Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Deputetja shqiptare Ermira Mehmeti, i rikthehet çështjes së përgjimeve të publikuara pak muaj më parë, të një bisede erotike ku pretendohet se ishte protagonist. Ajo thotë se kjo çështje vazhdon ta përndjekë atë dhe familjen e saj. Mehmeti flet edhe për nëntokën e politikës në Ballkan.
Nga Ermira Mehmeti
Nuk kam folur shumë lidhur me përgjimet dhe tendencën e hapur për të më diskredituar mua, tendencë e cila, siç po shihet qartë, është e paramenduar, e porositur dhe e organizuar mirë. Nuk kam folur duke u nisur nga fakti se në një botë si kjo e sotmja, asgjë më nuk përbën lajm sepse në vazhdimësi jemi të bombarduar nga mori lajmesh, spekulimesh, akuzash e shpifjesh, por edhe për shkak të faktit se unë u gjenda vet karshi një fushate të sponsorizuar dhe të financuar nga nëntoka e cila, në çdo aspekt është më e fuqishme se unë. Nuk kam folur edhe duke u nisur nga logjika e kohës tonë sipas të cilës vetëm lajmi i keq nxit interesim dhe çdo gjë që do të thoja unë do të ishte thjesht futje në terrenin e justifikimeve, dhe ato në këto situata nuk ndihmojnë.
Por, sot kam vendosur të them disa fjalë lidhur me këtë sulm, që duket se akoma vazhdon.
Së pari, është e qartë tendenca që, duke përdorur metodat më të thjeshta të programeve edituese Ermira Mehmeti të shndërrohet në sinonim të ?shthurrjes morale? të shoqërisë sonë. Nuk është për t?u çuditur: në një shoqëri maskiliste, me premisa të theksuara të patriarkalizmit dhe logjikës së organizimit shoqëror fisnor ku mashkulli/burri ka fjalën përfundimtare për çdo gjë, një Ermirë është pengesë që duhet eleminuar. Rrethanat lehtësuese? Ermirës i ka vdekur babai, ka një vëlla që merret me art, pra jo me politikë, dhe një vëlla që është ndër udhëheqësit e Revolucionit të larëm. Ajo ka një kushërirë e cila pa ndalë e sulmon BDI-në dhe Qeverinë, dhe ka një familje pa 100 burra (sepse duket se ky është kriteri përcaktues për sukses në politikën tonë aktualisht)! Për më shumë, Ermira është edhe e divorcuar, kështu që terreni për ta goditur në dimensionin moral është perfekt, pa asnjë pengesë!
Së dyti, dëshiroj të pyes publikisht Prokurorinë Themelore Publike Shkup, se përse asnjëherë nuk më ktheu përgjigje në kërkesën time për t?i bërë audio ekspertizë ?përgjimit? tim? A mos vallë dikush ?nga lart? ka urdhëruar Prokurorin e lëndës që ta fusë atë në sirtar dhe të mos i kthejë asnjë përgjigje, çfarëdoqoftë ajo, paditësit, që në këtë rast jam unë?
Së treti, unë kam parashtruar padi edhe në Prokurorinë Speciale në Shkup. Përgjigja të cilën Prokurorisë ia ka dhënë ndonjë audio ekspert është se ?incizimi është i dobët? dhe ka pengesa teknike për t?i bërë ekspertizën. Hmmm, dmth nuk qenka sikur këto përgjimet tjera që kemi dëgjuar nëpër media!
Së katërti, duke u gjendur pa mbrojtje nga institucionet por as nga subjekti im politik, unë jam detyruar që vetë të kërkoj që të bëhet ekspertiza e ?përgjimit?, në rrugë private. Atë ekspertizë e kanë bërë inxhinjerë të zërit nga Maqedonia, Kosova, dhe SHBA-të, dhe është parë qartë se bëhet fjalë për një bisedë të montuar, me qëllim diskreditimin tim.
