimin për ndërprerjen e procedurës ftesë për shprehje interesi për marrëveshjen kuadër për depozitimin e energjisë elektrike?
Ky vendim i ERE nuk ështe respektuar nga KESH sh.a, i cili procedoi me lidhjen e kontratës me kompaninë EFT, pavarësisht se Enti Rregullator e urdhëroi të anullojë çdo gjë. Natyrisht Hatoja, ky hajdut me çizme zbaton urdhërin e Ramës nëpërmjet Damianit.
Vetë Damian Gjiknuri, hajduti me fytyrë njëriu, i ka derguar nje shkresë Entit Rregullator të Energjisë me kerkesë që ERE të tërheqi Vendimin, pasi nuk ka kompetencat e duhura dhe se ky është urdhër i Ramës Kjo është një shkelje e plotë e kompetancave nga ministri Damian Gjiknuri.
Kjo është një nga megaaferat e mëdha korruptive shqiptaro ?serbe dhe unë jam këtu për ti bërë thirrje Prokurorisë të nisë me urgjencë hetimin bazuar dhe në këto dokumenta që tani janë publike në media, ndaj Agron Hatoja, hajdutit me fytyrë njëriu Damian Gjiknuri dhe Edi Ramës. I bëj thirrje prokurorisë së Republikës së Serbisë të ndërmarrë të gjitha hapat e hetimit për këtë aferë megakorruptive shqiptaro ? serbe, të cilën kompania serbe e fiton duke eleminuar, në kundërshtim me çdo ligj çdo konkurent tjetër. Ky insistim patologjik i Ramës për një veprim të tillë brutal, absurd dëshmon edhe një herë se ky njëri gjithçka ndërton mbi bazën e pasurimit të tij personal.
Pyetje nga gazetarët:
-Doktor Berisha, përpos denoncimeve që bëni ka dhe një interes për çka po ndodh në PD. Keni një koment për të bërë?
Berisha: Sot ju kam ftuar vetëm për këtë çështje dhe komenti im është që PD duhet të jetë dhe është një parti e hapur për debate përndryshe opozita bën suicid. Opozita për definicion është forca e lirive dhe të drejtave të njeriut, në çdo moment që ajo devijon nga kjo shtyllë ajo devijon nga vetja e saj.
– A mendoni dhe ju që PD do ishte më mirë me Berishën kryetar?
Berisha: Asnjë koment. Sali Berisha është një ish kryetar. Duke thënë atë që thashë absolutisht nuk do i lejoj vetes kurrë që unë të ndërhyjë në debate të brendshme. Unë e kufizoj veten. Unë vërtet jam deputet aty por unë e kufizoj veten ndaj çdo lloj interference që e gjykoj se qenia ime ish kryetar mund të ndikojë.
– Pse nuk ndodhnin në kohën tuaj këto debate?
Berisha: Absolutisht. Kush e tha këtë? Me tonelata ka patur.
– A mendoni se PD duhet të ndjekë një strategji të re sidomos pas asaj që ndodhi në Dibër?
Berisha: Nuk doja të kaloja në tema të tjera vëç asaj që ju kam thirrur por them që në Dibër ka humbur çdo shqiptar. Unë mendoj se, dhe e them këtë me bindjen më të madhe, se çdo shqiptar që i thotë vlerë vlerave ka humbur në Dibër. Dibra është këmbana e fundit për ata të cilët duan të votojnë të lirë, dhe këmbanat bien për të gjallët. Për të gjitha të tjerat pyetjet mund t?ja drejtoni kryetarit të opozitës . Sali Berisha këtu është për hajdutin me fytyrë njëriu.
– Zoti Berisha a ka shance që të enjten debati në parlament të fokusohet te rendi i ditës dhe seanca të mos zgjasi pafund.
Berisha: Nëse nuk dërrmohet një investitor që do investonte minimumi 450 mln euro dhe faza e plotë deri në 1.5 miliardë euro, që e përzuri kryeministri. Ju e morët vesh se si njoftimi i Prokurorisë konfirmoi pikë për pikë ato që i thashë në sy atij. Në sy i thashë se është ai që i ka hequr 4 hektarë pronë e pronarit që më datë 27 shtator 2013. Përsëri prokuroria konfirmoi se me datën 22 shkurt 2014 ja hoqi të gjithë tokën e bëri nul kontratën. Cfarë ndodhi? Në mars bëhet një gjyq dhe ky pronari, që ja hoqi Rama kontratën investitorit dhe ja dha këtij, tani shkon në gjyq dhe palët që duhet të mbronin shtetin…
A e dini që Alma Hicka, avokatja e shtetit, famoze njëlloj si Brisi, dy krye-ndrikullat e mafies në Shqipëri, që zbatojnë me fanatizëm në kundërshtim me çdo ligj porositë verbale të Ramës.
A e lexuat komunikatën e prokurorisë se si u bë gjyqi? Gjyqi u bë pa palën. Pala e interesuar nuk shkoi fare. Vëreni veten gjykatëse se çfarë do bënit ju nëse paditësi nuk vjenh në seancë? Për një gjë e përgëzoj prokurorinë, pasi tha se do fusi në hetim kryendrikullën Hicka bashkë me Bashkinë e Durrësit. Pra, është Rama që e përzuri, është Rama që i nxorri njerëzit për ta rrahur. Ai është rrahur nga ekspertë torture. Shkoni shihni të dhënat në spital. Ai ka me dhjetëra fraktura por jo vdekjeprurëse. I bërë përshesh nga shkopi bejzbollit. Rama ja çoi ato, Rama i mori tokën dhe tani do ta marrë me Besnik Sulën dhe Olsin sigurisht. Pra, a ka gjë më me interes për qytetarin dhe gazetarët se saq kjo? Nuk mund të ketë. A ka gjë më me interes se ajo që sapo denoncova për kaskadën? Marrin kaskadën dhe ja jep EFT-së. Po pse? Se do Rama të ndajë paratë dhe të ardhurat me të. Po nëse do ta bëj shitjen le ta bëj me Kosovën. Orët e pikut i kemi dhe të ndryshme me të. Jepi Kosovës një pikë dhe një marrëveshje me qeverinë e Kosovës.
