web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

23-vjeçari përplas me makinë një shtetas me bicikletë

24 Shtator 2016, 07:46, Aktualitet CNA

23-vjeçari, E.B ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përplasur një shtetas me biçikletë. Ngjarja ka ndodhur në Bulevard “Republika” lagjia nr 3 Korçë, ku shtetasi E.B, rreth 23 vjeç, banues në fshatin Belorta-Korçë, duke drejtuar automjetin tip ?Volksëagen? me targa AA 323 IF, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një biçikletë. Personi i plagosur, është 43-vjecari, Ll.P, banues në Çiflig-Korçë i cili është dërguar menjëher në spitalin e Korçës. Burime zyrtare kanë bërë të ditur se 43-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën. Për këtë ngjarje është ngritur një grup hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në Komisariatin e Korçës.  /Citynews.al





Lajmet e fundit nga