Së pesti, gjatë gjithë kësaj kohe tek unë kanë ardhur individë, të njohur e të panjohur, të cilët më kanë dhënë prova për atë se zëri i kujt në fakt është në atë përgjim. Këtë informatë unë ia kam transmetuar edhe Prokurorisë Speciale, por edhe Ministrit (të opozitës) të Punëve të Brendshme. Këtë informatë ua kam transmetuar edhe Zëvendës Ministrit për Punë të Brendshme Nuhiu, si dhe Zëvendës Drejtorit për Siguri Publike Dehari. Gjatë gjithë kësaj kohe nuk kam folur për këtë çështje duke u nisur nga edukata ime dhe përcaktimi se roli im publik nuk është për t?ia prishur jetën askujt, aq më pak ndonjë vajze apo femre. Por, sot po them dy gjëra: zonjusha në fjalë është A.A. nga Shkupi, dhe unë, por edhe Prokuroria Special e Ministria e Brendshme e kemi fotografinë e saj.
Së gjashti, më vjen keq që Parlamenti nuk ka gatishmëri që ta votojë Ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve të cilin e kërkon Prokuroria Speciale. Ky ligj do të ndihmonte shumë në zgjidhjen e rasteve që ka hapur për procedim kjo Prokurori. Në rastin tim, dëshmitarët do të denonconin atë që dinë lidhur me rrjetin e nëntokës dhe voajerët që keqpërdorin jetët e njerëzve për përfitime materiale.
Në fund, dëshiroj të them se nuk kam dyshim se qëllimi i kësaj fushate ka qenë dhe ngelet largimi im nga skena politike. Pas 15 vitesh në politikë, dhe të paktën 12 vite në pushtet, unë vazhdoj të paguaj kredi për makinë dhe për banesë. Asnjëherë askujt nuk i kam kërkuar para për ndonjë shërbim. Kurrë nuk kam pasur ndikim në asnjë kontratë furnizimi publik (tender), dhe as nuk kam lejuar që të ndikoj në miratimin e ligjeve sipas interesave të oligarkëve. Kam kritikuar partinë time sepse kam vlerësuar se kritika e bën atë më të fortë, më të mirë, më të suksesshme. Nuk kam patur asnjëherë qëllim dhe as ambicje që të bëhem lidere e BDI-së, siç dikush ia ka transmetuar këtë ?ambicje? në formë kërcënimi liderit të partisë. Unë kam shkuar në BDI kur kam qenë vetëm 21 vjeçe, dhe nuk kam shkuar as për t?u pasuruar, as për të dëmtuar shqiptarët. Kam menduar se e kam për obligim të flas kur kam vërejtur se qeveria në të cilën bëjmë pjesë po e dëmton popullin të cilit i përkas. Leksioni që mora? Në politikën e Ballkanit mund të kesh sukses vetëm nëse hesht, nëse puth dorë dhe nëse thua atë që nuk e mendon! Përndryshe, punët i merr në dorë nëntoka.
Kjo nuk është politika që unë di ta bëj, nuk është politika që e kam mësuar, dhe nuk është politika në të cilën do të vazhdoj të jap kontribut. Prandaj, do të kërkoja që të ndërpritet fushata kundër meje dhe të lihet e qetë familja ime.
Dibra rezultoi jo vetëm një humbje dramatike, por një leksio...
Botohet ligji i “Vettingut” në fletoren zyrtare. Kuvendi dhe...
Sot mesuam se prokurori i Pergjithshem, Adriatik Lalla, qe p...
Firence, 23 shtator – Anije të kuqe prej gome në fasadën e n...
Ashtu sic kishte njoftuar nje muaj me pare CityNEWS, Briseda...
Këshilltarët e Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës den...
Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri mohon akuzat e Berishës...
Kryeprokurori i Republikës Adriatik Llalla është detyruar të...
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka deklaruar se ës...
Prokuroria e Përgjithshme nuk e ka mohuar një lajm të publik...
Ramën e kanë vënë në grykë të topi. Për meselenë e plehrave....
Deputeti i Partisë Socialiste Dashamir Pea ka votuar votën e...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani gjatë fjalës në sesio...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përgëzuar Sta...
Paketa e 7 ligjeve të reformës në drejtësi është diskutuar e...
Policia e Qarkullimit Rrugor, në Elbasan prangosi në flagran...
Kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi akuzon kryemi...
Policia e Qarkullimit Rrugor, të qytetit të Elbasanit ka arr...
Komisariati i policisë nr.3, ka bërë të mundur kapjen e sht...
Në ditën e tretë të konferencës së 25-të Trupave të Menaxhim...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...