Po pse do marrësh EFT? Dhe e merr me monopol sepse po ta marrësh me rregulla s?kam kundërshtim por këtu vjen erë një gjë shumë e rëndë. Atëherë më thoni që kjo mos të jetë çështje e parlamentit? Parlamenti është bërë sot lokusi i transparencës. Një gjë ju them. Cila nga gjërat e shtruara në Parlament ska dalë e vërtetë? Që të gjitha të vërteta ndaj ajo është ora e ferrit dhe e tmerrit e Ramës. Atë se merr gjumi përpara Parlamentit. Ne jemi të detyruar të bëjmë transparencë çdo akt monstruoz të tyre, gjithçka me dokumenta. Ndaj, sa të jenë këta në pushtet me këto afera, parlamenti do të jetë gjyqi publik për mega aferat e qeverisë.
– Ju folët për një aferë serbo shqiptare. Mendoni se pala shqiptare po favorizon palën serbe dhe a e lidhni këtë me vizitën e Ramës në Serbi?
Berisha: Që kjo është një aferë e mirëfilltë shqiptaro ? serbe dhe asgjë tjetër është e qartë dhe e pastër. Sepse siç thotë ERE dhe jo unë, janë përjashtuar në kundërshtim me ligjet kompanitë që kanë paraqitur ofertat të cilat KESH si ka shqyrtuar fare. Ndaj unë bëj thirrje që edhe prokuroria e vendit tjetër ta hetojë këtë aferë. Ku shkojnë këto fije? Është e paimagjinueshme. A imagjinoni sa e fortë është afera saqë hidhet poshte vendimi i ERE nga ministri? Ai është për t?u arrestuar vetëm me këtë urdhër, në flagrancë madje. A e dini që ministri ska asnjë tagër të urdhërojë ERE-n, një institucion që varet nga Parlamenti shqiptar dhe jo nga ministria. ERE është institucion i pavarur i ngritur nga ligjvenësi i vendit. Komisionerët e ERE votohen në parlament dhe kështu janë në gjithë botë.
– Në këto kushte do ishte si zgjidhje krijimi i një qeverie teknike, një revolucion demokratik apo thjesht një slogan i PD ?Shqipëria më e mirë pa Ramën??
Berisha: Pikpamjen time unë e kam shprehur me kohë. Vetëm revolucioni demokratik është zgjidhja. Revolucionet kanë një tipar; fillojnë atëherë kur nuk ta pret mëndja. Cekia kishte disidencë nga më të organizuarat, kishte shumë vite para se sa të ndodhte revolucioni. Ata të cilët bënë gjithçka për vite e vite për revolucionin, nuk parashikuan dot atë që do ndodhte me studentët. Revolucionet vijnë nga tipping poin-ett, pika e vlimit mund të përkthehet, kur një shumësi gjërash mbidhen dhe më pas shpërthejnë. Shumësia e gjërave po mblidhet për Edi Ramën dhe shpërthimi është i mundshëm në një kohë kur ne nuk e parashikojmë.
– A mund të ndokojnë në zgjedhjet e përgjithshme zgjedhjet e Dibrës?
Berisha: Jo, ato do kenë ndikim të kundërt. Edi Rama me ato zgjedhje në një shklallë më të madhe e përsëritën në 2003 dhe e pësuan sicc e merituan më vonë. Rama faktoi se ccfarë është, doli nudo, se e ka qef nudizmin shumë, dhe u tha shqiptarëve se sdo i lejojë të votojnë, por shqiptarët do votojnë. Unë kam besim që shqiptarët do votojnë.
Le te hyme pak real politike, ti leme te gjitha per momentin...
Kur dikush vdes, në ditën e vakisë, njerëzit i thonë fjalë t...
Pak orë pas publikimit të lajmit se kreu i Prokurorisë së Pë...
Gazetari Mustafa Nano ka qenë i ftuar në studion e lajmeve t...
Sot, Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA pr...
Deputetja shqiptare Ermira Mehmeti, i rikthehet çështjes së ...
Dibra rezultoi jo vetëm një humbje dramatike, por një leksio...
Botohet ligji i “Vettingut” në fletoren zyrtare. Kuvendi dhe...
Sot mesuam se prokurori i Pergjithshem, Adriatik Lalla, qe p...
Firence, 23 shtator – Anije të kuqe prej gome në fasadën e n...
Ashtu sic kishte njoftuar nje muaj me pare CityNEWS, Briseda...
Këshilltarët e Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës den...
Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri mohon akuzat e Berishës...
Kryeprokurori i Republikës Adriatik Llalla është detyruar të...
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka deklaruar se ës...
Prokuroria e Përgjithshme nuk e ka mohuar një lajm të publik...
Ramën e kanë vënë në grykë të topi. Për meselenë e plehrave....
Deputeti i Partisë Socialiste Dashamir Pea ka votuar votën e...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani gjatë fjalës në sesio...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përgëzuar Sta...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...