web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arrestohen dy persona për lëndë narkotike

24 Shtator 2016, 10:10, Aktualitet CNA

Policia e Durrësit, ka ndaluar mëngjezin  e sotëm dy shtetas 27-vjeçari, Julian Dama, banues në Shkafane dhe 32- vjeçari Altin Lleshi, banues në Hamallaj . Kapja e dy personave u bë në fshatin Rrotull, Ishëm, në vijim të operacionit të pak ditëve më parë ku u  konstatua një banesë, e cila ishte  përshtatur për pastrimin, tharjen dhe magazinimin e lëndëve narkotike.  Shtetasit e mësipërm janë kapur me mjetin tip furgon me targa AA 039 BK, në pronësi të shtetasit Julian Dama dhe automjetin tip Peugeot me targa AA 892 LP, në pronësi të shtetasit Altin Lleshi, me anë të të cilëve kryenin funksionin e transportuesve të punëtorëve. Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga